Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Ky person dërgon emigrantët me gomone në Britani, sipas “Daily Mail” fiton 1 milionë paund në javë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Ky person dërgon emigrantët me gomone në Britani, sipas “Daily Mail” fiton 1 milionë paund në javë
KronikeKryesore

VIDEO: Ky person dërgon emigrantët me gomone në Britani, sipas “Daily Mail” fiton 1 milionë paund në javë

Published: September 26, 2022
Shpërndaje

Një tjetër artikull i britanikes Daily Mail ekspozoi një shqiptar që drejton sipas kësaj gazete, trafikun e klandestinëve nga Dunkirk.

I mbiquajtur “Luani i Artë”, ai fiton rreth 1 milion paund në javë, shkruan gazeta, duke dërguar emigrantë në Britani me gomone të dobëta.

Ai u tha gazetarëve të paraqitur si klientë se mund t’i merrte për 4500 £ secili dhe premtoi se autoritetet britanike do t’u jepnin ushqim, batanije dhe gjithçka që u nevojiteshin përpara se t’i vendosnin në një hotel.

- Publicitet -

“Pas kësaj, ju mund të shkoni ku të doni”, tha ai.

“Ai u kap nga policia franceze disa orë pasi e takuam, por u lirua mëngjesin tjetër dhe i rifilloi menjëherë operacionet e tij. Ai është vetëm një nga një varg bandash shumë të organizuara trafikimi në Francën veriore – njëra prej të cilave ka 600 njerëz në një listë pritjeje për vende në varka të vogla” – shkruhet në artikull.

Hetimi zbuloi gjithashtu se lufta e bandave – me përleshje të shpeshta me armë – është e përhapur mes trafikantëve rivalë që luftojnë për kontrollin e kampeve të paligjshme dhe zonat e nisjeve në plazhe.

Më shumë se 32,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla deri më tani këtë vit – më shumë se sa kanë kaluar gjatë gjithë vitit 2021. Shqiptarët përbënin rreth 60 për qind të ardhjeve gjatë verës.

Udhëtimet me varka të vogla janë shumë të rrezikshme dhe nganjëherë vdekjeprurëse. 27 emigrantë – përfshirë fëmijë – u mbytën kur një gomone u rrëzua në Calais nëntorin e kaluar.

Më shumë tragjedi u shmangën për pak këtë muaj kur dhjetëra emigrantë u nxorën nga deti jashtë Kentit pasi një varkë u mbyt. Vetëm javën e kaluar një gomone u përmbys në Calais me 57 emigrantë kryesisht shqiptarë në bord, duke përfshirë 17 fëmijë, dy prej të cilëve foshnja.

Shumë prej tyre kishin nevojë për trajtim urgjent për hipotermi pasi u shpëtuan nga një anije patrullimi franceze.

Daily Mail thotë se industria e kontrabandës me njerëz po lulëzon pavarësisht nga rreziqet dhe përpjekjet për të penguar kalimet e paligjshme – duke përfshirë largimin e shpejtë të shqiptarëve, kërkesat për azil të të cilëve refuzohen dhe planin e ngecur për të dërguar emigrantë në Ruandë.

Place de la Gare në Dunkirk – qendër stacionesh për trena dhe autobusë – është bërë tani një pikë takimi për ata që udhëtojnë për në MB, – zbuloi hetimi i përbashkët i Daily Mail me programin Piranja.

Hotelet që rrethojnë sheshin janë mbushur me emigrantë që presin një barkë, ndërsa shoferët e taksive ofrojnë një speciale prej 30 eurosh për t’ju çuar në një kamp ilegal. Rritja e emigrantëve shqiptarë ka bërë madje që disa shitës dhe kafene në Dunkirk tani hapen edhe të dielën për t’ju shërbyer klientëve shtesë.

Në një kafene me pamje nga stacioni i trenit gazetarët tanë u njohën me ‘Luanin e Artë’, i cili është me origjinë nga Vlora në jug të Shqipërisë. Ai e kalon gjithë kohën në shesh dhe qëndron në hotelin Le Lion d’Or, nga i cili mori pseudonimin.

I veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë Hugo Boss, ai u tha gazetarëve – të cilët u shtirën si një çift i ri që shpresonin të shkonin në Angli – se ai mund të organizonte kalimin me një varkë për më pak se 9,000 £ kur moti të përmirësohej.

Ai tha: ‘Do t’ju njoftoj. Do t’ju dërgoj një mesazh në momentin e parë që do jetë e mundur. I lutemi Zotit sa më shpejt, moti është problemi. Unë dhe të tjerët nuk jemi problemi”.

Të nesërmen, tashmë i veshur me një bluzë Armani, u takuam për një kafe në shesh. Pavarësisht rrezikut të madh për t’u fundosur, trafikanti këmbënguli se nuk kishte ‘asnjë shans’ që diçka të shkonte keq. “Le të themi se dikush mbytet në det, atëherë nuk ke problem vetëm me shtetin”, tha ai. “Problemi kryesor është me familjen e atij personi. Askush nuk do t’ju falë për këtë”.

“Sapo të kaloni ujin, ata do t’ju japin ushqim, gjithçka. Nëse njerëzit kanë ftohtë, ata u japin atyre batanije. Më pas ju dërgojnë në një kamp. Do të kalojnë një ose dy ditë derisa të regjistrojnë dhe të shohin nëse je person i kërkuar dhe pastaj të lënë të lirë dhe të dërgojnë në hotel. Pas kësaj, ju mund të shkoni ku të doni.

Ata mund t’ju mbajnë në një kamp deri në pesë ditë ose mund të jetë dy orë. Dje një familje është lënë e lirë pas dy orësh. Ti je me gruan tënde dhe besoj se do të të lënë të lirë shpejt”.

Trafikanti, i cili përdor një telefon celular të regjistruar në Spanjë, shkon e vjen nga Dunkirku për të shmangur zbulimin. Paratë për udhëtimet do t’i paguhen bashkëpunëtorit të tij në Londër, nuk do dorëzohen në Francë, shpjegoi ai.

Pas disa minutash me gazetarët tanë, ai duhej të vazhdonte të fliste me disa nga klientët e tij të tjerë që ishin ulur në tryezën ngjitur në kafene. Disa orë pas takimit ai u mor nga policia në një grumbullim të të gjithë shqiptarëve që u gjendën në kafene në atë kohë – përveç njërit që ishte në tualet. Por të nesërmen në mëngjes, “Luani i Artë” u rikthye dhe po vepronte përsëri.

“Ata nuk mund të bëjnë asgjë sepse unë kam dokumente për të qëndruar këtu”, ba tha ai në një mesazh në WhatsApp.

Duke qenë se janë nga një shtet aplikant në BE, shqiptarët janë të lirë të hyjnë në Francë dhe të qëndrojnë për 90 ditë pa vizë. Trafikantë të tjerë operojnë nga një kamp emigrantësh jashtë Dunkirkut, i cili shpesh bie në dhunë mes një lufte për pushtet për kontrollin e tregtisë së trafikimit.

Emigrantët, të cilët kontaktojnë përmes reklamave në mediat sociale, duhet të qëndrojnë në seksionin e kontrolluar nga vetë trafikanti i tyre ose do të ketë ‘probleme’.

Duke iu përgjigjur hetimit tonë të fshehtë, Natalie Elphicke, deputete konservatore për Dover, tha: “Kjo tregon përtej diskutimit se si kriminelët po shfrytëzojnë krizën e emigrantëve për të ushqyer operacionet e tyre të paligjshme në MB. Kjo edhe një herë nënvizon nevojën urgjente për të punuar me Francën për të ndaluar anijet e vogla që largohen nga brigjet franceze, për të goditur kriminelët e pamëshirshëm dhe për të ndaluar shfrytëzimin e neveritshëm që po vazhdon. Asnjë nëse ose por, duhet të ndërmerren veprime tani.”

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Nuk e besoj per 1 milion says:
    September 26, 2022 at 8:37 am

    Ky qenka hero dhe jo trafikant.
    Per 1 milion deputetet anglez jane xheloz

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 26, 2022 at 8:38 am

    Ja ku ësht maskarai antishqiptar. për lek ça sbon robi. po kishte lezet nkoh të xhaxhit. vetëm ca me zor ia mbathnin. të tjerëve ua tregoj un qejfin

    Reply
  • demo says:
    September 26, 2022 at 9:27 am

    Me kete fitojne te gjithe,,edhe peshqit.

    Reply
  • Arben says:
    September 26, 2022 at 10:14 am

    Populli shqiptar kërkon veprim urgjent për zhdukjen e skllavërisë perëndimore ku është

    Reply
  • Arben says:
    September 26, 2022 at 10:35 am

    Puna e tij krahasohet me shoqatat humanitare që largojnë të rinjtë nga zona e luftës, meriton mirënjohje

    Reply
  • ?+ says:
    September 26, 2022 at 10:44 am

    posi ore arben, mirënjohje që fiton para duke bërë transport njerëzish
    ti ke eksperienc se ti trafikoje islamikë xhihadistë dhe u merrje para ndaj të pëlqen

    Reply
  • mali says:
    September 26, 2022 at 1:26 pm

    C’fare te keqe po ben ky person?Kjo eshte nje shuplake e forte ndaj qeverive amerikane,angleze dhe europiane qe nuk e kane mare ne dore dyndjet e emigranteve nga amerika latine,afrika dhe azia .Duket qe qeverite e ketyre vendeve bashkepunojne me mafien per trafikimin e emigranteve dhe nuk kane deshire te gjejne shkakun e kesaj dukurie ose e dine(kjo nuk diskutohet se nuk mbeta une t’i mesoj)dhe kapin nga ndonje cironke per te treguar qe po luftojne trafikimin e droges dhe njeriut.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 26, 2022 at 1:36 pm

    Po keta kurvat shqiptare qe e kane regjistruar, jane paguar nga Daily Mail, mos jane me te mire?

    Reply
  • fatja says:
    September 27, 2022 at 1:07 am

    Ore 1 miljon euro ne jave per nga 4500 euro per person i bie te transportoje 222.222 persona ne jave………..Me gomone apo me Transoqeanik e ben trafikun miku………….Artikull leshi………..

    Reply
  • dyshuesi says:
    September 27, 2022 at 5:01 am

    Gjithmone çuditem perse i bejne reklame ketyre puneve te paligjeshme ! Nga njera ane thone se po luftojne te keqen dhe nga ana tjeter tregojne se sa e “mire” eshte kjo pune me te cilen fiton 1 milion paund ne jave. E njejta gje me drogen , prostitucionin, siç duket keta qe shkruajne ,mendojne se, sa me i madh fitimi aq me i keq, i poshter, i pa moralshem , i denueshem personi. Sa me me vuajtje , lodhje, dhe me pakice fitimi aq me i ndershem , i lavderuar , dhe i pranuar personi.

    Reply
  • fteri says:
    September 27, 2022 at 5:43 am

    Kapitalizmit korruptuar ,Francë ,Angli Gjermani ,dhe gjithë europën ,përfshi dhe amerikën vepron si agjenturë për të zhvatur njerzit ,është sistem shfrytëzues i kalbur deri në palcë i ka kaluar koha ,tani në v. 2022 u marrin lekët refugjatve emigrant që vuajnë për bukën e gojës nga vendet e varfëra si shqipëria ,duan kalojnë kanalin me gomone në britani ,por kaq e vështirë qënka bllokimi i kufirit francez ,ose Britanik ku ka mbi 3o vjet kjo histori e gomoneve dhe akoma lulëzon ,si lopa me qetë ,kjo mafje shtetrore kapitalizmit kalbur nga korrupsioni gjerë në palcë,kape lopën ,dhe qetë nuk sillen më..?…..!Të dhjefsha kapitalizmi njerzit duhet ta kuptojnë se sot nuk ka më shtet që ti mbrojë ,por ka mafje kapitaliste të organizuar që ha njeriu njerin , që i zhvat njerzit ,prandaj sejcili duhet të kujdeset për veten e tij jemi në kohë të vështira serjozisht .Gjithë raksionarët e botës ,ashtu si ballistëe zogistë këtu e të emigruar ,bashkë me kripto komunistët 30 vjeçar Sali Berisha Fatos Nano Ilir Meta Edi Rama kan braktisur popullin e lanë rrugve të botës fukara ,duke lënë kockat rrugve me gomon me fëmi të vegjël ikin në rrugë toksore e detare , jashtë vendit ,por mashtruesi e klasës politike ,për të mbuluar krimet e tyre ,kan marrë ofensivën duke sha Enver Hoxhën ,për mbushur xhepat e tyre ,kan krijuar pasuri përrallore ,me dhjetra bllëqe e vila .Prandaj lavdi Enver Hoxhës që rrëmbeu shqipërinë nga thonjët e vdekjes në l2b dhe për 45 vjet triumfoi rendi e qetësia dhe lumturia.Por ky kapitalizëm po e shpien Shqiprinë në buzë të varrit për herë të dyte që nga fashizmi e nazizmi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE
  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. Kokpalari 21 janarit on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Phoenix on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  4. Tutu on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  5. Kavaja on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?