Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet vrima e dytë e zezë më e madhja në Rrugën e Qumështit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Zbulohet vrima e dytë e zezë më e madhja në Rrugën e Qumështit
KurioziteteLajmi i fundit

Zbulohet vrima e dytë e zezë më e madhja në Rrugën e Qumështit

Published: April 17, 2024
Shpërndaje

Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë me një masë rreth 33 herë më të madhe se ajo e Diellit, më e madhja që gjendet në galaktikën tonë të njohur si “Rruga e Qumështit”. Një vrimë tjetër e zezë, supermasive, gjendet në qendër të galaktikës sonë.

Vrima e zezë e sapo identifikuar ndodhet rreth 2000 vite dritë nga Toka, relativisht afër në aspektin kozmik, në konstelacionin Aquila dhe ka një yll shoqërues që rrotullohet rreth saj, thanë studiuesit të martën. Një vit dritë është distanca që përshkon drita gjatë një viti, rreth 9.5 trilion km.

Vrimat e zeza janë pjesë e hapësirës në univers ku graviteti është aq i fuqishëm sa edhe drita nuk mund të shpëtojë, çka e bën të vështirë zbulimin e tyre. Kjo vrimë e zezë u identifikua përmes vëzhgimeve të bëra nga misioni Gaia i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, pasi shkaktoi lëkundjen e yllit që e shoqëron atë. Misioni Gaia po harton një regjistër madhor të yjeve.

- Publicitet -

Për verifikimin e masës së vrimës së zezë u përdorën të dhëna nga teleskopi shumë i madh i Observatorit Evropian Jugor me bazë në Kili dhe observatorë të tjerë tokësorë.

“Kjo vrimë e zezë nuk është vetëm shumë masive, por edhe shumë e veçantë në shumë aspekte. Në të vërtetë është diçka që kurr nuk e prisnim ta zbulonim”, thotë Pasquale Panuzzo, inxhinier kërkimor në agjencinë franceze të hulumtimeve CNRS, që punon në Observatorin e Parisit. Ai është autori kryesor i studimit të botuar në revistën “Astronomy & Astrophysics”.

Një nga veçoritë është se vrima e zezë, e quajtur Gaia BH3, dhe ylli i saj shoqërues po udhëtojnë brenda galaktikës në drejtim të kundërt të mënyrës se si yjet sillen zakonisht në orbitat e tyre në Rrugën e Qumështit.

Gaia BH3 ndoshta u formua pas shpërbërjes së një ylli që ishte rreth 40 herë më masiv se dielli, thanë studiuesit. Vrimat e zeza që formohen nga shpërbërja e një ylli të vetëm quhen vrima të zeza yjore. Gaia BH3 është vrima e zezë yjore më e madhe që njihet deri tani, sipas astronomit dhe bashkautorit të studimit Tsevi Mazeh nga Universiteti i Tel Avivit në Izrael.

Kur ylli në fjalë shpërtheu në fund të jetëgjatësisë së tij, fenomen që njihet si supernova, një pjesë e materialeve përbërëse u përhapën në hapësirë, ndërsa pjesa e mbetur shpërtheu dhunshëm duke krijuar vrimën e zezë. Universi mendohet se ka një moshë prej 13.7 miliardë vitesh.

Ylli shoqërues i vrimës së zezë, Gaia BH3, është po aq i vjetër sa ylli tjetër që shpërtheu dhe është rreth 76% e masës së diellit dhe pak më i ftohtë, por ka një ndriçim rreth 10 herë më të lartë.

Ylli rrotullohet rreth vrimës së zezë në një orbitë eliptike në një distancë rreth 4.5 herë të madhe se ajo midis Tokës dhe Diellit, matje që quhet si njësi astronomike, shkurtimisht AU dhe 29AU. Për krahasim, Jupiteri rrotullohet rreth pesë AU nga dielli dhe Neptuni rreth 30 AU.

“Zbulimi befasues për mua ishte fakti se përbërja kimike e këtij ylli shoqërues nuk tregon asgjë të veçantë, kështu që nuk u ndikua nga shpërthimi i supernovës së vrimës së zezë”, tha astronomia dhe bashkëautorja e studimit Elisabetta Caffau, e cila punon me Observatorin e Parisit.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa të mëdha mund të jenë vrimat e zeza yjore. “Masa maksimale e një vrime të zezë yjore është çështje e debatit aktiv shkencor”, tha shkencëtari Panuzzo.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria po humbet rininë: Deri në 2050 pritet të “zhduket” 43% e grupmoshës 15-24 vjeç
  • Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
  • Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 20 Qershor 2026
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • 20 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  5. Mësuesi i fillores on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?