Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E rrezikon Tokën? Astronomët zbulojnë “përbindëshin kozmik”, më e madhja vrimë e zezë që njeh njeriu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > E rrezikon Tokën? Astronomët zbulojnë “përbindëshin kozmik”, më e madhja vrimë e zezë që njeh njeriu
KryesoreKuriozitete

E rrezikon Tokën? Astronomët zbulojnë “përbindëshin kozmik”, më e madhja vrimë e zezë që njeh njeriu

Published: March 30, 2023
Shpërndaje

Vrima e zezë më e madhe e zbuluar ndonjëherë nga njerëzimi, mund të krahasohet me 30 miliardë diej. E zbuluar së fundmi nga shkencëtarët e NASA-s, forca që kjo materie e zezë dhe e panjohur, ushtron ndaj çdo gjëje që ka përreth  është e jashtëzakonshme, – thonë shkencëtarët.

Astronomët thanë se sapo kanë zbuluar se cila mund të jetë vrima e zezë më e madhe e njohur deri më sot. Vrima e zezë gjigante ka një masë prej 30 miliardë diejsh dhe ndodhet në qendër të një galaktike disa qindra miliona vite dritë nga Toka.

Astronomët e quajnë “përbindëshi kozmik”. Është një vrimë e zezë ultra-masive, në krahasim me vrimat e zeza supermasive të zakonshme galaktike. Astronomët e zbuluan gjatë vëzhgimeve të një galaktike të përqendruar rreth vrimës së zezë përbindësh, duke përdorur metodën e “lentes gravitacionale”.

- Publicitet -

Kjo metodë është rezultat i gravitetit që përkul dritën rreth objekteve jashtëzakonisht masive. Duke shërbyer si teleskop natyral, lentet gravitacionale i ndihmojnë astronomët të zmadhojnë  objekte shumë të largëta, për t’i bërë të dukshme, për teleskopët e prodhuar nga njeriu.

“Kjo vrimë e zezë e veçantë, afërsisht 30 miliard herë më e madhe se masa e diellit tonë, është një zbulim jashtëzakonisht emocionues”, – tha James Nightingale, astrofizikan në Universitetin Durham në MB.

Shkencëtarët nuk janë ende në gjendje të thonë nëse një vrimë e këtyre përmasave rrezikon në të ardhmen “të gëlltisë” edhe Tokën. Por edhe pse e stërmadhe, vrima e zezë nuk është shumë aktive, që do të thotë se nuk po “gëlltit” shumë material. Për këtë arsye, ajo nuk prodhon aktualisht rrezatim të fortë me rreze X.

“Shumica e vrimave të zeza më të mëdha që njeh njeriu janë në  gjendje aktive. Materia e tërhequr afër tyre lëshon energji në formën e dritës, rrezeve X dhe rrezatimeve të tjera”, tha astronomi Nightingale.

Gjetjet u publikuan të mërkurën, më 29 mars, në revistën Monthly Notices of the Royal Astronomical Society.

k.a. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • 30 vjet i fshehur pas tri vrasjesh
  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?