Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë u fsheh nga raporti i (cunguar) i BTI-së dhe gabimi me hartën e Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë u fsheh nga raporti i (cunguar) i BTI-së dhe gabimi me hartën e Kosovës
AnalizaInvestigim

Çfarë u fsheh nga raporti i (cunguar) i BTI-së dhe gabimi me hartën e Kosovës

Published: March 29, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Ditën e djeshme kryeministri Rama, publikoi një raport ku Shqipëria renditej e para ndër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndër të parat në Evropën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen.

Të dhënat vinin nga Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung që analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën.

Sipas raportit të publikuar nga Rama, në këtë raport përfshihen 137 vende, ndërsa Shqipëria renditet e 20-ta dhe e para në rajon, me 7.70 pikë, si rezultat i vlerësimeve përgjatë harkut kohor 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025.

VOX News ka hulumtuar rreth ketij raporti dhe del që statistika e publikuara nga kryeministri Rama dhe më pas të shpërndara në media mungojnë disa të vërteta.

- Publicitet -

Le t’i marrim me radhë pjesë nga raporti i BTI-së që nuk i publikoi Ram dhe mediat përtuan të hulumtonin:

1) Zbatim i dobët i ligjit dhe ndikim politik në institucione

Gjyqësori është formalisht i pavarur, por ndikohet nga presioni dhe korrupsioni

Sistemi i patronazhit institucional është i përhapur

Shumica parlamentare mund të ndikojë institucionet e pavarura

Vendimet shpesh dëmtohen nga ndikime të jashtme

2) Polarizim i fortë politik dhe konflikte të vazhdueshme

Polarizim i lartë mes partive

konflikte politike që bllokojnë institucionet

retorikë agresive dhe akuzat politike

protesta dhe thirrje për rrëzim qeverie

mungesë mekanizmash neutral për zgjidhjen e konflikteve

3) Reforma të varura nga ndërkombëtarët

Reforma në drejtësi është hartuar dhe mbikëqyrur kryesisht nga BE dhe SHBA

Mungon pronësia e plotë vendase

Nuk është e sigurt nëse reformat do të vazhdojnë pa mbështetje ndërkombëtare

4) Administratë publike e politizuar dhe pa meritokraci

5) Ekonomi me konkurrencë jo të barabartë dhe informalitet

Sektori informal mbetet i madh

Rregullat e tregut nuk janë të njëjta për të gjithë

Menaxhimi i investimeve publike ka dobësi

borxhi dhe politika fiskale kanë sfida

Ekonomia është e hapur, por jo plotësisht e drejtë

6) Probleme serioze me pronat dhe korrupsionin në tokë

80% e të dhënave të pronave janë të pasakta

10% e territorit nuk është regjistruar

Legalizimi i ndërtimeve informale krijon probleme

Korrupsioni në sektorin e pronave është i përhapur

Vendimet e gjykatave për pronat shpesh nuk zbatohen

7) Politika mjedisore e dobët

Mjedisi shpesh sakrifikohet për zhvillim ekonomik

Rregullat janë të dobëta

Hidrocentralet edhe në zona të mbrojtura

Mungesë vlerësimi strategjik mjedisor

8) Shoqëri civile e dobët dhe e varur nga donatorët

OJQ-të varen nga fondet ndërkombëtare

Lidhje me politikën

Kapacitet i ulët institucional

Besim relativisht i ulët i qytetarëve

Sindikata të dobëta

9) Kulturë politike e dobët dhe trashëgimi e komunizmit

Stil lidershipi hierarkik

Parti të centralizuara

Kulturë demokratike e dobët

Patronazh dhe korrupsion

Ndarje e fortë politike

Pse Shqipëria del më lart në BTI se vendet e rajonit Ballkanik:

Më pak krizë politike se Mali i Zi

Më pak centralizim se Serbia

Më pak tensione etnike se Maqedonia e Veriut

Progres në integrimin europian

Stabilitet relativ institucional.

Kryeministri publikoi hartën ku Kosova shfaqej pa kufij të qartë me Serbinë:

Kryeministri Edi Rama i nxituar nga raporti (pozitiv) ka publikuar një hartë të rajonit të Ballkanit ku, për çudi, ndryshe nga shtetet e tjera, kufiri i Kosovës me Serbinë paraqitet me vija të ndërprera.

Zbuloni çfarë na fshehu Rama nga raporti i (cunguar) i BTI-së

Pas shumë komenteve kundër në postimin fillestar në lidhje me hartën e publikuar, Rama vendosi të ndryshojë foton e hartës, duke publikuar një tjetër ku kufiri i Kosovës është i qartë.

Zbuloni çfarë na fshehu Rama nga raporti i (cunguar) i BTI-së

Në hartë, vijat e ndërprera përdoren për të treguar kufij të papërcaktuar qartë ose të kontestuar. Pra, një paraqitje e tillë lë të kuptohet sikur kufiri i Kosovës nuk është përfundimtar apo i pranuar plotësisht.

Shqipëria është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe duhet të jetë mbështetësja e saj më e fortë në çdo aspekt.

Zbuloni çfarë na fshehu Rama nga raporti i (cunguar) i BTI-së

Në fillim të postimit Rama shkruan se ky është “RAPORTI QË NUK DO TA GJENI NË KANALE E PORTALE”, VOX News po e publikon të plotë raportin (pozitiv) në anglisht, pasi në shqip fliste se si njerëz të lidhur me krimin janë të punësuar në administratë.

Dokumenta bashkëngjitur

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Oltion says:
    March 30, 2026 at 1:43 pm

    Maskarenj të gjithë

    Reply
  • Aroni says:
    March 30, 2026 at 2:22 pm

    Po zotri është e vërtetë se ke të punësuar kriminel si vetën tuaj.

    Reply
  • Aldrin says:
    March 30, 2026 at 2:40 pm

    Ky eshte qelbesire e Vucicit. Po Qipot e Gores jane akoma budallenj.
    DO pranojne nje tjeter masaker serbe ne kurriz te shqiptareve.
    Bageti qe nuk nxe mend nga historia.
    Plera Ramut ja ka kaluar Esat Pashes nga antishqiptarizmi dhe nga tradhetia KOmbetare
    Akoma e shtyp kete popull si morr

    Reply
    • Asnjëansi says:
      March 31, 2026 at 10:33 am

      Eh sikur të kisha mundësinë të të shtypja me makinë ty Alkar do ta bëja me shumë kënaqësi o gojëmut e kokëbosh .

      Reply
  • ¿? says:
    March 31, 2026 at 10:04 am

    ….jo, dhe me vija te nderprera nuk paraqiten “kufijte e paqarte”, me vija te nderprera paraqiten kufijte qe nuk pranohen nga palet e ndara me ketp kufij, ne kete rast Serbia akoma nuk e njeh pavaresine e Kosoves dhe e konsideron si pjese te saj. Po Edvini i Ramajve, si mik i Vucicit perdor harta nga kancelerite e Serbise.

    Reply
    • Anonymous says:
      April 1, 2026 at 11:09 am

      Sakte!

      Reply
  • Anonymous says:
    April 1, 2026 at 11:11 am

    Shqiptaret po flene me Gjarperin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n
  • Çfarë janë “waivers”? Berishës nuk iu hoq “non grata”, DASH: Përjashtim, jo anulim
  • “I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore
  • Historia nuk jep waiver
  • Tani është zyrtare, Real Madrid rikthen Jose Mourinho në “Santiago Bernabeu”

Komentet e Fundit

  1. Sinapi on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  2. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Lumi i Vlores on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  4. Lumi i Vlores on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  5. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?