Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky: Severodonjecku dhe Lisiçansku janë kthyer në qytete të vdekura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky: Severodonjecku dhe Lisiçansku janë kthyer në qytete të vdekura
AktualitetBote

Zelensky: Severodonjecku dhe Lisiçansku janë kthyer në qytete të vdekura

Published: June 7, 2022
Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se forcat ukrainase janë duke luftuar ende në Severodonjeck, pavarësisht se ushtria ruse ka më shumë trupa dhe armë në rajonin lindor të Ukrainës.

“Ata janë më shumë në numër, janë më të fuqishëm, mirëpo ne kemi mundësi të luftojmë”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se luftimet e ashpra shtëpi për shtëpi dhe bombardimet pa dallim të ushtrisë ruse, kanë kthyer Severodonjeckun dhe Lisiçanskun në “qytete të vdekura”.

Pushtimi i këtyre dy shënjstrave strategjike nënkupton se forcat ruse do të kenë kontrollin e gjithë rajonit Luhansk në lindje.

- Publicitet -

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e saj të fundit më 7 qershor se përparimi rus muajin e kaluar rreth Severodonjeckut, tani ka stagnuar.

Sipas saj, Moska duhet të bëjë pikë kthese në zonat e Popasnas, Severodonjeckut dhe Izjumit, nëse dëshiron të shënojë “sukses dhe përparim drejt objektivave politike për të kontrolluar Donjeckun”.

Zelensky ka thënë orët e vona të 6 qershorit se “situatë kërcënuese” është duke u zhvilluar në Zaporizhja, qytet të cilin forcat ushtarake ruse mëtojnë ta kontrollojnë, pavarësisht se janë duke luftuar në Donbas. “Armiku dëshiron të pushtojë Zaporizhjan”, ka thënë Zelensky.

Edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se trupat ushtarake ruse janë duke u forcuar në drejtim të Zaporizhjas.

Marrja e kontrollit të këtij qyteti do t’i mundësonte ushtrisë ruse që të arrinte më lehtë në qendër të Ukrainës.

Rajoni i Zaporizhjas, pjesë të të cilit tashmë kontrollohen nga Rusia, përbën një prej zonave më të mëdha industriale në Ukrainë dhe aty gjendet centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti i Erion Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare
  • Fotoja me Kurtin pas arrestimit për spiunazh, kush është Fehim Sali dhe çfarë dyshojnë autoritetet e Kosovës
  • Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin pas arrestimit për spiunazh, kush është Fehim Sali dhe çfarë dyshojnë autoritetet e Kosovës
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?