Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky: Sulm i mundshëm rus në centralin e Zaporizhjas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky: Sulm i mundshëm rus në centralin e Zaporizhjas
AktualitetBote

Zelensky: Sulm i mundshëm rus në centralin e Zaporizhjas

Published: June 23, 2023
Shpërndaje

“Ukraina dëshiron që vendet e tjera t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimit të saj se Rusia mund të planifikojë sulm ndaj centralit bërthamor të pushtuar, për të shkaktuar katastrofë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Më 22 qershor, anëtarët e Qeverisë së Ukrainës informuan përfaqësuesit ndërkombëtarë për një kërcënim të mundshëm ndaj centralit bërthamor në Zaporizhja.

Natën vonë, më 23 qershor, Zelensky, gjatë një fjalimi të tij, tha se ai priste që kombet e tjera “të jepnin sinjalet e duhura dhe të bënin presion” mbi Moskën.

- Publicitet -

“Bota duhet ta dijë se çfarë po përgatitë okupatori. Të gjithë ata që e dinë duhet të veprojnë. Bota ka fuqi të mjaftueshme për të parandaluar çfarëdo incidenti të rrezatimit, e lëre më një katastrofë”, tha Zelensky.

Potenciali për një lirim rrezatimi të rrezikshëm për jetë, ka qenë një shqetësim që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën vitin e kaluar dhe morën centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Kreu i agjencisë OKB-së për energji atomike kaloi muaj të tërë, duke u përpjekur, pa sukses, të negocionte një perimetër sigurie për të mbrojtur objektin, pasi zonat e afërta ishin nën granatime të vazhdueshme.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, më 23 qershor, u takua me drejtorin e korporatës shtetërore bërthamore ruse për të diskutuar lidhur me kushtet në central.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë shtetërore ruse për energji bërthamore, Rosatom, Alexei Likhachev dhe zyrtarë të tjerë, theksuan se “tani presin hapa konkretë nga agjencia e OKB-së për të parandaluar sulmet e Ukrainës në central dhe në territorin rreth tij”, thuhet në deklaratën e kompanisë ruse.

Më 23 qershor, guvernatori i Zaporizhja, Yuri Malashko, raportoi se dy persona u vranë gjatë bombardimeve ruse në provincën jugore.

Në një sulm që goditi kompaninë e transportit në Herson, më 23 qershor, u vranë dy persona të tjerë, tha guvernatori Oleksandr Prokudin.

Gjatë natës, Rusia gjuajti 13 raketa lundruese në aeroportin ushtarak në provincën perëndimore Hmelnitski, por mbrojtja ajrore ukrainase i kapi të gjitha, njoftoi forca e aviacionit të Ukrainës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri
  • Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?