Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky zbulon bisedën me Edi Ramën, zbardhen çështjet e diskutuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky zbulon bisedën me Edi Ramën, zbardhen çështjet e diskutuara
AktualitetPolitike

Zelensky zbulon bisedën me Edi Ramën, zbardhen çështjet e diskutuara

Published: February 22, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku falenderoi qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Në një postim në rrjetin social X, Zelensky e vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në iniciativat diplomatike evropiane duke theksuar se është thelbësore që Evropa të jetë e angazhuar në proceset e bisedimeve dhe vendimmarrjeve lidhur me Ukrainën. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur SHBA dhe Rusia kanë nisur diskutimet për arritjen e paqes në Ukrainë, por presidenti Trump ka përjashtuar nga këto bisedime BE-në dhe Kievin Zyrtar.

“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura për projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”, shkruan Zelensky.

- Publicitet -

Në bisedën e tyre, Rama – Zelensky diskutuan edhe mbi mundësitë për projekte të përbashkëta, duke u fokusuar në hapa të koordinuar për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Presidenti Zelensky theksoi se bashkëpunimi i ngushtë mes vendeve është i domosdoshëm për forcimin e sigurisë në të gjithë Evropën.

“Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Zelensky në X.

Në takimin e tyre të fundit në janar në Forumin e Davosit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Volodymyr Zelensky nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin e Sigurisë dhe Mbështetjen Afatgjatë ndërmjet Ukrainës dhe Republikës së Shqipërisë.

Të dy shtetet do të punojnë për thellimin e bashkëpunimit të tyre në mbrojtje, ndërsa Shqipëria përsëriti gjithashtu mbështetjen e saj për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në BE dhe NATO. Shqipëria ka ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    February 22, 2025 at 1:13 pm

    Aty mbeshtetu tek Edi Rama.Tek Ajo derrase vere kemben!Ne Ate kapak pusete qendro. E ke te garantuar fitoren.E Ardhmja e Ukraines do te jete e Sigurte. Po pate Edi Ramen me vete nuk ka c`te duhet Amerika dhe BE!

    Reply
  • LEON says:
    February 22, 2025 at 1:21 pm

    Mbeshtete Ukrainen o gjigand te fitoje luften,se Amerika e braktisi!

    Reply
  • nato; organizate terr...oriste says:
    February 22, 2025 at 1:37 pm

    ndersa une o, demo-log, do thoja
    (duke perdore shprehje halabakesh);
    robt’ ku t’i keni te…Dyve .
    sepse o. demo “vellai”, kriminel quhesh edhe
    kur tjetrit i bje ne qafe kot, vetem e vetem se
    don te quhesh “patriot” ose “trim” .

    Reply
  • Katiu says:
    February 22, 2025 at 1:45 pm

    Të dy janë artistë me famë – njëri si komedian ( karagjoz) e tjetri si piktor !

    Edhe si politikanë ngjajnë , miliona ukrainas kanë marrë arratinë dhe mijëra shqipetarë po ashtu .

    Reply
  • Devolli says:
    February 23, 2025 at 10:31 am

    Jo more Katiu , Rama nuk është politikan . Po mirë , more Katiu ,a mund të më japësh një shëmbull në Evropë , një politikan që ka fituar 11 palë zgjedhje lokale e të përgjithëshme rradhazi dhe po kërkon të fitojë e të rrumbullakosë 12 herë ? Jo mo nuk është politikan Rama , në fakt politikan është Saliu .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?