Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VOA: Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë rëndon pozitat e Shkëlzen Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VOA: Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë rëndon pozitat e Shkëlzen Berishës
AktualitetKronike

VOA: Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë rëndon pozitat e Shkëlzen Berishës

Published: January 26, 2023
Shpërndaje

 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thirri sot djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, si deklarues për “Çështjen Gërdeci”, ku nga shpërthimi në repartin e çmontimit të municioneve ushtarake, humbën jetën 26 persona afro 15 vjet më parë.

“Mendoj se dijeni nuk i ka dhënë asnjë ndihmë hetimit në fjalë, pasi nuk kam asnjë lidhje me këtë gjë. Kam përsëritur të gjitha ato që kam thënë publikisht. Kam ardhur në respektim të ligjit si çdo qytetar. Por më bën përshtypje fakti që e njëjta prokurori, të njëjtët prokurorë dhe me të njëjtën çështje para 15 vjetësh ka deklaruar se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time”, tha Shkëlzen Berisha.

- Publicitet -

Ai deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen, me të cilën e bashkon një dokument i ministrisë së drejtësisë, ku është shënuar emri i tij. Ish ministrat Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediu janë pyetur po ashtu nga SPAK-u dhe e kanë quajtur atë një shkresë të falsifikuar.

SPAK-u rihapi çështjen e Gërdecit 9 muaj më parë dhe i konfirmoi këto ditë ish ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzat e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim.

Më 15 mars të vitit 2008, nga shpërthimi në repartin e çmontimit të municioneve në fshatin Gërdec humbën jetën 26 persona, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën.

Prokuroria e Posaçme u vu në lëvizje, pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit.

Zoti Mediu i hodhi poshtë akuzat e komunikuara dy javë më parë nga SPAK-u, duke theksuar se nuk i është ofruar mundësia për një proces të drejtë ligjor. Ai nuk u gjykua në procesin e hapur vite më parë, sepse rifitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e radhës, dhe prokuroria, e cila duhej të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit, nuk bëri më një kërkesë të tillë.

Marrë nga VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?