Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zero kredi për rindërtimin, Shqipëria s’ka marrë asnjë financim nga donatorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Zero kredi për rindërtimin, Shqipëria s’ka marrë asnjë financim nga donatorët
EkonomiLajmi i fundit

Zero kredi për rindërtimin, Shqipëria s’ka marrë asnjë financim nga donatorët

Published: June 8, 2022
Shpërndaje

Shqipëria nuk ka marrë asnjë euro nga kreditë e buta që u ofruan nga donatorët e huaj për rindërtimin.

Nga të dhënat e siguruara nga Euronews Albania pranë regjistrit të borxhit publik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, rezulton se në total janë marrë 16 linja kredie nga institucionet financiare ndërkombëtare nga viti 2020 deri më sot, por asnjëra prej tyre nuk ka pasur si qëllim rindërtimin.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin në atë kohë dhe sot numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj do të tregonte se Shqipërisë iu ofruan gjatë konferencës së donatorëve në Bruksel 1.15 miliardë euro, prej të cilave 750 milionë kredi të buta.

- Publicitet -

“Janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët qoftë në aspektin e interesit, të kostos së parsë dhe operacionit”, është shprehur Ahmetaj.

Por edhe zyrtaret e qeverise u treguan entuziastë për linjat e kreditimit e ofruara për Shqipërinë, rindërtimi deri më sot është financuar përmes borxhit publik: bono thesari dhe Eurobond, të cilët kanë norma interesi më të larta se kreditë që ofrojnë institucionet financiare ndërkombëtare.

Disa i kanë edhe në 2 për qind, Islamik Bank është me interesa gati gati tek 1”, ishte shprehur Ahmetaj.

Madje vetë Ahmetaj firmosi një marrëveshje kredie me vlerë 90 milionë euro mes Shqipërisë dhe Italisë në gusht të 2020-s me ambasadorin Fabricio Bucci.

Por asnjë cent nga kjo kredi nuk rezulton në regjistrin e borxhit publik.

Deri më sot rindërtimi ka marrë 540 milionë euro fonde në buxhet, por asnjëra nga këto nuk i është nënshtruar rregullave standarde të prokurimit publik. Duke përfituar nga aktet normative të emergjencës, shumica e kontratave janë lidhur përmes procedurës së kufizuar dhe negocimit të drejtpërdrejtë.

Nëse kreditë do të ishin marrë pranë FMN, BERZH, KFw apo Bankës Botërore, autoritetet do t’u ishin nënshtruar rregullave strikte të tenderimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë për rritjen e transparencën në përdorimin e fondeve të rindërtimit, por e vetmja përgjigje e qeverisë ka qenë rritja me 30% e vlerës së kontratave për t’i shpëtuar kompanitë nga humbjet e mundshme si pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Lali says:
    June 8, 2022 at 9:42 pm

    Kush ka besim tek ujqerit, tigrat etj etj..Te marrin driten e syrit…Kete “besim” e kane krijuar tashme.
    Shikoni ne vendet fqinje, psh. Ne Maqedoni, si behen investime te rendesime, si autostrada Oher-Gostivar etj…me parametra dhe punohet paralel ne me se 100 km rruge. Po ne? Thuhet perfundon rruga e prape vazhdohet, ndahen fonde per “rruge te mbaruar” etj e tj. Sa vite ka rruga Kardhiq Delvine???? Etj etj.
    Tani jemi si Zvira, vetem malet na kane nbetur pa investuar e ndertuar. Po therrasim dhe kengetare te huaj te na argetojne…

    Reply
  • Albana Piroli says:
    June 9, 2022 at 1:09 pm

    Pse te marim kredi keta i paguajn ne kurriz ton , ndihma moren nga gjith bota vodhen sa deshen, vetem turku si ka te benin si te donin i ben vet se i din si jan ujqerit tan te etur per lek.

    Reply
  • Arben says:
    June 9, 2022 at 2:21 pm

    Ajo 1 miliardshi i tërmetit

    Faleminderit Sulltan Erdoan

    Reply
  • Rebus says:
    June 9, 2022 at 5:48 pm

    Pra e gjithe zhurma e madhe qe u be sde gjoja bota po na jep 1.15 miliard euro ndihma e kredi per rindertimin paska qene nje SUPERMASHTRIM,per te qetesuar zemerimin e njerezve!
    Bravo Rama se je mjeshter i mashtrimeve!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  • Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
  • Izraeli sulmon Teheranin, sirena paralajmëruese në Tel Aviv për raketa nga Irani
  • VIDEO: Tërmet 7.8 i shkallës Rihter në Filipine, pamje tronditëse
  • FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  2. Remo on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  3. TRENI on Përplasja në Zvërnec, Rama: Nuk më duhet karrigia nëse heq dorë nga vizioni që kam
  4. Berlin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  5. ppa on Ata të rinj që janë në shesh…

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?