Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhja e Melonit, Rama sjell shembullin e Berlusconit dhe Nanos: S’kemi asnjë problem
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhja e Melonit, Rama sjell shembullin e Berlusconit dhe Nanos: S’kemi asnjë problem
AktualitetPolitike

Zgjedhja e Melonit, Rama sjell shembullin e Berlusconit dhe Nanos: S’kemi asnjë problem

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

Kryeministri, Edi Rama, ka komentuar qeverinë e re italiane, nën drejtim të Giorgia Meloni me prirje të djathta ekstreme.

Në një intervistë për medien italiane, SkyTg24, Rama tha se marrëdhëniet midis vendeve nuk përcaktohen nga kahet politike, teksa solli si shembull raportin e ish-kryeministrit Italian Silvio

Berslusconi me Fatos Nanon. Rama tha se dyshja kishte marrëdhënie të mira pavarësisht bindjeve të ndryshme politike.

- Publicitet -

Rama tha se duhet gjetur rruga e mesme.

Rama tha se pushtimi fashist ka qenë një pushtim sikur të ishte diçka mëse e natyrshme sepse Shqipëria i përkiste kësaj perandorie dhe nuk besoj se do ketë asnjë ndryshim në marrëdhëniet.

“Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berlusconin, që është përfaqësues i së djathtës në Itali, por gjithsesi Berlusconi ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon që ka qenë një kryeministër socialist i Shqipërisë. Ju them këtë se ka pasur periudha që kanë qenë qeveri të djathta, ndërsa në Shqipëri qeveri të majta. Nuk ka rëndësi përkatësia politike. Gjithsesi kemi një atmosferë politike, lidhjesh historike dhe janë të hershme lidhjet tona. Tirana ka qenë e projektuar nga arkitektët italianë dhe gjithçka që shihni në Tiranë si një monument kulture me një rëndësi të veçantë është realizuar dhe ndërtuar pikërisht nga arkitektë italianë në periudhën përpara dhe gjatë pushtimit fashist.

Edhe gjatë pushtimit fashist të themi ka qenë një pushtim sikur të ishte diçka mëse e natyrshme sepse Shqipëria i përkiste kësaj perandorie dhe nuk besoj se do ketë asnjë ndryshim në marrëdhëniet. Nëse një qeveri është më e djathtë, apo më e majtë apo je në opozitë, në fund të fundit kur vjen fjala për të qeverisur atëhere duhet patur kujdes sepse duhet të bësh gjithçka për të mos u asgjësuar nga e djathta apo e majta dhe duhet gjetur një vijë e mesme, e artë sepse është e thjeshtë të hartosh gjithë ato poezi epike mbi atë çka mund të bëhet në të ardhmen, po kur arrin të qeverisësh, atëherë çdo gjë bëhet më e vështirë. Gjithsesi duhet t’i bësh gjërat, i përket së djathtës apo së majtës sepse nuk ka receta për të djathtën apo të majtën, por duhet të bësh llogaritë mire”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Aleks says:
    October 10, 2022 at 8:46 am

    O kar i gjate. Shqiperia nuk i persiste perandorise italiane. Nuk kemi asgje tè perbashket perveç qe jemi né europe.
    Po lajthit o shkaterruesi i shqiperise

    Reply
  • !!? says:
    October 10, 2022 at 6:54 pm

    Dobiçi ynë kryeministër po i vjen rrotull dhe po i lëpihet pjeprave politikë dhe ekonomikë të nuses kryeministre të Italisë, sinjorës neofashiste Melon. Me dinakrin e tij ai lavdëron stërgjyshin shpirtëror të sinjoras Melon, fashistin Musolini që me arkitektët e tij para dhe pas pushtimit, ndërtuan monumentet me vlerë kulturore të Tiranës dhe

    horri deklaron me paturpësi dhe haptazi, sikur të ishte pjesëtar i delegacionit të tradhëtarëve që i dorzoj Viktor Emanuelit kurorën e mbretit të Shqipërisë,

    “Edhe gjatë pushtimit fashist të themi ka qënë një pushtim sikur të ishte diçke mëse e natyrshme se Shqipëria i përkiste kësaj perandorie dhe nuk besoj se do të ketë asnjë ndryshim në mardhëniet”.

    Vetëm një tradhëtar mund të ofroj haptazi që mardhëniet Shqipëri Itali mund të jenë, pa asnjë ndryshim, si në kohën e pushtimit fashist kur Shqipëria simbas tradhëtarit Edi Rama , duke fallsikuar haptazi historinë, paska qën pjesë e natyrshme e perandorisë fashiste,

    ama aludohet që mëkëmbsi i pushtimit neofashist italian të tanishëm duhet të jetë ai, kusari i nderuar Edi Rama që duhet të mbështetur nga Melon, pa çar kokën për të majtë të djathtë, vetëm të “bësh mirë llogaritë” të kusarisë që është bër tashma ndërkombëtare dhe

    mbase Melon është bër kryeministre si ai Edi Rama, vetëm për të vjedhur dhe e kupton mesazhin e “bërjes mirë të llogarive” nga një individ që dihet që është kusar nga çdo qeveritar i globit edhe nga qeveritarët italian që e njohin mirë Shqipërinë, psh kodoshi i politikës italiane, sinjor Berluskoni, që njeh shumë mirë edhe Sali Berishën, edhe Fatos Nanon edhe këtë , kusarin e nderuar Edi Rama, me dhëmbë e dhëmballë.

    Prite kur horri kryministër të zbuloj ndonjë origjin familjare nga fashistët shqipëtarë që bin mbas 7 prillit ose pse jo, ndonj origjin italiane të tij. Prite kur të dekoroj ndonë si Jakomoni për ndërtimet në Shqipëri.
    S’ do të vonoj që të postoj foton ajrore të bulevardit me ndërtimet italiane pran stadiumit Qemal Stafa që kishin pamjen e spatës së liktorit , simbol i fashizmit,

    ai nuk ka turp të deklaroj haptazi vehten si tradhëtar i atdheut se e di mirë që shqipëtarët nuk përbëjnë më një popull me dinjitet por për dhjetë vjetë ai i ktheu në një tribu emigrantësh pa identitet kombëtar ku atdhe është vëndi ku kan emigruar dhe nuk duan t’ ja din, as shqetsohen kur dikush thot që

    “në kohën e pushtimit fashist Shqipëria paska qën pjesë e natyrshme e perandoris fashiste, një mardhënie që qëndron edhe sot njëlloj” sipas këtij tradhëtari.

    Çfar do të thoj historiani Xhufi e të tjerë për këto deklarata me rivlersimet ramiane të historis?

    Po diplomati Murati e të tjerë për këto deklarata për mardhëniet e reja që po “rilindin” e po ofrohen prej kryeministrit ton të majtë ( a vërtet është i majtë apo është më fashist se fashistët) kryeministres neofashistes Meloni të ekstremit të djathtë?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Komentet e Fundit

  1. Ziu on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  2. K R on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  3. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  4. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  5. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?