Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet 2025: Rama kërkon votat e diasporës, PS me koordinator në çdo qark
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zgjedhjet 2025: Rama kërkon votat e diasporës, PS me koordinator në çdo qark
Lajmi i funditPolitike

Zgjedhjet 2025: Rama kërkon votat e diasporës, PS me koordinator në çdo qark

Published: September 17, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama krahas votave të socialistëve shpall ambicien edhe të maksimalizimit  të votës të diasporës për PS në parlamentaret e 2025.

Kjo u pa qartësisht gjatë takimit mes Edi Ramës, koordinatorëve në 12 qarqe dhe kryebashkiakëve socialist gjatë një takimi në Tiranë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, nga një burim brenda mbledhjes mëson se kryesocialisti është shprehur se “janë potencialisht  1 milion vota në diasporë. Fusha është e hapur. Të gjitha forcat politike do të synojnë të marrin vota nga atje”.

- Publicitet -

Dhe për të qenë dy hapa përpara siç thotë Edi Rama, propozoi në këtë mbledhje zgjedhjen e koordinatorëve të diasporës në çdo nivel të PS.

E ka avancuar më tej këtë ide në pasjen e koordinatorëve të diasporës në çdo qark.

Vendosja në fokus e diasporës prej Edi Ramës vjen në një kohë kur për herë të parë, me ndryshimet në kodin zgjedhor,  diaspora do të votojë me votë dërguar me postë.

Kjo mbledhje trepalëshe mes Edi Ramës, drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve socialist u zhvillua nën masa të forta sigurie.

Për herë të parë në terren u pa drejtori i ri gardës së republikës Ermal Onuzi, i cili mbante një radio në dorë, e u largua menjëherë sapo Edi Rama hyri në sallën e pjesës anësore të ish pallatit të kongreseve./TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Beni says:
    September 17, 2024 at 3:33 pm

    Une kam 35 vjet jashte Shqiperis nga Evropa deri ne Usa dhe e them me bindje qe diaspora eahte 90% kunder PDse se leshit. Ata qe kane votuar per PDne ne Shqiperi kur kane ardhur ne emigrim jane bere te vetedijshem per ndyresirat qe ka bere PDja me shqipetaret . Shqipetaret nuk jane me Shqipetaret e viteve 90 .

    Reply
  • Votimi i diasporës says:
    September 17, 2024 at 5:31 pm

    Problemi nuk është se për kë do të votojë diaspora, sepse të larguarit janë mësuar me ligjet e vendeve ku jetojnë dhe i kuptojnë më mirë se ardhja e Berishës për herë të tretë do të thotë shkatërim për herë të tretë. Problemi është se diaspora është e paorganizuar dhe cilido që do t’a përfaqsojë nuk është i mirëpritur, sepse do të jetë i panjohur në veprimtari dhe mendime. Për këtë arsye, të larguarit të votojnë për ata që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri dhe jo me sllogane se filan person përfaqson dasporën, të cilën nuk mund t’a përfaqsojë askushi.

    Reply
  • Visit Albania says:
    September 17, 2024 at 8:25 pm

    Diaspora eshte me te rinjte e politikes shqiptare.Nuk duan as Ps e as Pd .

    Reply
  • Patriot says:
    September 17, 2024 at 10:40 pm

    Te kujte diaspore kerkon votat ky makut. Sa emigrante ka derguare ministria e emigracionit. Keto mashtrojne shqiptaret me nga nje these mielle po diasporen me cfare do ta genjeje me shqiperine 1euro metri katrore? Pse dendritic Trampit ka te drejte ti jepet me € 1 dhe diaspores qe ka tokat e veta dhe pasaporte American nuk paska te drejte. Apo do te filloje ti jape tapiat vete si ne juge para zgjedhjeve. Apo I do votat per pesnionet qe do ti zbriten njerzeve nga pensioni I atjeshem? Apo do te shperdaje diplloma falco ne kembime te votes?

    Reply
  • capi says:
    September 17, 2024 at 11:07 pm

    Aty prit se erdhem qe ne 5 te mengjezit. Ato sazexhinjte e Permetit gjalle jane ti sjellim tek qendra e votimit.
    Kerko kerko, se nje m… te madh do marresh. Kane vite njerzit ne emigracion dhe kush me shume, e kush me pak, e kane marre kulturen demokratike, per vec ndonjerit qe ka qimen e derrit dhe nuk ndryshon. Te japin voten tya qe te vjedhesh rehat.
    Mua me duket si zhurme qe ben, se nuk ma merr mendja e ka bazen nen-ligjore dhe infrastructuren te beje te mundur qe nje emigrant te votoj. Keture ju deshen 6 muaj te numeronin ata qe kishte ne Shqiperi , me ate census e famshem, e jo me te regjistroje emigrantet qe kane te drejt te votojne.

    Reply
  • Emigranti says:
    September 17, 2024 at 11:54 pm

    Edhe unë jam pjesë e diasporës dhe njerëzit e mi në Shqipëri kanë votuar gjithnjë për PS. Këtë radhë, as ata dhe as unë nuk do të votojmë. Thjesht do të abstenojmë. Qeverisja aktuale është super e korruptuar ndërsa opozita super e inkriminuar.

    Reply
  • Detari says:
    September 18, 2024 at 6:54 am

    abstenimi eshte barazim me votuar pro PS.

    Voto dicka tjeter

    Reply
  • Emigranti socialist says:
    September 18, 2024 at 7:07 am

    E para e punes eshte qe Ps bashke me kryetarin e saje perpara se te vije e te na e kerkoj voten duhet te beje nje analize pse ne 10-vjet qeverisje nuk plotesuan asnje pike te programit te tyre per emigracionin te vitit 2013, e dyta, si mund te votojne emigrantet e gjenerates se dyte e te trete qe kan lindur neper diaspore per nje deputetet te zonave elektorale shqiptare qe ata se kane idene se ku dhe kush jane, e kane emrin ne ato lista apo zona elektorale vetem e vetem se prinderit e tyre i kan regjistruar aty per efekt te rinovimit te letrave, e treta si mund te votojme kete te majte qe premtoj qe do te regulloje sherbimet konsullore dhe rinovimet e dokumentave tona ne diaspore e nuk kane bere asgje, aktualisht ne itali qe sot jetojne mbi 700 mije shqiptare jane vetem 3 zyra konsullore e per te aplikuar per nje pasaporte nga skajit me te larget i italise do te duhet te besh 500 km, dhe e fundit, ku jane socialistet e italise qe na premtuam mal e fushe ne 2013-ten e tani jane zhdukur. Pak e veshtire do jete, po suksese ne jete.

    Reply
  • Artan says:
    September 18, 2024 at 7:21 am

    Jam kureshtar te di per ke do te votonte Dekari.

    Reply
  • edi says:
    September 18, 2024 at 7:28 am

    Edhe un si shume te tjere bej pjese ne diaspore por nuk mund te keshilloj ata qe banojne ne Shqiperi per ke duhet te votojne sepse i njohin kushtet dhe partite me mire se ne. Nje gje kisha per 2 komentuesit e pare, e para nuk jane ne diaspore, dhe e dyta jane patronazhiste te paguar nga PS. , Une jam me Detarin,voto te rene nuk eshte qe ketu po iku Rama ( ikte mos ardhte me) do vije me doemos Berisha ( dhe ky shkofte me te shumtit) . Shqiperia nuk eshte se nuk ka koka te afta drejtuese por keta qe kemi kaluar deri tani si drejtues jane hajdutet dhe mafiozet me te medhenj dhe me vjedhjet e kruera nuk lejojne te vije ne pushtet dikush tjeter pluspolitikes se shpifur te ketyre dy te diaspores se komenteve te para. Me falni, eshte dhe Teme e Pilo Lala-j.

    Reply
  • analfabeti says:
    September 18, 2024 at 7:37 am

    A keni degjuar ju qe Rama ti beje ndonjehere thirrje qeveritareve, krye bashkiakeve apo deputeteve qe te dalin e te pyesin ne popull se çfar halli kane por i ben gjithmone thirrje ti mbushin mendjen njerezve per votat ! Ne pensionistet as qe na llogarit , mjafton nje ngritje 4,1 perqind e pensionit, mjafton thirrja se po ika un vjen Berisha dhe ne me vrap i japim voten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?