Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KQZ propozoi votim elektonik në Durrës dhe Elbasan, PS: Të përfshihet edhe Tirana
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > KQZ propozoi votim elektonik në Durrës dhe Elbasan, PS: Të përfshihet edhe Tirana
Lajmi i funditPolitike

KQZ propozoi votim elektonik në Durrës dhe Elbasan, PS: Të përfshihet edhe Tirana

Published: October 16, 2024
Shpërndaje

Partia Socialiste ka kthyer përgjigje pas letrës së KQZ për propozimin e votimit elektronik që të zhvillohet në dy qarqe.

PS ka kërkuar që përveç Elbasanit dhe Durrësit, votimi elektronik të shtrihet edhe në qarkun e Tiranës

Letra e plotë:

- Publicitet -

I nderuar Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve,

Me shkresën tuaj nr. 2948 Prot., datë 11.10.2024 jemi vënë në dijeni në lidhje me propozimin për zhvillimin e votimit elektronik, në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, në qarkun Elbasan dhe Durrës.

Duke ju falenderuar për mundësinë e ndarjes së mendimeve rreth kësaj çështjeje me rëndësi specifike në procesin zgjedhor, ju përcjellim propozimin si vijon:

Së pari, shprehim dakortësinë tonë që votimi elektronik të shtrihet në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit.

Së dyti, kërkojmë që votimi elektronik të shtrihet dhe në Qarkun e Tiranës, për arsyet si më poshtë:

Tirana, si qarku më i madh në Shqipëri prodhon një numër të konsiderueshëm mandatesh (37 mandate në listat shumëemërore të hapura). Nisur nga ky fakt, fleta e votimit do të administrohej me vështirësi nga votusit dhe do të krijonte pengesa objektive, duke krijuar konfuzion në procesin e votimit.

Nga ana tjetër, votimi elektronik do të sillte lehtësira jo vetëm në procesin e votimit por dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili në këtë rast do të konsiderohet i drejtë dhe pa pretendime për pavlefshmëri që rrjedhin nga numërimi i votave.

Tashmë votimi elektronik është një procesi i njohur nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Nisur nga fakti që Tirana, e para ka realizuar modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2021, njësia 10, është krijuar një eksperiencë nga qytetarët në këtë proces.

Nga ana tjetër, është fakt se qarku Tiranë, ofron të gjitha kushtet optimale sa i takon burimeve njerëzore dhe infrastrukturës në tërësippër realizimin me sukses të këtij procesi.

Vlen për tu përmendur, afërsia e KQZ me zonat zgjedhore, pasi do të jetë kjo e fundit që do të trajnojë aktorët dhe do të ofrojë shërbimin për realizimin efektiv të këtij procesi.

Nëse nga ana juaj shihet e pamundur përfshirja e tre qarqeve në votimin elektronik, për shkak të kohës që keni në dispozicion deri në dekretimin e dates së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, ju propozojmë që të miratoni si qark të vetëm, qarkun  Tiranë, ku do të zhvillohet votimi elektronik.

Për të gjitha arsyet e parashtruata më sipër, propozojmë përfshirjen e qarkut Tiranë, krahas qarkut Elbasan dhe Durrës në zhvillimin e votimit elektronik.

Në rast pamundësie të përfshirjes së tre qarqeve, kërkojmë që zhvillimi elektronik të zhvillohet në qarkun e Tiranës.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ppsh says:
    October 16, 2024 at 5:09 pm

    Zvicrra si shtet i prapambetur qe eshte ka nisur nje projekt pilot (prove) per votimin elektronik ne 6 komuna
    Dhe si perfundim dolen qe pas shum vitesh vota elektronike nuk garantohet nga sulmet e hakerimit
    Kurse ne shqiperi duhet ta fillojme me durrsin elbasanin dhe tiranen pra me 70% te shqiperise dhe si mbrojtje kibernetike do kemi çunat qe mbrojten te dhenat tona nga iranianet
    Hahaaaaa
    Sipas parashikimeve partronazhistet nuk sigurojne me vota duhen rruge te reja si ky votimi elektronik

    Reply
  • demo says:
    October 16, 2024 at 5:31 pm

    Une nuk e kuptoj kete Opozite.PD e Berishes kerkon Humbjen e sigurte.Kishte te guitha mundesite me perkrahjen e Nderkombetareve te ndryshonte Ligjin e zgjedhjeve qe Vendosi dyshja Mafuoze Rama Berisha ne 2008,.Nuk e beri.
    Tani kerkon votime elektronike ne pjesen me te populluar dhe nja 2 miljon emigrante me te drejte vote,qe do votojne nga Jashte.Te blindohet Rama me 3 miljon vota,,Vetem ti lere keta te ulerijne ne Parlament dhe te djegin letra,goma,karrike.Kaq duan. Nuk e pasket shpallur mbret!?

    Reply
  • mali says:
    October 16, 2024 at 6:44 pm

    Demo,mos e ul kaq poshte Rame.
    Me ndryshimin e kushtetutes ,sepse na duhet Baba Mondi ,te ndryshoje edhe nga republike ne sulltanat.
    Pra Edi Rama te ligjerohet ” SULLTAN”.
    Pa u ndryshuar kushtetuta ky u veteshpall ” Sulltan”.Shperndau toka gjithandej shqiperise dhe krijoi bejleret e rinj.
    Ti dhe une dhe Ethem Lalaj, piloja ,intelektuali I biem legenit me komente.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  • Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?

Komentet e Fundit

  1. Te fala nga Policani on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Greta on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Greta on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  5. sela on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?