Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet e 11 majit, Xhafaj: Nuk i takon gjithë pesha SPAK! Përgjegjësinë kryesore e kanë prokuroritë e rretheve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zgjedhjet e 11 majit, Xhafaj: Nuk i takon gjithë pesha SPAK! Përgjegjësinë kryesore e kanë prokuroritë e rretheve
Lajmi i funditPolitike

Zgjedhjet e 11 majit, Xhafaj: Nuk i takon gjithë pesha SPAK! Përgjegjësinë kryesore e kanë prokuroritë e rretheve

Published: April 19, 2025
Shpërndaje

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ishte sot në News 24 ku foli për fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit.

Xhafaj theksoi në “Kjo javë” se peshën kryesore në parandalimin e krimit zgjedhor nuk e ka SPAK, por prokuroritë e rretheve.

Më tej Xhafaj shprehet se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për peshën që ka vota e tyre.

- Publicitet -

“Duhet ta shohim çështjen më gjerë. Zgjedhjet e lira janë gur themeli për një shtet demokratik. Janë bërë hapa shumë të mirë përpara. Ka ndryshuar qasja. Nuk jemi ende në standardet më të mira të mundshme. E rëndësishme që qytetarët të ndërgjegjësohen për votën e tyre. Gjithçka fillon nga pesha që ka votuesi, qasja e votuesit me rëndësinë që ka vota e tij. Poseduesi i të drejtës për të votuar është qytetari. Faktori i dytë janë partitë politike, roli që luajnë. Faktori i tretë janë individët. Faktori i katërt janë institucionet, i gjithë sistemi i administrimit të procesit zgjedhor, por edhe institucionet e sistemit të drejtësisë. Nuk i takon gjithë pesha SPAK. Qasje e gabuar.

Mund të kenë pjesën më negative, kur veprimi kriminalizohet. Por deri aty është një fashë e gjerë që duhet trajtuar. Përgjegjësia kryesore u shkon prokurorive të rretheve gjyqësore. SPAK ka vetëm dy vepra penale për sistemin zgjedhor. Çështja më delikate është përfshirja e elementit kriminal. Unë nuk shoh një gjë të tillë në zonën, por mund të ketë zona të caktuara ku këto elementë janë të pranishëm. Mund të bëjmë dhe të kundërtën, prodhon efekt të kundërt nëse merren me çështje të dorës së dytë. Deri tani nuk kam parë ndonjë denoncim serioz”, tha Xhafaj.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Arben says:
    April 19, 2025 at 7:42 pm

    Lalidhjeri ka hapur 5000 vënde pune me afat 6 mujor, blerje votash neto, ky mashtron njerëzit me fjalë bosh

    Reply
  • demo says:
    April 19, 2025 at 8:14 pm

    Merret gjithe diten me batuta,as program,as te ardhme per punesim,.Mbeti duke pergojuar burrat,se vete e ka humbur heret,shume heret.Zaten po ta kishte ate te shkrete burreri,do kishte ndjekur rrugen e te Atit,do ishte bere nje Piktor,a skulptor dhe nuk do i vervitej ketij populli here si demokrat,here si socialist PER TE PASUR HYQEM,SEPSE I MUNGON HYQMI BURREROR. Dy Tema ka Estrada shetitese.turizmi dhe BE.Te dyja jane Fasada Fallco.Turizmi eshte nje tra la la me kohe te mire.BE eshte nje Mirazh qe nuk do te arrihet KURRE.
    Buka e Ekonomise jane Industria dhe Bujqesia,.Rrotullohu nga te duash,Jep cfaqje sa te duash,Punesimin e realizon Industria dhe Bujqesia,.Po s`pate palle per keto te dyja,lere kapardisjen,Lerja ndonje tjetri qe e ben me mire.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 19, 2025 at 8:41 pm

    Ky Abrashi(Arbeni) që shpif për të tjerë më par duhet të shohi veten si në pasqyrë. Ky MESAZH është për gjithë ATA SI KY që merren më shumë me politikë se sa me punë të dobishme.
    Këta ANONIMËT që shpifin për ditë si berishistët-Pandehin se EUROPA ku duam të intregohemi nuk shikon se çfar shkruajmë NE në Fb,etj,Si debatojmë në TV,Si sillemi në rrugë,etj.
    Z.F.Xhafa i ka jetuar të dyja sistemet dhe provuar shumë ofiqe.Atë nuk e kam parë e dëgjuar asnjëherë të ofendoi kërkënd,ndonse është abandonuarë nga shpifsit e PA FRE,duke na nxirë faqe botës.Dhe kjo rrezaton kulturë qytetare për çdo kënd që e quan VETEN NJERI.!
    Nëse LaliEri(dhj..siç shkruan ky Arbeni) është arrestuar për korrupsion pa shumë fakte BIBDËSE,Të tjerë kan VRAR NJËRZ DHE JAN TË LIRË PËR FAJE TË DREJTËSISË SË TREDHUR PREJ SB ’92.!
    POPULLI I DI TË GJITHA.

    Reply
  • Xoni says:
    April 19, 2025 at 8:56 pm

    Poplli e di ene qi tina Zotni Ethemi je debil,

    Reply
  • fjala says:
    April 19, 2025 at 11:01 pm

    Zoti Fatmir Xhafa ! E di hallin tuaj dhe qendrimin tani se SPAK eshte femija qe e keni bere ju, por per nje pjese te njerzeve, jo vetem qe eshte bere i besdishem, por nuk duam ti degjojme me emrin as SPAK-t e as Dumanit qe e mbajti dosjen 21 janari dhe Gerdeci mbi tavoline e tani e ka futur nen tavoline e merret me pulat e ngordhura. Jane te shitur, se diku kane gelltitur ndonje luge çorbe te prishur si prokurori dhe gjykatat. Kuptohet pse ju dhe i mbroni. Dumani behet burre me keto pula te ngordhura, po s’behet me Saliun nje kryekriminel qe duhej varur per gjuhe, s’behet me Fatmir Mehdiut, nje palaço hajdut e kriminel i pa shoq. Ku vene gjithe keto “urimet” tona, i degjon Dumani? Patjeter qe i degjon apo lexon, por diku eshte i ngrohet, por kur ti kthehen atij njerezit e viktimave, do i mberdhih bytha. Po te japesh dhe besh drejtesi, nuk te prek njeri, por po te besh si keta, e keqe te pret.

    Reply
  • Arben says:
    April 20, 2025 at 5:35 am

    Programi është i njohur, blerje votash

    Reply
  • ILIR says:
    April 20, 2025 at 6:23 am

    O Xhafa,a ke ndopak moral ? Vellain ne burg per droge dhe ti na ben moral.Car i di Shqiptaret budallenj ? Megjithate udheheqesi i juaj i madh keshtu i zgjedh bashkepunetoret dhe ky popull koqe e ha.

    Reply
  • Agron & Geron Xhafaj says:
    April 20, 2025 at 6:23 am

    Po ligjeron Fatka i Xhafes vellacko i Agronit ose Geronit te denuar per trafik droge ne Itali e njekohesisht Shefi i Komisionit AntiKorrupsion qe sapo mori detyren e zhduku me rrenje ate, Korrupsionin, e qe atehere vjedhjet qeveritare u zhduken si me magji.

    Reply
  • Avni says:
    April 20, 2025 at 7:24 am

    Spak done të të bëhet mbi shtetin.Sala e shanë para shqiptarëve ,por në dorë të atij janë,ai u jepë urdhëra si të veprojnë.

    Reply
  • nga Enveri tek Edveri says:
    April 20, 2025 at 8:49 am

    Rrugetimi i Fatmir Xhafajt ne jete – nga Pionier i Enverit tek Lakeu i Edverit.

    Reply
  • demo says:
    April 20, 2025 at 11:05 am

    Edhe me AQ,sa ka burgosur SPAK jam enthusiast me punen e SPAK dhe Di Pietro Dumanin.Edha me dhendrin e Berishes me behet zemra mal,edhe me zullapin e moralistit edykator Beqir Beqja,.Edhe me cunin punetor,Erion Velia,te shkathet,kuzhunjer,kamarier,si kopshtari sulltan Novruzit,qe u be Vezir.Sidomos me kete sherbestarin,qe i vate sherbimi kot.
    Vazhdo keshtu si e ke zene Dumani.Poplli eshte me Ty!

    Reply
  • Dashi says:
    April 20, 2025 at 11:55 am

    Demo , kush të ka dhënë mandatin të flasësh në emër të popullit ?! Në emër të popullit mund të flasë Presidenti , që përfaqëson me kushtetutë unitetin e popullit edhe pse i zgjedhur nga parlamenti jo nga populli . E pastaj , në emër të popullit ka të drejtë më tepër se kushdo tjetër të flasë kryeministri , që është votuar nga shumica e popullit . Po ashtu , në emër të popullit të bashkisë përkatëse , ka të drejtë të flasë edhe kryetari i bashkisë , askush tjetër nuk e ka atë mandat e aq më pak një person çfarëdo si demua , apo edhe dashi .

    Reply
  • demo says:
    April 20, 2025 at 12:33 pm

    Po si mor Dashi te flasin ne emer te Popllit keta hajdutet e votave dhe te pronave tona dhe te mos flase demo ne emer te popllit,qe nuk ka vjedhur asnje voteeee!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!??????????????????????????

    Reply
  • Dashi says:
    April 20, 2025 at 6:43 pm

    Të thashë se kush ka të drejtë të flasë në emër të popullit , ndërsa ti demo mund të flasësh vetëm për veten tënde e maksimumi edhe në emër të plakës tënde . Po ashtu edhe unë .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bonus 50 mijë lekë të vjetra për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja
  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?