Në Bullgari mbahen ditën e sotme zgjedhjet parlamentare. Në garë janë 22 parti dhe nëntë koalicione, ndërsa në qytetet bullgare qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Ndërkohë edhe në 4 qytete në vendin tonë janë hapur disa pika votimi, konkretisht në Kukës, Tiranë, Korçë dhe Elbasan. Deri më tani, procesi i votimit po kryhet normalisht dhe pa probleme, ndërsa ka nisur dhe mbyllet në të njëjtën kohë si në Bullgari.
Në këto zgjedhje po marrin pjesë qytetarët bullgarë, të cilët Shqipëria i njeh si pjesë e minoritetit në bazë të ligjit që është miratuar në vitin 2017. Referuar të dhënave të Censit 2023 ku për herë të parë është matur edhe minoriteti bullgar rezulton se 7057 persona në Shqipëri janë deklaruar dhe regjistruar si bullgar.
Para zgjedhjeve, një sondazh i Gallup International Balkans, që u publikua nga Radioja Kombëtare e Bullgarisë, sugjeroi se asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën në këto zgjedhje. Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borisov, GERB, pritet të dalë e para me rreth 26 për qind të votave. Megjithatë, kjo parti me shumë gjasa do të përballet me vështirësi në gjetjen e partnerëve qeverisës, duke i hapur rrugë bisedimeve të zgjatura për formimin e një koalicioni.
j.l./ dita

Historikisht nuk ka patur minoritet bullgar në Shqipëri, e cila u krijua politikisht nga Qeveria Rama me Ministër të Jashtëm Bushatin, që mburej se Shqipëria ka 9 minoritete! Minoritetet i përcakton shkenca e historisë dhe shkencat e tjera në shërbim të saj dhe jo politika, e cila është koniukturale sipas situatës! Minoritetet nuk mund të krijohen apriori sipas politikës koniukturale dhe këtu qëndron gabimi i Qeverisë Shqiptare. Bullgaria shfrytzoi dy gjëra: e para dhënjet e pasaportave individëve të interesuar për të lëvizur lirshëm në BE, dhe e dyta, kushtin që nuk do të vendoste veto ndaj hyrjes së Shqipërisë në BE. Natyrisht që ky veprim do të mbetet në histori se si krijohen « minoritetet » apriori pa bazë historike, por vetëm me ndërhyrje politike.
Paska bullgare ne Elbasan? Qe Viktor Eftimiu nga Boboshtica,e quante veten bullgar,kete e di,po se ku jane bullgaret ne Elbasan?Do jene regjistruar keta gollobordaket qe Solli Jashar Menxelxhiu ne Metalurgji..
Luaj vendit Edi Rama!!!!! Cfare po ndodh keshtuu! 4 Qytete me Bullgare..
Prandaj bertisje ti,kur u bllokua Maqedonia ne BE:-Kush ja ka qi..nenat bullgareve ?
Se kur kurva shan Horrin,,e ka nje arme te fshehte TRIMERI E KURVES.
Ashtu si shau ne Lokal ne Lushnje ne sy te Visar Zhitit,operativin e Deges,,pikturisti i Revistes NE SHERBIM TE POPULLIT.
e bere edhe gjysmen e Shqiprise Bullgare!
Vetëm ne skemi minoritete ndërkohë që kemi shqiptarë që nga koha e osmanëve në të gjithë ballkanin
Demo, sa per ata qe ti i quan “gollobordak” matu mire e fol me mend. Kalabardhasit (gollobordasit) jane 100% shqiptare, 100% atdhetare, jane fisnike si askush tjeter. Ata jo vetem qe ndihen mire si shqiptare, por kane derdhur gjakun per mbrojtjen e truallit te te pareve te tyre ilir-arberor-shqiptare, por edhe kane ndertuar Shqiperine dhe kane kontribuar ne cdo fushe te jetes sone ekonomike, shoqerore, kulturore, mjekesore, ushtarake. Po te permend fakte qe ti, Demo (qe nuk e thua dot emrin e vertete), Qemal Stafa ishte “gollobordak” sic i quan ti, Mustafa Qemal Ataturku ishte “gollobordak” etj. Kalabardha ka pasur 11 heronje te punes dhe mbi 90 deshmore te Atdheut.
Tjeter gje eshte se kushtet e sotme edhe kalabardhasit, te detyruar nga kushtet e perkujdesjes se shtetit, per veshtiresi ekonomike, kerkojne pasaporta per te emigruar jashte si shumica e shqiptareve. Me shume pasaporta bullgare jane marre nga Tiranasit, Durrsaket, Elbasanasit, Vlonjatet, Shkodranet etj., per faktin se ata nuk paguajne dot 3, 5, 7 apo 10 mije euro per pasaporte, sikurse sivellezerit e tyre te pasur neper qytete.
Per cfare i solli Jashar Menxhelxhiu ne Elbasan, per mustaqet e tij? Per cfare i solli Mnetor Muca ne Lezhe etj.? i sollen qe te ndertojne Shqiperine.
Mos fol si e emea e Zeqos maj thanes! Ki respekt ndaj ketyre burrave dhe grave dibrane, shqiptare, bije besnik te atdheut te tyre: Shqiperise!
Estrada e Korces:
Isha Ilia para se te vinte turku.
Ne Turku u bera Ali dhe me Italianet e bera Leo, sa ardhen ruset dhe u bera Aljosha.
Nuk zgjati shume dhe rusi they qafen dhe ardhen qinezet. E ndryshova prap emrin ,e bera Liu.
Kjo eshte historia e bullgareve,grekeve dhe aliene, vetem shqiptare nuk ka.
Se flasin shqip varja.
E shikoni nacionalizmin e shteteve bullgare,grek,serb?
Vetem nacionalizmi shqiptar mungon .
Pse?
Sepse shtetet qe permenda I bejne hyzmet vendit te vet dhe duan te shperbejne kombin shqiptar.
Ne ,shqiptaret jemi duke I ndihmuar ne kete sepse kemi nje bashki te koruptuar qe na hap qendra votimi.
Nga na dolen gjithe keta bullgare ne Korce?
Turp per Korcen ?
Shqiperia ka vdekur po vdiq Korca.
mali, shtet perreth nuk jane muslimane. nryshimi eshte fatal…islamik dhe patriot nuk shkon.
„Gjith keta bullgar „ jane 7000 vete dhe historikisht kane qene foles se kesaj gjuhe!
Golloborda ka rujt gjuhen e ndryshu besimin u bon mysliman si ne! Njeres te nerum e respektum si komshij e shoke klase!