Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, kandidati pro-perëndimor fiton raundin e parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, kandidati pro-perëndimor fiton raundin e parë
BoteLajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, kandidati pro-perëndimor fiton raundin e parë

Published: March 24, 2024
Shpërndaje

Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki kanë nxjerrë fitues diplomatin pro-perëndimor Ivan Korcok i cili do të përballet në balotazh me kandidatin Peter Pellegrini, aleat i ngushtë i kryeministrit majtist Robert Fico. Fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet më 6 prill, do të pasojë zonjën Zuzana Caputova, presidentja e parë grua e Sllovakisë dhe mbështetëse e fortë e Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.

Diplomati pro-perëndimor, Ivan Korcok, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki përballë kandidatit Peter Pellegrini, aleat i ngushtë i kryeministrit majtist Robert Fico. Fituesi i balotazhit do të pasojë zonjën Zuzana Caputova, presidentja e parë grua e Sllovakisë.

“Kandidati im fitoi. Jam e kënaqur dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë edhe balotazhi. Nuk e identifikoj veten me partinë e kandidatit Pellegrini. Kështu që mendoj se një kandidat i pavarur është zgjidhja më e mirë”, thotë votuesja Patricie Illichova.

- Publicitet -

Ivan Korcok ka shërbyer si ambasador i Sllovakisë në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani dhe mbështet fuqishëm anëtarësimin e vendit të tij në BE dhe NATO.

“Ivan Korcok fitoi raundin e parë me një diferencë të ngushtë prej rreth pesë për qind, çka do të thotë se shoqëria është e ndarë, se shoqëria është vërtet e shqetësuar pas fitores së Robert Ficos në zgjedhjet e shtatorit. Kjo nënkupton se ndryshimet e shpejta po shkojnë në drejtim të gabuar. Slogani “ata nuk mund të kenë gjithçka” duket se ka funksionuar tek pjesa më e madhe e elektoratit”, thotë analisti Miroslav Vlachovsky me organizatën GLOBSEC.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, do të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 6 prill. Kandidati pro-perëndimor paralajmëroi rrezikun që i kanoset vendit nga ndikimi rus.

“Nuk duhet të izolohemi për shkak se disa politikanë përkulen para Rusisë, po i nënshtrohen këtij agresori dhe nuk guxojnë ta thonë këtë në sy të votuesve. Ata thjeshtë fshihen sepse mendojnë se do të fitojnë pikë politike të brendshme. Unë nuk jam kështu”, tha kandidati për president Ivan Korcok, ish-Ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

Anketat e opinionit publik para zgjedhjeve sugjeronin një epërsi të kandidatit Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit majtist Robert Fico. Një fitore e balotazhit për zotin Pellegrini, aktualisht Kryetar i Parlamentit sllovak, do të forconte pushtetin e kryeministrit Fico, duke i dhënë atij dhe aleatëve kontrollin e posteve strategjike në vend.

Partia e kandidatit Pellegrini i është bashkuar koalicionit qeverisës, që menjëherë pas ardhjes në pushtet ndërpreu furnizimin me armë për Ukrainën. Presidentja aktuale, Zuzana Caputova, e cila nuk rikandidon, ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?