Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës në fazën e tretë, ARRSH: Më 6-7 gusht aksi bllokohet pas mesnatës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës në fazën e tretë, ARRSH: Më 6-7 gusht aksi bllokohet pas mesnatës
Aktualitet

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës në fazën e tretë, ARRSH: Më 6-7 gusht aksi bllokohet pas mesnatës

Published: August 5, 2026
Shpërndaje

Qarkullimi i automjeteve në aksin Durrës–Tiranë do të ndërpritet përkohësisht gjatë netëve të 6 dhe 7 gushtit, për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit, pjesë e projektit për zgjerimin e autostradës.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, bllokimi do të jetë nga mesnata deri në orën 04:30. Gjatë këtij intervali do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit, duke bërë të nevojshëm pezullimin e lëvizjes në dy korsitë e drejtimit Durrës–Tiranë. Ndërkohë, qarkullimi nga Tirana drejt Durrësit do të vijojë normalisht.

Për të shmangur bllokimin e plotë të trafikut, automjetet që udhëtojnë nga Durrësi drejt Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohen në rampat e autostradës Thumanë–Kashar.

Mjetet me destinacion aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë itinerarin në autostradën Kashar–Thumanë, ndërsa drejtuesit që kanë destinacion Tiranën do të orientohen përmes sinjalistikës së përkohshme në rrugën dytësore, për t’u rikthyer më pas në autostradë pas mbikalimit të Kasharit.

- Publicitet -

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur gjatë zhvillimit të punimeve.

“Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Më datë 6 dhe 7 gusht 2026, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Durrës-Tiranë.

Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë-Kashar.

Mjetet me destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen me sinjalistikën e përkohshme në rrugën dytësore duke u rikthyer në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit”, njofton ARRSH.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?