Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjerohet shërbimi, çdo të hënë urgjencat do të trajtohen edhe tek spitali “Shefqet Ndroqi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjerohet shërbimi, çdo të hënë urgjencat do të trajtohen edhe tek spitali “Shefqet Ndroqi”
AktualitetLajmi i funditShoqëri

Zgjerohet shërbimi, çdo të hënë urgjencat do të trajtohen edhe tek spitali “Shefqet Ndroqi”

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

 

Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shërbimi i Hemodinamikës do të zgjerohet edhe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku do të trajtohen edhe urgjencat.

Gjatë një takimi të zhvilluar me stafin mjekësor të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar edhe skemën e re që do të zbatohet në këtë spital për ofrimin e shërbimit të urgjencave dhe ndërhyrjeve të planifikuara, kryesisht për rrethet.

- Publicitet -

“Sot jemi për një tjetër punë të mirë në Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, për t’u zgjeruar Shërbimin e Hemodinamikës. Në sajë të punës së mjekëve, të përforcimit me staf kardiologësh dhe me hemodinamistë ne këtë spital, do të rrisim kapacitetet tona për të kryer ndërhyrje në zemër. Përveç ndërhyrjeve të planifikuara, kemi tashmë kapacitetet për të marrë një ngarkesë  24 orëshe, për të ofruar një shërbim edhe për urgjencat, duke filluar me të hënat, si dhe në orarin 70:00-15:00 për ditë të tjera, për të gjitha urgjencat në ketë spital, për zonat e Elbasanit, Durrësit edhe Korçës, duke filluar nga muaji maj”,- tha ministrja Manastirliu.

Gjatë takimit me mjekët, infermierët dhe stafin e administratës në këtë spital, Manastirliu nënvizoi se veç rritjes së pagave në muajin maj, plani për rritjen e pagave të targetuara do vijojë edhe në 2024, ku në fokus do të jenë mjekët e familjes.

“Pagat do të rriten nga muaji maj. Për mjekët specialistë rritja do të jetë me 50.000 lekë të reja në muaj, ndërsa për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të jetë më 7% këtë vit dhe në 2024 ne kemi planifikuar një rritje tjetër të targetuar, një rritje tjetër për këto dy kategori, në mënyrë që të kemi një rritje page dinjitoze. Nga gjithë reforma e rritjes së pagës përfitojnë mbi 22.000 punonjës të shëndetësisë, përfshirë mjekë, infermierë, teknikë të shkencave mjekësore dhe gjithashtu edhe punonjësit tanë të administrates. Për punonjësit e administratës kjo rritje është goxha e ndjeshme, varion nga 25-50%”,- theksoi Manastirliu.

Pas hapjes së Shërbimit të Hemodinamikës dhe më pas edhe të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, do të hapet për herë të parë edhe shërbimi i urgjencës për trajtimin e sindromit koronaro-akut.

Përveç shërbimit 24/7 në QSUT, shërbimi i urgjencës për interventet kardiake do të jetë 24 orë çdo ditë të hënë në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, si dhe do të priten urgjencat çdo ditë në fashën orare 07:00 – 15:00 për Sindromën Koronar Akut për qytetarët që kanë indikacion urgjent për të kryer angiografi/angioplastikë sipas zonave të mbulimit të referuar nga urgjenca kombëtare.

Aktualisht shërbimi i hemodinamikës ofrohet në 4 spitale publike QSUT, Spitalin “Shefqet Ndroqi”,  Spitali Memorial Fier dhe Spitali Rajonal Shkodër, dhe falë këtij diversifikimi të ofrimit të këtij shërbimi në jug, veri dhe qendër, janë konsoliduar më tej ndërhyrjet koronare në vendin tone, duke e ofruar këtë shërbim falas dhe duke plotësuar nevojat e qytetarëve për këtë shërbim jetik, afër vendbanimit.

 

p.k\dita 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur
  • Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?