Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjidhen drejtuesit e ri të të PS në qarkun e Elbasanit, Gjiknuri: I fitojmë të gjitha bashkitë në qark
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Zgjidhen drejtuesit e ri të të PS në qarkun e Elbasanit, Gjiknuri: I fitojmë të gjitha bashkitë në qark
Politike

Zgjidhen drejtuesit e ri të të PS në qarkun e Elbasanit, Gjiknuri: I fitojmë të gjitha bashkitë në qark

Published: July 15, 2022
Shpërndaje

Partia Socialiste ka ndezur motorrët për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Nga Elbasani ku u zhvillua takimi i fundit i prezantimit të kryetarëve të rinj në të gjitha Bashkitë e Qarkut, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, shprehu bindjen për fitoren e thellë të socialistëve.

Gjiknuri theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesve të rinj shërben edhe si një dialog i mirëfilltë me anëtarësinë e Partinë Socialiste. “Përpara na presin detyra të tjera sikurse është ngritja e të gjithë strukturës së koordinatorëve elektoralë, seketarëve organizativ dhe të gjitha strukturave të tjera, me qëllim që Partia Socialiste brenda vjeshtësh të jetë gati për zgjedhjet e pritshme që besoj do të zhvillohen në pranverën tjetër.

Partia Socialiste është në një fazë të plotë të rigjenerimit, të riorganizimit të saj përballë sfidave që na presin. Ne jemi të bindur, jo vetëm në Elbasan, kudo do të arrijmë fitore”, theksoi ai.

- Publicitet -

Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi se PS futet në zgjedhjet e ardhshme me një sërë arritjesh të rëndësishme. “Pavarësisht se Partia Socialiste ka vite në qeverisje dhe për dikë kjo do dukej si disavantazh, përkundrazi ne mendojmë që është një bagazh i tërë arritjesh për Partinë Socialiste në qeverisjen e saj. Me një strukturë më të shëndoshë, pas proceseve që zhvilluam, Partia Socialiste do të jetë fituese dhe në Qarkun e Elbasanit ne synojmë t’i fitojmë të gjitha bashkitë dhe do t’ia dalim”, deklaroi Gjiknuri.

Teksa nënvizoi rëndësinë e dialogimit të hapur me anëtarësinë, Gjiknuri shtoi se PS është platforma më e madhe e komunikimit demokratik në Shqipëri. “Është momenti për një dialog të hapur me anëtarësinë. Unë ju bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave që janë anëtarë, edhe ato që nuk janë, të afrohen me Partisë Socialiste.

Kjo parti është platforma më e madhe e komunikimit demokratik brenda këtij vendi. Ne jemi partia më e ‘shëndoshë’, kemi njerëzit më të mirë. Pse jo edhe për gjërat që nuk shkojnë mire, ta shfrytëzojmë Partinë Socialiste me të gjitha mënyrat e komunikimit të saj për të arritur në një shkallë më të lartë demokracie dhe për të përmirësuar qeverisjen dhe partitë politike në Shqipëri. Partia Socialiste është shembulli më i mirë për ta”, shtoi më tej Gjiknuri.

Pas prezantimit dhe zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste në të gjitha Bashkitë e Qarkut të Elbasanit, ky proces do të shtrihet në çdo njësi administrative me qëllim rigjenerimin dhe riorganizimin e kësaj force në çdo këshill socialist.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?