Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë, kush është Sokol Sadushi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë, kush është Sokol Sadushi
KronikeKryesore

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë, kush është Sokol Sadushi

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Është zhvilluar sot mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për të zgjedhur kryetarin e kësaj Gjykate.

Në përfundim të mbledhjes, rezultoi se i zgjedhur me 17 vota pro dhe 1 votë kundër ishte Sokol Sadushi.

Njoftimi i GJL:

- Publicitet -

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi më datë 17.10.2023 procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj Gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Referuar kërkesave të nenit nenin 51 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), nenit 26, pika 1 të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (të ndryshuar), si edhe vendimit Nr. 485, datë 21.09.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit.

Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me me 17 vota pro dhe 1 votë kundër, Z. Sokol Sadushi, si Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Por kush është Sokol Sadushi?

Sokol Sadushi është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986 si dhe ka përfunduar studimet Master po në këtë fakultet në vitin 2003.

Në vitin 2006 ka marrë gradën “Doktor i shkencave” dhe në vitin 2013 ka marrë gradën shkencore “Profesor i Asociuar”.

Ka punuar si prokuror në Sektorin e Kontrollit të Përgjithshëm në Rrethin e Vlorës (1986-1991). Ka qenë pedagog i lëndëve si “ E drejtë administrative”, “ E drejtë kushtetuese e krahasuar”, “Kontrolli kushtetues” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1992-2010).

Ka ushtruar profesionin e avokatit për periudhën 1993-1998. Ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në periudhën 1998 – 2011. Nga viti 1997 ai është pedagog i lëndës “ E Drejtë Administrative” në Shkollën e Magjistraturës dhe nga viti 2014 është Drejtor i kësaj Shkolle.

Ai është autor i disa librave si : “Gjykata Kushtetuese dhe Kontrolli Ligjor për Administratën”, “ Drejtësia Kushtetuese në zhvillim”, E drejta administrative”, “ E drejta administrative 2”, “Kontrolli Kushtetues”.

Sadushi mbajti postin e zv.krytearit të Gjykatës së Lartë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?