Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme
Lajmi i funditPolitike

Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme

Published: September 16, 2024
Shpërndaje

Procedura e hedhjes së shortit publik e mbajtur në ndërtesën ‘Poli i Drejtësisë” përzgjedhi trupën e re gjyqësore me mandat 4-vjeçar, që do të nisë nga puna me gjykimin e procesity zgjedhor më të afërt, atë të zgjedhjeve parlamentare që mbahen në pranverën e vitit tjetër.

Në përfundim të shortit gjyqtarët e kësaj trupe do të jenë;  Ornela Naqellari, Alma Kodraliu, Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Celami. Pas kësaj procedure, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njoftoi se po të hënën në mbledhjen e radhës miratoi zgjedhjen e 8 anëtarëve të rinj të kolegjit.

Kjo trupë gjyqësore ngrihet dhe funksionon në bazë të neneve të posaçme të Kodit Zgjedhor, ku parashikohet që është shkalla e fundit e ankimimit nga partitë apo kandidatët kundër vendimmarrjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhore.

- Publicitet -

Gjyqtarët që përbëjnë Kolegjin Zgjedhor duhet të vijnë, sipas ligjit, nga radhët e gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses, me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, nga gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit, gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

Përjashtohen nga shorti gjyqtarët e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Për punën e kësaj trupe ambjentet e punës janë caktuar në Gjykatën Administrative e Apelit dhe trupagjyqësore thirret në detyrë sa herë që pranë kësaj gjykate depozitohen ankime ndaj vendimeve të KQZ-së.

Ligji parashikon që kolegji të thirret në detyrë jo më vonë se 50 ditë përpara zgjedhjeve dhe qëndron i mbledhur deri në përfundim të gjykimit të ankimeve ose të kalimit të afateve të ankimit për procesin zgjedhor përkatës./BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?