Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhduken arkat me drogë nga kontenieri? 20 të arrestuar në Portin e Durrësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zhduken arkat me drogë nga kontenieri? 20 të arrestuar në Portin e Durrësit
Aktualitet

Zhduken arkat me drogë nga kontenieri? 20 të arrestuar në Portin e Durrësit

Published: July 17, 2022
Shpërndaje

Policia e Durrësit njoftoi të dielën arrestimin e 20 personave, mes së cilëve punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale, kompanisë që operon në terminalin e kontejnerëve dhe një subjekti që importon banane, pas konstatimit të një kontejneri që i mungonin elementët e sigurisë.

“Pasi është hapur ky kontejner, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane dhe se në kontejner mungonin arka me banane,” tha policia për mediat.

Punonjësit e Task-Forcës së Policisë Kufitare, asaj vendore dhe doganës kishin konstatuar se kontejneri ishte i paplumbosur me plumbçe, duke ngritur dyshime se arkat me banane që mungonin mund të kenë qenë të mbushura me lëndë narkotike.

- Publicitet -

Policia arrestoi si të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”, e kryer në bashkëpunim, 13 punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale Durrës, në varësi të Autoritetit Portual Durrës dhe që ka përgjegjësinë për sigurinë në port. Tre punonjës të tjerë u arrestuan me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Me po të njëjtat akuza u arrestuan edhe një 49 vjeçar me inicialet G. H, operator i kompanisë “Mariner Adriatic” që operon në Portin e Durrësit dhe një 27 vjeçar me inicialet R. B., operator i një kompanie të dytë.

Gjithashtu, në pranga përfunduan një 46 vjeçar me iniciale A. M., që punonte në kompaninë që priste ngarkesën me banane dhe shoferin e kompanisë së bananeve, 46 vjeçarin me inciale N. A.

Policia nuk njoftoi për numrin e arkave që mungonin në kontejner dhe vendin nga ishte nisur, por zëdhënësja për mediat e Drejtorisë së Policisë Durrës bëri me dije për BIRN se janë elementë që cilat janë ende në verifikim.

Përfaqësuesit e Autoritetit Portual Durrës nuk ishin të arritshëm për një koment pas arrestimit të 16 punonjësve të Forcës së Sigurisë Portuale Durrës.

Episodet e shënuara në Portin e Durrësit vitet e fundit kanë dëshmuar për punonjës në sektorë të ndryshëm të portit, të cilët tërheqin sasitë e drogës që fshihet në kontejnerët e sjellë nga Amerika Latine përpara se të kalojnë në skaner apo raste të marrjes së arkave me drogë, pasi ato i shpëtojnë kontrollit të autoriteteve në port.

Rasti i fundit i kapjes së drogës në Portin e Durrësit u konstatua më 15 qershor, kur policia gjeti 45.5 kilogramë kokainë midis një ngarkese me mish pule në një kontejner frigoriferik që kishte mbërritur nga Brazili, për të cilën policia arrestoi Egert Vargun, agjent doganor dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës si dhe Arben Ferizin, një biznesmen nga Kosova.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Qellimi u arrit. says:
    July 18, 2022 at 12:45 am

    Eshte e llogaritur nga “Bosset” e droges qe 10% e saj edhe po nuk u kap nga Policia e denoncojne vete kontrabandistet qe te justifikojne punet e sherbetorve te tyre ne Polici, Dogana, SHISH, etj etj.
    Cmimi i kesaj sasie te vetedenoncuar i kalon pjeses tjeter pra 90% qe tregetohet lirshem nen mburojen e agjenteve antridroge dhe te policise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?