Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhdukja e dy shoqeve 19 vite më parë, dëshmitarja: U vranë dhe u groposën në dunat e Divjakës. Policia nis verifikimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zhdukja e dy shoqeve 19 vite më parë, dëshmitarja: U vranë dhe u groposën në dunat e Divjakës. Policia nis verifikimet
AktualitetKronike

Zhdukja e dy shoqeve 19 vite më parë, dëshmitarja: U vranë dhe u groposën në dunat e Divjakës. Policia nis verifikimet

Published: March 9, 2023
Shpërndaje

Policia ka nisur verifikimet për rastin e dy shoqeve të zhdukura, Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu, mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004, menjëherë pasi një dëshmitare rrëfeu çfarë dinte për një emision televiziv.

Forca policie, në drejtimin e kreut të komisariatit të Divjakës Edmond Merkaj, kanë shkuar në vendin ku dëshmitarja tha se janë varrosur dy gratë.

Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Kjo është një nga ato histori që bëjnë jehonë ende dhe sot për faktin se nuk ka asnjë gjurmë për fatin e të dyjave, por edhe sepse i vetmi autor i dyshuar nuk jeton më.

- Publicitet -

Arben Hoxha bashkëjetuesi i Nertila Osmanit, kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës i cili është vrarë në vitin 2005. Vajzat u njohën në lokalin ku punonin bashkë në zonën e ish-bllokut në Tiranë në vitet 2000.

Periudhë gjatë së cilës Nertila u lidh me Arbenin, ndërsa nisën bashkëjetesën duke marrë një shtëpi me qera, në zonën e Laprakës. Në vitin 2003 vjen në jetë vajza e tyre e vetme. Ata nuk patën celebrim, ndërsa ditën që partneri i kërkoi Nertilës të takoheshin pranë doganës, do të nisej për në Gjermani.

Pas debatit qe ndodhi mes tyre Nertila shkon tek shoqja e saj Sonila Kryeziu. Ajo njofton në telefon fqinjën se do të kthehej atë natë.

Arbeni ishte personi i fundit që Nertila pati kontakt, ndërsa e ëma mëson se edhe shoqja e saj ishte larguar po atë natë, pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar rreth orës 20:30-të të mbrëmjes më datë 11 mars të vitit 2004.

Biseda në emision

Dëshmitarja: Unë jam … nga Tirana dhe martuar në Lushnjë. Unë di të vërtetën çfarë ka ndodhur me dy vajzat.

Odeta Dume: Na tregoni…

Dëshmitarja: Ish e dashura e Benit (kreu i një prej bandave të Lushnjës)

Odeta Dume: Po

Dëshmitarja: Ben Hoxha quhej dhe ai i vrau të dyja.

Odeta Dume: Ku ka ndodhur vrasja?

Dëshmitarja: I ka vrarë dhe i ka varrosur në Divjakë. Në plazhin e Divjakës në rërë

Odeta Dume: Nga e mësove këtë ngjarje ti, nga e di ti që…

Dëshmitarja: Sepentja. Sepentja quhej Armand dhe ai ka groposur trupat. Ai më ka treguar krimin, ka qënë nën efektin e alkoolit.

Odeta Dume: Ku jeton ky?

Dëshmitarja: Ai për fat ka vdekur vjet dhe ka qënë pjesë e grupit të Arben Hoxhës. Ama ai nuk ka qenë vetëm. Rrëmujë e sherre e shamata, se Beni kishte një gjë. Nëqoftëse t’i i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend. Ishe i eleminuar

Odeta Dume: Sa persona kanë marrë pjesë në krim?

Dëshmitarja: Vajzat i vrau Beni dhe trupat i kishte hedhur në makinë. Ai ka telefonuar Sepenten dhe një person tjetër që t’i groposnin. Dhe këta të dy i groposën trupat e vajzave.

Odeta Dume: Të kujtohet, çfarë vendi konkretisht të ka treguar?

Dëshmitarja: Sa kaloje gabinat e plazhit, që kanë qenë të kohës së Enverit. Sa i kaloje, janë ato si kodrina të rërës, si duna. Aty i kanë groposur.

Odeta Dume: Po emri i personit të tretë të kujtohet? Ai që shoqëroi Sepenten për të groposur trupat?

Dëshmitarja: Nuk ma ka thënë emrin, po sigurisht pjesë e grupit të tyre ka qenë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Kultura politike, kultura qytetare dhe kuptimi demokratik i dorëheqjes

Komentet e Fundit

  1. Mirësia on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  2. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  3. . on Rama flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  4. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?