Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhduku për dy vite lumë sendesh luksi në familjen e pasur në Tiranë, zbulohet pastruesja filipinase
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zhduku për dy vite lumë sendesh luksi në familjen e pasur në Tiranë, zbulohet pastruesja filipinase
AktualitetKronike

Zhduku për dy vite lumë sendesh luksi në familjen e pasur në Tiranë, zbulohet pastruesja filipinase

Published: April 19, 2026
Shpërndaje

Një shtetase nga Filipina është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se për një periudhë rreth dyvjeçare ka vjedhur sende me vlerë të konsiderueshme nga banesa e një familjeje shqiptare në kompleksin “Ambasador 3” në kryeqytet.

Sipas burimeve hetimore, e dyshuara ishte e punësuar si sanitare me kohë të pjesshme në apartamentin e familjes, e cila nuk jetonte në mënyrë të përhershme në Shqipëri, por e frekuentonte herë pas here banesën.

Nga kallëzimi i bërë, rezulton se në banesë mungonin sende luksi me vlerë të lartë, përfshirë dy çanta Chanel me vlerë rreth 12 mijë euro, një çantë Hermès me vlerë rreth 46 mijë euro dhe një tjetër të së njëjtës markë me vlerë 6,600 euro.

- Publicitet -

Po ashtu, janë raportuar të vjedhura bizhuteri të shtrenjta, si vathë me diamant 1 karat me vlerë rreth 10 mijë euro dhe një unazë me diamant 3.2 karat me vlerë rreth 15 mijë euro.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në periudha të ndryshme janë marrë edhe shuma parash nga 100 deri në 500 euro, duke arritur në një total prej rreth 20 mijë eurosh.

Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe ka arritur në përfundimin se autorja e dyshuar ishte pikërisht punonjësja e shtëpisë. Sipas të dhënave, ajo kishte krijuar një kopje të çelësit të apartamentit dhe hynte në banesë në mungesë të pronarëve.

Gjatë kontrollit në banesën e saj, autoritetet kanë sekuestruar disa prej sendeve të vjedhura, përfshirë një medalion të markës Bulgari dhe një palë vathë Elisabetta Franchi. Megjithatë, pjesa më e madhe e sendeve të raportuara nuk është gjetur ende.

Nga hetimet ka rezultuar se e dyshuara ka kryer vjedhje edhe në banesa të tjera të të afërmve të familjes ku punonte. Gjithashtu, është zbuluar se gjatë një periudhe katërmujore ajo ka frekuentuar 171 herë një kazino në zonën e “Tajvanit” në Tiranë.

Shtetasja e huaj ka pranuar autorësinë e veprave penale gjatë marrjes në pyetje, duke deklaruar se sendet e vjedhura nuk i posedon më.

Aktualisht, ajo ndodhet në paraburgim në institucionin e vuajtjes së dënimit për gratë në Pogradec. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të çështjes dhe gjetjen e sendeve të tjera të vjedhura.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • prehistoriku says:
    April 19, 2026 at 3:08 pm

    Te zbulojn edhe e kujt është banesa

    E habitshme qe nuk kan denobcuar prej dy vitesh

    Reply
    • Vlora 97 says:
      April 19, 2026 at 3:09 pm

      Do jet ndonje shoqe e Beqindës

      Nga ato që palloshi kurvë i quan të pastreha

      Reply
  • Xhaxhi Naqiu says:
    April 20, 2026 at 6:44 am

    Bingo

    Reply
  • Remo says:
    April 20, 2026 at 11:57 am

    T’i jepet shtetesia shqiptare! Noter Baromi, firmose shpejte se nuk ka kohe per te humbur. Ajo ka Rilindur ne Shqiperine tone. Nje bast i fituar nga Gjatoshi. Ne zgjedhjet e ardhshme, te jete ne krahe te Ballukes dhe Zegjinese po vetem mos tregoni kujt i ka perlare ato sendet e cmuara, s’e na dalìn halle te tjera, i cmuar eshte akti i saj! Shqiperia po behet, s’keni pare gje akoma!
    Rrofte Ethemeria!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?