Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhvatje e miliona eurove me kriptovaluta, operacion i Policisë italiane dhe SPAK, tre arrestime në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zhvatje e miliona eurove me kriptovaluta, operacion i Policisë italiane dhe SPAK, tre arrestime në Tiranë
KronikeKryesore

Zhvatje e miliona eurove me kriptovaluta, operacion i Policisë italiane dhe SPAK, tre arrestime në Tiranë

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Policia italiane e koordinuar nga Prokurori Publik i Pordenone në bashkëpunim me Policinë Shqiptare të koordinuar nga SPAK në Tiranë, përfundoi një veprimtari hetimore, e cila ka çuar në tre arrestime dhe pesë kontrolle në territorin shqiptar, që po kryhen aktualisht në kuadrin e operacionit “Dream Earnings”.

Mediat italiane raportojnë se hetuesit e Qendrës Operative për Sigurinë Kibernetike në Friuli dhe të Pordenone, me Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe Njësinë e Krimeve Kibernetike të Policisë Shqiptare kanë zbuluar një rrjet mashtrimi të shitjeve online.

Pas hetimeve është zbuluar një skemë kriminale komplekse, e cila përfshinte pastrimin e shumave të vjedhura në vende të ndryshme anëtare të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kripto-valuta.

- Publicitet -

Arrestimet dhe kontrollet u kryen ndaj shqiptarëve, të gjithë banues në Tiranë dhe pjesë e një organizate që dyshohet se ka mashtruar disa qindra shtetas italianë.

Shuma e mashtrimit është disa milionë euro, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Vetëm pas analizës së sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale. Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, doli se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në atë pikë sa i bindnin viktimat të merrnin borxhe dhe të paguanin, me kalimin e kohës, disa qindra mijëra euro.

Nga hetimet telematike u zbuluan rreth 90 mijë kontakte telefonike të italianëve për përdorim nga operatorët call center, të gatshëm për t’u kontaktuar për propozime mashtruese investimi.

Rreth 42 mijë telefonata të bëra nga qendra e thirrjeve janë përgjuar. Vlerësohet se lëvizja e parave mund të arrijë në disa dhjetëra milionë euro. Si rezultat i aktivitetit në Tiranë u sekuestruan dy Call Center me mbi 60 stacione pune të pajisura me kompjuter personal dhe dy serverë të lidhur me stacionet e punës.

Në Itali u sekuestrua edhe serveri i përdorur nga organizata për të mbuluar gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?