Mali i Dukatit në Vlorë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.
Dyshohet se zjarri është vendosur nga barinjtë e zonës.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për lokalizimin e flakëve, por terreni po e vështirëson punën e tyre.
Flakët kanë nisur që prej orës 04:30 të mëngjesit ndërsa zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot prej terrenit të vështirë.
Vendosja nën kontroll e flakëve është e vështirë edhe për shkak të erës, pasi po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit, njëkohësisht po vështirëson dhe punën për shuarjen e tyre.
j.l./ dita
