Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 14 vatra u raportuan gjatë 24 orëve të fundit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 14 vatra u raportuan gjatë 24 orëve të fundit!
AktualitetLajmi i fundit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 14 vatra u raportuan gjatë 24 orëve të fundit!

Published: July 23, 2022
Shpërndaje

2 vatra zjarri janë aktive në vendin tonë, në Bërzanë në bashkinë Lezhë ku operacioni nisi që në orën 5 t mëngjesit nga forcat e armatosura dhe forcat e pushtetit vendor, për fikjen përfundimtare të vatrave dhe në fshatin Shetaj të Durrësit ku është vetëm një vatër aktive, e cila zhvillohet me Intensitet të ulët.. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 14 vatra zjarri.

Janë angazhuar 190 forca operacionale në  terren me 28 mjete, ku përfshihen forcat zjarrfikëse, policisë së shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të emergjencave civile vendore, të cilat bënë të mundur izolimin e plotë dhe shuarjen e vatrave:

-në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, në fshatin Burbullush në bashkinë Vau-Dejës, në fshatin Mashë, në Fshatin Radë dhe në mbikalimin e Fllakës, Durrës, në Tragjas të Vlorës, në Vergo të Delvinës, në fshatin Plashnik i Madh dhe Terpan të Poliçanit, Bogovë të Skraparit, Kodër Krastë të Elbasanit dhe fshatin Kukur të Gramshit

- Publicitet -

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.
U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm përgjate fundjavës, ku sipas Institutit të Gjeoshkencës  parashikohen ditë të nxehta në të gjithe vendin dhe rrisku nga zjarret është i lartë.
Mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri! Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht!

Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.

Kujtojmë se zjarret në vendin tonë kanë qenë mjaft problematike gjatë ditëve të shkuara përkatësisht në zonën e Lezhës dhe Krujës. Zjarret e mëdha të favorizuara nga era kanë përpirë toka me të mbjella dhe ndërhyrja në disa zona për shkak të terrenit ka qenë mjaft e vështirë. Në disa zona, më konkretisht Krastë të Krujës, Mali i Çikës në Vlorë dhe disa fshatra në Lezhë zjarret kanë qenë të qëllimshme.  Ndërkohë, zjarre ka patur edhe në zonën e Fierit, Lushnjë, Shkodër, Durrës por edhe në Gjirokastër. Lufta me ‘flakët’ është prezente edhe në Evropën Perëndimore ku shumë në shumë shtete zjarri ka ‘përvëluar’ tokat. Kulmi ka qenë në Britaninë e Madhe ku temperaturat shënuan shifra rekord dhe mjaft shqetësuese.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora
  • Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian

Komentet e Fundit

  1. Dashnor Osmani on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. ANA on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  3. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  4. Ethem Lalaj on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  5. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?