Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarrfikës apo zjarrvënës? Gafa e Ministrisë me “videon e Luanit”, denoncon për Sazanin të dekoruarin nga Rama
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Zjarrfikës apo zjarrvënës? Gafa e Ministrisë me “videon e Luanit”, denoncon për Sazanin të dekoruarin nga Rama
KryesoreLajmi i fundit

Zjarrfikës apo zjarrvënës? Gafa e Ministrisë me “videon e Luanit”, denoncon për Sazanin të dekoruarin nga Rama

Published: 6 Qershor, 2022
Shpërndaje

Një person është filmuar në këto pamje mes zjarrit në zonën e Sazanit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ai është zjarrvënës, por në fakt rezulton të jetë zjarrfikës.

Madje sipas njoftimit që është shpërndarë nga zyra e shtypi te Ministria e Mbrojtjes, e dërguar gazetarëve privatisht, thuhet se Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar autorin apo autorët e kësaj zjarrvënnie që mori përmasa të mëdha.

- Publicitet -

Por në fakt ne pamje duket zjarrfikësi Luan Kapaj, i njohur për heroizmin e tij duke shpëtuar disa njerëz në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ai po ndizte një zjarr të kontrolluar. Një djegie e kontrolluar është një zjarr i vendosur qëllimisht për të hapur breza dhe për të penguar zjarrin e madh që të shpërndahet në të gjithë zonën.

Në dhjetor 2019 kryeministri Edi Rama i ka dhënë atij medaljen e artë të vlerësimit profesional zjarrfikësit të Vlorës, pasi mori pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat në Durrës pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Këtë dekoratë e mori për herë të parë një individ, pasi më parë e morën ekipet e kërkim shpëtimit të vendeve të huaja që ndihmuan pas tragjedisë.

“Ndodh që kur dikush bën mirë një punë, njerëzit thonë ‘detyrën po bën’, por dallimin e bën pikërisht përkushtimi dhe cilësia në kryerjen e detyrës.

Me shumë respekt dëshiroj të dorëzoj këtë medalje dhe të them se jam i privilegjuar dhe i prekur që jam pranë teje, sepse në kushtet e jetës së përditshme njerëzit si ti janë thjeshtë në jetën e tyre dhe ne rrallë i shohim. Të jam shumë mirënjohës dhe të falënderoj për gjithçka”, i tha Rama.

Ja teksti te shperndare nga stafi e ministrisë

”Një video që dyshohet të jetë bërë nga punonjës të operacioneve të fikjes së zjarreve ka zbuluar një person që dyshohet të jetë autor njërës prej zjarrvënieve në ishullin e Sazanit. Policia bën me dije se ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar autorin apo autorët e kësaj zjarrvënnie që mori përmasa të mëdha. Nga videoja e siguruar, personi duket që del nga një vatër e sapondezur zjarri. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar atë të ndërmarrë një veprim të tillë, por Kodi Penal në fuqi parashikon ndëshkime deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë në Shqipërië.
Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.”

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Video-2022-06-06-at-5.44.59-PM.mp4

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedia në Shkodër, kush ishte KAPITENI i anijes që dha jetën për të shpëtuar dy turistë!
  • Manisë së kullave në Tiranë nuk i shpëtojnë as religjionet, kullë e re te “Rruga e Kavajës” nga Kisha Ortodokse!
  • BE-ja pas koncertit të Thompsonit: Dënojmë çdo shprehje të fashizmit
  • Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit
  • E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Elon Musk themelon partinë e tij “America Party”: Nuk jemi në demokraci, do t’iu kthej lirinë
  2. TRENI në Trump sulmon Elon Musk: Ka dalë nga binarët, më vjen keq! Partitë e reja nuk funksionojnë në Amerikë
  3. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  4. TRENI në Trump sulmon Elon Musk: Ka dalë nga binarët, më vjen keq! Partitë e reja nuk funksionojnë në Amerikë
  5. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?