Pas ‘luftës’ 4 ditore në ishullin e Sazanit, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se ka arritur të neutralizojë vatrat e zjarrit.
Sipas njoftimit, për të neutralizuar vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit janë angazhuar 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije, ndërsa mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri.
Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se sot ka përdorur për herë të parë sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”. Ministria ka vijuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA-ve.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.
Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.
Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin gjen. Arben Kingji.
a.m/dita
Po bleni nja dy canadair o shtet hajdut