Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarri te ‘Arlis’, arrestohet menaxherja e supermarketit, në kërkim administratori i firmës së ndërtimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zjarri te ‘Arlis’, arrestohet menaxherja e supermarketit, në kërkim administratori i firmës së ndërtimit
AktualitetKronike

Zjarri te ‘Arlis’, arrestohet menaxherja e supermarketit, në kërkim administratori i firmës së ndërtimit

Published: April 15, 2026
Shpërndaje

Policia ka arrestuar mesditën e sotme katër persona pas zjarrit që përfshiu një pallat pranë “Farmacisë 10” në Tiranë një ditë më parë.

Mes të arrestuarve është edhe menaxherja e marketit, e cila ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri që më pas përpiu të gjithë fasadën e pallatit. Në pranga ka rënë edhe administratori i pallatit dhe dy persona të tjerë.

Deri në këto momente bëhet fjalë për 71 apartamente të dëmtuar, ndërkohë që po verifikohet se sa prej tyre janë djegur plotësisht dhe sa pjesërisht.

Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se administratori i firmës që ka ndërtuar pallatin është shpallur në kërkim nga Policia. Megjithatë deri në këto momente ai nuk është lokalizuar ende se ku ndodhet.

- Publicitet -

“Lidhur me ngjarjen e djeshme të përfshirjes nga flakët të pallatit në kompleksin pranë farmacisë 10, policia ka arrestuar 4 persona, konkretisht:

-Menaxheren e Big Marketit që ndodhej poshtë pallatit, Razie Sula

-Administratori i pallatit, Agron Cara

-Nënkontraktori i fasadës së pallatit, Altin Furtuna

-Inxhinieri, Enver Ademi

Ndërkohë, në kërkim është shpallur Armand Lilo, administrator i kompanisë “Arlis”.”

Si pasojë e tymit të dendur, 4 persona, dy qytetarë dhe dy zjarrfikës janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie.

Zjarri ka përfshirë fasadën e një pallati në zonën tek “Farmacia 10”, në aksin e “5 Majit”, përballë QSUT-së. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë qenë aktive për disa minuta, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Kompania “Arlis” ka reaguar një ditë pas ngjarjes duke thënë se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe punimet e kryera në godinë janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente.

“Megjithatë, shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk pavarësisht se nuk mbart asnjë përgjegjësi ligjore, por në kuadër të përgjegjësisë sociale si kompani, si dhe angazhimit të saj për të qenë pranë njerëzve që e kanë besuar dhe banorëve të prekur, merr përsipër me shpenzimet e saj, rindërtimin e plotë të fasadës së pallatit të dëmtuar nga zjarri si dhe rindërtimin e të gjithë apartamenteve të dëmtuara duke i kthyer në gjendjen fillestare, pra në të njëjtat kushte që banorët e kanë marrë apartamentin me çelësa në dorë në momentin e dorëzimit”, njofton firma që ka ndërtuar pallatin pranë QSUT-së.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Nato says:
    April 15, 2026 at 12:59 pm

    Nuk kemi nevoje per raketa,drone,bombardime,.I bejme vete.Edhe bomben Atomike e bejme ashtu sic dime vete.Sa te mendohet frengu,e kemi plasur,.A Razie,Razie

    Reply
  • Aldrin says:
    April 15, 2026 at 1:38 pm

    policia arrestoi kater persona pas zjarrit.
    Prapa zjarrit ishin fshehur?

    Reply
  • Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret says:
    April 15, 2026 at 3:14 pm

    Ate Armand Lilon administratorin ne kerkim te “Arlis” nuk e njihni qe eshte Kunati i shokut Fatmir Xhafaj kreu i Komisionit Antikorrupsion qe e zhduku fare Korrupsionin sapo nisi detyren…?

    Reply
  • nastradini says:
    April 15, 2026 at 3:55 pm

    NE DEKLARATAT E NDERTUESIT KA NJE KONTRADIKTE:

    Nga njera ane ai deklaron se pallati eshte ne perputhje me lejen e ndertimi dhe se eshte kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente dhe nga ana tjeter deklaron: “… merr përsipër me shpenzimet e saj, rindërtimin e plotë të fasadës së pallatit të dëmtuar nga zjarri si dhe rindërtimin e të gjithë apartamenteve të dëmtuara duke i kthyer në gjendjen fillestare…” duke lene te nenkuptohet se ndertuesi e ndjen veten fajtor, megjithese fajtori nuk eshte ai. Kjo ngjan me deklaratat e ndertesve ne as termetit, qe u zotuan se do te rindertonin falas pallatet e rezuara nga PALO termeti sikur te ishin prej balte dhe rere, por nuk thane asgje per 56 viktimat qe lane poshte betonit te tyre dhe perseri ASKUSH nga shteti dhe pushteti nuk i vuri gishtin te tregonte fajtorin, mbeti vetem raporti zyrtar i ekspertizes te grupit nderkombetar qe per fajin tregonte injorancen ne drejtimin e shtetit,

    prandaj:

    ARRESTIMET DUHET TE FILLOJNE NGA EDI RAMA, KRYEMINISTRI INJORANT DHE PA SHKOLLE QE DUHET TE LARGOHET SA ME PARE NGA DREJTIMI I SHTETIT,

    ndryshe:

    Fatkeqesite do te vazhdojne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?