Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarri te “Arlis”, Rama këmbëngul: Ndërtimi me të gjitha materialet të certifikuara, vinin nga importi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zjarri te “Arlis”, Rama këmbëngul: Ndërtimi me të gjitha materialet të certifikuara, vinin nga importi
Lajmi i funditPolitike

Zjarri te “Arlis”, Rama këmbëngul: Ndërtimi me të gjitha materialet të certifikuara, vinin nga importi

Published: April 19, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot zjarrin që ka rënë në pallatin e kompleksit ‘Arlis’ pranë QSUT-së. Gjatë fjalës së tij në podcastin ‘Flasim’, Rama ka deklaruar se arsyeja e flakëve ka qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë që në lidhje me përhapjen e shpejt të flakëve drejt pallatit, duke shkrubuar gjysmën e tij, Rama theksoi se ska asnjë lidhje me materialet e ndërtimit. Kryeministri po ashtu theksoi se banorët që u shkrumbuan nga zjarri do të ndihmohen nga bashkia dhe qeveria deri kur të rifuten në apartamentet e tyre.

“Gjatë kësaj jave pati një moment që, për hir të së vërtetës, fillimisht ishte rrëqethës për shkak se flakët që përfshinë një pallat në Tiranë u duk se mund të kërcënonin seriozisht jetët e banorëve, por, për fat të mirë dhe falë përpjekjes dhe punës realisht profesionale, por mbi të gjitha heroike të forcave të zjarrfikësve, gjithçka kaloi pa asnjë jetë të humbur dhe pa plagë të rënda.

- Publicitet -

Ndërkohë, çka mbeti pas zjarrit ishte shkrumbimi i asaj godine, për të cilën u vumë menjëherë në lëvizje dhe gjëja e parë dhe më e rëndësishmja, sipas meje, është që godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi i saj dhe nga ana tjetër, angazhimi për të ndihmuar banorët që, deri në momentin – dhe besoj nuk do të marrë shumë kohë, sepse karabinaja është aty – por deri në momentin kur ata banorë do të kthehen në shtëpi, të mund të kenë një bonus qiraje dhe, patjetër, edhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme që kanë ndodhur në banesat e tyre.

Tani, gjithmonë në këto raste, shfaqen menjëherë, si kërpudhat pas shiut, lloj-lloj gjithologësh dhe lloj-lloj ekspertësh publikë, por pa licencat dhe pa njohuritë e nevojshme për të marrë një rol të tillë.Po gjithsesi, edhe për shkak të emocioneve, edhe për shkak të nevojës për të marrë protagonizëm, kush nuk del e çfarë nuk thotë.

E vërteta është që kjo ishte një fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndijë, nga një nisje zjarri, po të doni, që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin, por, nga ana tjetër, kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet edhe çka lidhet me cilësinë dhe me materialet e ndërtimit, edhe pse, nga verifikimi i parë që është bërë, ndërtimi kishte të gjitha materialet të certifikuara dhe vinin nga importi, kështu që nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë.

Më e rëndësishmja është që askush prej atyre banorëve që patën atë moment dramatik, që fatmirësisht dhe, përsëris, falë, në radhë të parë, forcave zjarrfikëse, por edhe forcave të rendit aty të pranishme, nuk u kthye në një moment tragjik, nuk do të lihet vetëm dhe nuk do të lihet në fatin e vet përballë nevojës për t’u rikthyer dhe për të jetuar normalisht në një banesë të veten, siç i takon, tërësisht të rindërtuar”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • Fjalë me vend says:
    April 19, 2026 at 8:41 am

    Ky i zgjuari,
    Që nuk e le turigjata t’i bien fjalët në tokë
    Që është ca hapa para popujve me pordhë fshehur pas parfumit diplomatik dhe etik.
    Ekstravagante.
    Ç’e pyet!
    Po kur fryhet Belinda Basha kur ecën krah tij
    Krenare, në një si mësallë qesharake të bardhë,

    Mirë e ka Demo që e quan autik. Koha bën çudira!

    Prit, durim Demo Demirali Antiskeptiku!

    Reply
  • ILIR says:
    April 19, 2026 at 8:49 am

    Ky i di te gjitha dhe vendos per te gjitha.Paska qene edhe specialist per zjarret.Ky i vuri zjarrin gjothe Shqiperise,pra specialist zjarrvenes.

    Reply
  • Ana says:
    April 19, 2026 at 9:13 am

    Shembulli i njeriut qe flet per gjithcka jo per te duhurat dhe ne fund nuk thote asgje.

    Reply
  • Agim Anastasi says:
    April 19, 2026 at 9:14 am

    Ky bene specialistin pa qene. Nuk eshte faji i materialit. Socialist qe del ne mbrojtje te kapitalisteve. Me poshte bene rolin e bahmirsit. Premton bamirsi me leket e taksapaguesve. Pra Rama mundet te bej si te doj, me shume se mbret. A e kupton ky njeri se vendi jeton ne kapitalizem, e socializmi ka 36 vjet qe ka vdekur. Taksat nuk mundet te perdoren per te ndimuar privatin
    Ka me shume se 4 vite qe nje permbytje shkateroi nje qyteze afer Trierit. Por Gjermania e forte, nuk vuri dore ne taksa. RAMA u mbure se ka afruar nje ekonomist afer Merkelit ,kohe me pare. Nuk i tha ai se kjo nuk shkone. A e keshilloi se duhet te vej minimumin jetik. A i tha se ti duhet te shkosh çdo jave ne parlament, ashtu si bene dhe Merz. A i tha mos dil ti si kaposh mbi ligjin. Nje kryeminister i mfsheft qe largohet nga vendi sa here protestohet, qe nuk mere mundimin te te flase pse eshte qellimi i vizites, e kur kthehet nuk e begenis popullin ,se car bisedoi ky udheheqes global andej. Ju siguroi une , e perdorin dhe ky shitet. Thirje shqiptareve mos flini. Kapitalistet e rinj nuk jane ata qe punojne gjithe diten ne firme, por partiaket ,zyrtaret, qe pa djerse kane kthyer pronen e shtetit ne prone private. Ky eshte kapitali i tyre . Po nuk veproi ligji vendi nuk do te gjej qetesi. Kriza eshte shume afer, ajo do te marre Rame dhe grupin e tij.

    Reply
  • K R says:
    April 19, 2026 at 9:27 am

    “…për shkak të nevojës për të marrë protagonizëm, kush nuk del e çfarë nuk thotë…”

    Po ti qe del perdit
    Ca je?

    Reply
    • Xha Temja says:
      April 19, 2026 at 10:31 am

      I semur mendor esht
      Nuk rri dot as te dielave pa dal ne ekran

      E kap ankthi
      Se mos i iken ndonje dit e zotit pa bër propagand

      Reply
  • Pyetje per gazetarët says:
    April 19, 2026 at 9:53 am

    Pse e mbron kaq shum kete ndertus “palloshi kurv” i Beqindës?

    Reply
    • Luli says:
      April 19, 2026 at 11:15 am

      Ky nuk eshte dhe skraparlli,sepse ata thone une I di te gjitha.Une une une.

      Reply
    • Ekonomisti says:
      April 19, 2026 at 11:30 pm

      Po ,sepse po e ngacmoi pallatexhiun
      ai ja qet gjithe lakrat dhe preshte sheshit . Bile qeveria ( dmth populli)
      do paguaje gjithe riparimin plus te gjithe shpenzimet per banoret.
      Kjo eshte dhurate per ndertuesin,
      3 fish .Plus sigurimet Nuk japin asnje
      qindarke,vetem marrin . Keto s’bejne vaki as ne Zimbabve .

      Reply
  • info analitike says:
    April 19, 2026 at 9:54 am

    Ja pra qe krisma nuk ka pasur, po edhe nëse ka pasur ato kanë qenë diku larg e jo në atë vend. Deri këtu arrin mashtrimi i Keiekaqolit!

    Reply
  • Detari says:
    April 19, 2026 at 9:59 am

    populli mer ate qe meriton. Gezuar ramazon, jepi ramavllahojevg, tall trapin me mbetjet osmane.

    Reply
  • demo says:
    April 19, 2026 at 10:38 am

    Nuk jam ANTISKEPTIK,fendali.Jam SKEPTIK.
    Mos me armiqeso me Ramen!!!!!!Armiqesine e shpall vete.

    Reply
  • Dudumi says:
    April 19, 2026 at 11:31 am

    Është e sigurte qe materialet ishin cilesore. Po e tha ky është përfundim ekzakt. Do ketë qenë zjarri jo cilësor. Zjarr që ka hyrë nga importi fsheraz ose zjarr vendi. Ka marre ndonjë përqindje ky që po mbron ndërtuesin apo si?

    Reply
  • Anonymous says:
    April 19, 2026 at 12:10 pm

    Z. Kryeminisrer. Jeni gabim. Veshja me materiale qe digjen nga zjarri, jane te ndaluara per ndertim. Nuk egziston kusht teknik per perdorimin e veshjeve te fasadave me kete materal. Z. Kryeminister ne Durres ra termeti me i vogl se 8 ball ku eshte maksimumi i mbrojtes nga termeti, pergjegjsi nuk doli. Ra ura e autostrades pergjegjesi nuk doli. U dogj fasada e pallatit pergjegjesi nuk po del. Korrupsioni nga policite bashkiake dhe ipotekat ka arritur kulmin, ju japim fakte juve personalishte, tregoheni sikur nuk ndodh. Pyetje; Ku po na con ky KARVANI QEVERRISE TENDE ? Une qe shkruaj jam socialiste, por me keto pyetjet e mesiperme, dhe me mbrojtjen e pa drejte nga ana juaj, jam i zhgenjyer me ju.

    Reply
  • Ilmi Mancaj says:
    April 19, 2026 at 12:31 pm

    Pyet specialist per polosterolin qe merr flake dhe polisterolit zjarrdurues! Leri pallavrat z.Kryeminister gjitheollog!

    Reply
  • Argjon says:
    April 19, 2026 at 2:35 pm

    MILANO – Në Itali “shiteshin 450 mijë deri në 500 mijë metra katrorë panele në vit dhe 80-90 për qind ishin të gjitha me PE”. I njëjti “veshje e jashtme” që ishte vendosur në fasadën e Torre dei Moro, e shkatërruar nga zjarri më 29 gusht 2021, gjendet kudo dhe “ekziston mundësia që, në rast zjarri”, e njëjta rrjedhë shkatërruese të përsëritet “edhe në ndërtesa të tjera”.

    Ky është një skenar shqetësues që del nga njëra prej dëshmive në gjyqin që po zhvillohet në Milano për zjarrin e madh në kullën e rrugës Antonini. Zjarri nuk shkaktoi viktima, por la pa strehë 80 familje.

    Ditët e fundit, para gjyqtares së seksionit të gjashtë penal të Gjykatës së Milanos, Amelia Managò, dëshmoi C.T., i cili nga viti 2008 deri më 2011 kishte qenë përfaqësues tregtar në Itali për gjigantin spanjoll Alucoil. Mes 13 të pandehurve ndodhen edhe dy drejtues të kësaj shoqërie, prodhuese e paneleve Larson PE të përdorura në fasadat “me vela”, të cilat, sipas hetimeve të prokurores Marina Petruzzella dhe zëvendëses së saj Tiziana Siciliano, ishin “shumë të ndezshme” dhe u mbuluan nga flakët brenda pak çastesh. Sipas akuzës, këto panele ishin zgjedhur për të kursyer në shpenzimet e ndërtimit.

    Ish-përfaqësuesi i shitjeve, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurores Petruzzella, shpjegoi në sallën e gjyqit se kishte bërë “një përllogaritje” të vetën. “Shisja pothuajse vetëm PE – tha ai – kërkohej PE (…) kishte shumë kërkesa, edhe nga vende publike, që më kërkonin oferta dhe më pas ato ktheheshin në porosi; prandaj edhe spitale e aeroporte”.

    Duke folur për përvojën e tij, që i përket viteve 2008-2011, ai tha se “paneli FR”, prej materiali të përbërë me alumin, më i ri dhe i menduar posaçërisht për fasadat, “përdorej shumë në Europë, sepse atje kishte rregulla shumë të rrepta; ndërsa në Itali, nga sa më thoshin mua, dukej se pothuajse nuk kishte rregulla të ashpra. Askush nuk ma kërkonte (…) bëja oferta edhe për FR, por në fund zgjidhej PE. Mendoj se ishte çështje çmimi, gjithmonë çështje çmimi”.

    Në një pyetje tjetër të prokurores, ai u përgjigj se “të gjitha panelet e përbëra me PE”, me bërthamë prej polietileni dhe mbështjellje alumini, si ato që u dogjën në rrugën Antonini 32, “nuk do të duhej të ekzistonin më; përkundrazi, duhen hequr dhe zëvendësuar”.

    Ky vlerësim përputhet me thirrjet e përsëritura të komitetit të familjeve të kullës së rrugës Antonini, e cila tani është në rindërtim dhe është riemërtuar Torre Seta, për rregulla më të ashpra mbi sigurinë e ndërtesave dhe për ndalimin e materialeve të rrezikshme. Këto thirrje janë përplasur me heshtjen dhe plogështinë e politikës vendore dhe kombëtare. Ato janë mbajtur gjallë edhe përmes lidhjeve me shoqatat e banorëve të Grenfell Tower në Londër dhe të banorëve të Campanar në Valencia, të mbijetuar nga zjarre me rrjedhë të ngjashme, që kanë shkaktuar të vdekur dhe të plagosur.

    Ende pritet hapi i parë, domethënë ai regjistrim i kërkuar prej kohësh i ndërtesave me rrezik, edhe pas punimeve të shumta të nxitura nga shpërblimet ndërtimore, të cilat kanë ndryshuar fasadat.

    Një vrojtim i parë mbi ndërtesat e veshura me panele Larson PE, të njëjta me ato të kullës që u dogj në vitin 2021, përfshin qendra tregtare, seli shoqërish, porte dhe aeroporte, hotele, stadiume dhe spitale, pra vetëm disa nga vendet ku hyn e del publiku.

    “Në ç’pikë është regjistrimi i ndërtesave ku ndodhen materiale të rrezikshme? Ky është shqetësimi ynë i madh”, shpjegon sekretari i përgjithshëm i UIL Lombardia, Enrico Vizza. “Nëse ka një zbrazëti në rregulla, ajo duhet mbushur – vijon ai – sepse përparësia duhet të jetë siguria e atyre që banojnë në shtëpi dhe e punëtorëve që i ndërtojnë”.

    https://www.ilgiorno.it/milano/cronaca/palazzi-rischio-incendio-bv6wt0ov
    https://www.youtube.com/watch?v=D8M_txVTOik

    Dënimet e gjykatës:
    https://www.youtube.com/watch?v=tHzEe3K4p1A

    Reply
  • I lir says:
    April 19, 2026 at 3:32 pm

    Kush i ka çartifikuar materialet e perdorura kunder zjarrit ? Ku e di K/Ministri kete ? Eshte ortak me nderuesin ? E di ky se Ligji 152/2015 per Mbrojtjen Kunder Zjarrit dhe Udhezimet ne zbatim te ketij kigji kane te percaktuar kush jane materialet e rrezikeshme nga pikpamja e zjarrit ? Edhe baruti, eksplozivet, karburantet, etj jane materiale te çertifikuara, por sipas ligjit te mesiperm ,jane te percaktuara rregullat si mund te ruhen dhe si mund te perdoren.. A ikane leshuar zjarrfikesit Certifikate per perdorimin e polistirolit ne fasada ? Kush ka shkelur Ligjin, Ndertuesi apo Zjarrfikesit ?

    Reply
    • Parku Rinia says:
      April 20, 2026 at 1:24 pm

      Te gjithe ne te gjitha hallkat :
      – bleresi ne tregun jashte Shqiperise,
      – dogana dhe inspektoret doganore,
      – inspektoret per kontrollin e materialeve me rrezikshmeri te larte zjarri,
      – arkitekti projektues,
      – leshuesit e lejes se ndertimit ne Bashki,
      – leshuesit e lejes se ndertimit ne KKT,
      – inxhinieret dhe tekniket zbatues te projektit/ndertimit, pra ndertuesit,
      – inspektoret e ndertimeve,’
      – policia ndertimore,
      – inspektoret e zjarrfiksave,
      – kolaudatoret dhe licencuesit finale te rregullsise dhe perdorimit per banim.

      Pjesa derrmuese jane nepunes shteterore ne nivele te ndryshme.

      Kush i ka emeruar keta, mbi cilat baza, kritere, konkurse, pra mbi cilat aftesi profesionale te verteta ?

      Kush i korrupton keta, dhe pse jane te kaq lehtesisht deri ne keto nivele antinjerezore e antiqytetare ?

      Kush i kontrollon vete keto hallka kontrolluese ? – Kur dhe formohen e riformohen profesionalisht ato ?

      A ka qene dhe eshte KryeInspektori i Pergjithsshem i Republikes dhe Zyra e tij fare prane asaj te Kryeministrit (deri dhjetor ka qene Prefekti i sotem i Tirones,
      zotni Shkelqim Hajdari, i cili gjate e pas zjarrit deklaroi me autoritet t’modh – ze e figure para kamerave, se ¨…. jon mor t’gjitha masat, e ne jena shqiptare e un jom i bind se t’gjithe kta njerz e kon i vlla, i moter, i kushri, shoke e miq per t’u strehu …. ne un ju garantoj ju per ket gjo ……¨ (?!) ?

      Reply
  • Bardi says:
    April 19, 2026 at 4:04 pm

    O zot kujt dite ja kemi arritur kur per cdo veprimtari pozitive dhe negative duhet qe te japi verdiktin kryeministri si njeriu me i zoti e me i mencur ne ketevend?Duhet ti falemi zotit qe i dha shkollen per piktor se te kishte mbaruar per lende bazike e fondomentale apo filozofi nuk do i dilte Europa te drejtohej nga ky person

    Reply
  • nastradini says:
    April 19, 2026 at 5:18 pm

    Komentuesi @Argjon ka postuar nje material krejt te vertete per veshjen e jashtme te paketes FASADE E VENTILUAR qe Bota e njeh prej kohesh si ETALBOND, qe eshte nje brad prestogjoz i njohur, me shume pikpyetje per mbrojtjen kunder zjarrit te varianit te lire Etalbond PE (me berthame polietileni), por ketu pyetja qe duhet te bejne shqyptaret nuk eshte praktika nderkombetare, por:

    PSE EDI RAMA MERR PERSIPER TE BEJE EKSPERTIN E MATERIALEVE TE NDERTIMIT DHE NUK ANGAZON SPECIALISTET E FUSHES PER TE ZBULUAR SE KUSH ISHTE FAJTORI QE SHKRUMBOI NDERTESEN TE FARMACIA 10? PSE NUK FLASIN DOGANAT DHE INSTITUTET E KRIMINALISTIKES PER TRAGJEDINE TE FARMACIA 10, POR DEGJOJME VETEM LLOGJET PREJ BUDALLI TER NJE KRYEMINISTRI QE ESHTE JO VETEM INJORANT PA SHKOLLE, POR EDHE BUDALLA DHE TOROLLAK?

    Nuk duhet te harrojme se ETALBONDI eshte vetem nje nga materialet qe perdoret si “veshje e jashtme” ne paketen FASADE E VENTILUAR, tek muri me tulla ose ne beton montohet termoizolimi qe mund te jene shtresat me pllakat Polystyrene, ose ne shqip Polistirol (bukpeshku) nje material i patentuar ne vitIN 1949 nga kopmpania zviceriane BASF, nje material qe u fut ne industri me shume per paketime te ndryshme, me vone ne ndertim si material termoizolues ne paketen sipas standartit FASADE HERMETIZUESE me kolle cimentoje me rrjete plastike dhe hermetizim me suva minerale, ne menyre qe te evitohet djegja e tij e lehte nga zjarri, sepse Polistiroli eshte nje material qe merr lehte flake lehtesisht. Ne paketen FASADA TE VENTILUARA Polistiroli eshte rrepetesisht i ndaluar te perdoret si material termoizolues. Ne Londer per te ulur shpenzimet per nje ndertese shumkateshe per emigrantet u vendos te kryhej termoizolimi me polistirol si nje variant me i lire dhe nje shkendije elektrike e dogji ndertesen si pishtar dhe la pas mbi 80 viktima krejt te pafajshme, nga injoranca e burokrateve te Bashkise se Londres qe u gjeten fajtore nga Gjykata angleze me pas. Materiale me te sigurta nga zjarri jane lesh xhami dhe lesh guri, qe nuk digjen absolutisht, ne pamjet qe pame te Farmacia 10 termoizolimi ishte djegur totalisht pa asnje mbetje ne katin perdhe, kjo tregon se materiali i perdorur eshte djegur njesoj si Polistiroli, nderkohe qe Etalbondi edhe ne variantin me PE (polietilen) ne baze te certifikatave nuk digjet me flake te madhe dhe as nuk mund te ndizet nga nje shkendije elektrike dhe kjo ve ne dyshim variantin qe nxjerr Edi Rama bashke me bedelat qe qendrojne pas tij per te fshehur injorancen ne drejtimin e shtetit me “gjethe fiku” dhe qe nuk i japin dot pergjigje adekuate pyetjes:

    KUSH E DEGJOI SI PISHTAR INJORANCE NDERTESEN TE FARMACIA 10?

    Reply
  • Sula says:
    April 19, 2026 at 6:32 pm

    Po ishin te gjitha te certifikuar nga jasht . Ti hudhim ne gjygje kompanite e huja te marim leket nga ato ??

    Reply
  • Meri says:
    April 19, 2026 at 9:29 pm

    Z,Kryeminisrër,pse ne, taksapagusit duhet të paguajmë bonus qiraje, pēr të dēmtuarit nga diegja e pallatit,kur ky pallat është ndërtuar nga kompani private,dhe fitimin nga shitja e apartamenteve, i ka mar kjo kompani private.?.Apo ju, jeni edhe zot i parave tona , dhe mund të bëni ç’far të doni me parat tona.?

    Reply
  • Yseni nga Yzberishi says:
    April 20, 2026 at 5:10 am

    Detar i ke thënë të gjitha👍

    Reply
  • Parku Rinia says:
    April 20, 2026 at 1:26 pm

    Te gjithe ne te gjitha hallkat :

    – bleresi ne tregun jashte Shqiperise,

    – dogana dhe inspektoret doganore,

    – inspektoret per kontrollin e materialeve me rrezikshmeri te larte zjarri,

    – arkitekti projektues,

    – leshuesit e lejes se ndertimit ne Bashki,

    – leshuesit e lejes se ndertimit ne KKT,

    – inxhinieret dhe tekniket zbatues te projektit/ndertimit, pra ndertuesit,

    – inspektoret e ndertimeve,

    – policia ndertimore,

    – policia Bashkiake,

    – inspektoret e zjarrfiksave,

    – kolaudatoret dhe licencuesit finale te rregullsise dhe perdorimit per banim.

    Pjesa derrmuese jane nepunes shteterore ne nivele te ndryshme.

    Kush i ka emeruar keta, mbi cilat baza, kritere, konkurse, pra mbi cilat aftesi profesionale te verteta ?

    Kush i korrupton keta, dhe pse jane te kaq lehtesisht deri ne keto nivele antinjerezore e antiqytetare ?

    Kush i kontrollon vete keto hallka kontrolluese ? – Kur dhe formohen e riformohen profesionalisht ato ?

    A ka qene dhe eshte KryeInspektori i Pergjithsshem i Republikes dhe Zyra e tij fare prane asaj te Kryeministrit (deri dhjetor ka qene Prefekti i sotem i Tirones, zzzzz. Shkelqim Hajdari, i cili gjate e pas zjarrit deklaroi me autoritet t’modh – ze e figure para kamerave, se ¨…. jon mor t’gjitha masat, e ne jena shqiptare e un jom i bind se t’gjithe kta njerz e kon i vlla, i moter, i kushri, shoke e miq per t’u strehu …. ne un ju garantoj ju per ket gjo ……¨ (?!) ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë
  • Qeveria serbe u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA dhe Ukraina, BE paralajmëron rrezik sigurie
  • “Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë”, Rama reagon pas incidentit me flamurin LGBTQI+ në protestë
  • Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Komentet e Fundit

  1. hmm on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  2. Deni on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  3. VII on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. VII on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  5. Deni on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?