Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zv/Kryeministri i RMV: Të ndalohet gjuha shqipe? S’bëhet fjalë, e kemi fituar me luftë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zv/Kryeministri i RMV: Të ndalohet gjuha shqipe? S’bëhet fjalë, e kemi fituar me luftë!
AktualitetRajoni

Zv/Kryeministri i RMV: Të ndalohet gjuha shqipe? S’bëhet fjalë, e kemi fituar me luftë!

Published: November 22, 2024
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Arben Fetai ka deklaruar në emisionin “Ekspres” të gazetarit Nolian Lole në RTSH1 se Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut është e politizuar.

Në këtë mënyrë sipas tij, ka tendenca për të krijuar tensione dhe destabilitet në raportet mes komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

Fetai vuri në dukje se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e vetëdijshme për rolin e saj për të ruajtur raportet mes komuniteteve pasi gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare pas maqedonishtes.

- Publicitet -

“Gjykata Kushtetuese ka hapur lëndën që nga momenti kur është sjellë ligji aktual për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.

Këto lëndë janë mbajtur në sirtar për 7 vite me radhë dhe në momentin që ndodhi rotacion politik, Gjykata Kushtetuese hapi lëndët që i kishte mbajtur për vite me radhë. Kjo është një tendencë sepse përbërja e Gjykatës Kushtetuese është ajo që ka prodhuar qeverisja paraprake, të cilët kanë kaluar nga bankat e parlamentit në Gjykatën Kushtetuese.

Ka pasur tendencë për të tensionuar raportet mes komuniteteve dhe për të krijuar destabilizim. Urojmë që Gjykata Kushtetuese të jetë e vetëdijshme për rolin e saj, për ruajtjen e mirëbesimit mes komuniteteve sepse çështja e gjuhësisë është e rregulluar me kushtetutë. Gjuha shqipe është pjesë e kushtetutës si gjuhë e dytë zyrtare pas maqedonishtes”, u shpreh Fetai.

I pyetur nëse ka rrezik se gjuha shqipe të ndalohet në Maqedoninë e Veriut, Fetai tha se

“jo asesi, shqipja është e betonuar në Kushtetutë, është fituar me luftë, është arritur në kuadër të marrëveshjes së Ohrit e cila është përkthyer në obligime kushtetuese përmes amendamentit 5 të përdorimit të gjuhëve. Këtu nuk ka asnjë rrezik që shqipja të preket si gjuhë zyrtare”.

Ai vuri në dukje se rreziku i vetëm që i kanoset gjuhës shqipe janë vetëm disa nene të ligjit për gjuhët që nuk janë zbatuar.

“Rreziku i vetëm që mund të vijë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i ndërlidhur me disa nene të ligjit të cilat në fakt nuk janë zbatuar. Kemi nenin që kartëmonedhat e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë në dy gjuhët, uniformat e ushtrisë e kështu me radhë”, u shpreh Fetai.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit
  • Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik në Delvinë
  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Qytete pa Qytetarë
  2. Zgjohuni, kusari grabit diten me diell. Mos hesht on Qytete pa Qytetarë
  3. Skypion on Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik në Delvinë
  4. Ana on Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik në Delvinë
  5. Xha Teme Analisti on Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik në Delvinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?