Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Zvicra e re? Po të ishim aq perfekt do ishim të mërzitshëm”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Zvicra e re? Po të ishim aq perfekt do ishim të mërzitshëm”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Lajmi i funditPolitike

“Zvicra e re? Po të ishim aq perfekt do ishim të mërzitshëm”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

Published: May 24, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale që pas Majemit erdhi për herë të parë në Europë, në Tiranë.

I pyetur nëse i pëlqen krahasimi i Shqipërisë me një “Zvicër të re”, Rama u shpreh se vendin e sheh më shumë si një “Itali të re”, duke shtuar se Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, por i mallkuar nga historia.

Edi Rama: Para së gjithash, ajo që dua të them është se ajo që ndodhi në Tiranë, ishte e paimagjinueshme deri jo shumë kohë më parë dhe dua shumë t’ju falënderoj juve dhe institucionin tuaj për këtë mundësi të jashtëzakonshme. U habita shumë kur dëgjova nga z. Ramayan se kjo është hera e parë për ju në Europë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t’iu qasur çështjes tejet thelbësore të bashkimit të forcave midis sektorit publik e privat, dhe tamam në këto lloj vendtakimesh ku njerëzit, të cilët vijnë nga terreni ku ndodh gjithçka, mund të ndërveprojnë, të ngrenë pyetje, të marrin përgjigje, madje edhe më shumë se kaq, të vihen në kontakt me njëri-tjetrin.

Meqë ra fjala, patëm rastin të kishim Presidentin francez këtu dhe kur po ikte, shkëmbeu kontakte me tri persona. Njëri prej tyre ishte dikush që merrej me kujdesin shëndetësor përmes Inteligjencës Artificiale, punonte në Londër. Dhe Presidenti e pyeti: ‘Pse në Londër?’ Duhet të vish në Paris. Më jep kontaktin tënd. Do të telefonoj’. Pra është e jashtëzakonshme dhe absolutisht mahnitëse.

Richard Attias: Kur më pyesin për Shqipërinë, nuk e di nëse të pëlqen krahasimi, por unë mendoj se jeni Zvicra e re e Europës. Jeni fiks në qendër të Europës dhe nga pikëpamja gjeografike keni edhe shumë të drejtë të jeni në qendër për Europën. E dyta, kultura. Larmia e kulturave, larmia e besimeve fetare, një vend i paqtë, një vend tolerance. Pse keni qenë kaq të heshtur deri më sot? E gjithë bota po zbulon tashmë Shqipërinë, po zbulon Tiranën. 90% e delegatëve tanë janë habitur pozitivisht me zgjedhjen që bëmë dhe mendoj se është vetëm fillimi. Si prisni të jetë e ardhmja e Shqipërisë?

Edi Rama: Para së gjithash, u tremba pak kur thatë “Zvicra e re”, sepse nga njëra anë, ne – mendoj – nuk arrimë dot të bëhemi të përsosur si një orë zvicerane dhe nga ana tjetër, nëse do të bëheshim atëherë Shqipëria do të ishte e mërzitshme. Unë do preferoja një “Itali e re”, ku gjen mundësitë, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, e ushqimit, por ku nuk humbet buzëqeshjen. Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, një mallkim ku për të qenë i sinqertë kemi pasur dhe kontributin tonë për shumë vite e shekuj. Ky vend me një territor shumë të vogël, vetëm 28 mijë kilometër katror, ku gjen dy dete, male, 9 lumenj, liqene, gjen nga një peizazh të ndryshëm për çdo kilometër, është vërtet një vend për t’u vizituar, një vend për të qëndruar, një vend për të investuar.

- Publicitet -

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • humor ballkanik says:
    May 24, 2025 at 6:55 am

    Shqiperia e shpopulluar e Rames “Zvicra e re”?
    Nuk e paskemi ditur qe vendi i Alpeve dhe Bankave qenka degraduar ne vendin me te varfer e me korrupsionin me te larte ne kontinent.

    Reply
  • demo says:
    May 24, 2025 at 7:05 am

    Hajde permanenti Lagjes! Maniqyr,pediqyr,botox,llustra boja me llustraxhi Amerikan. legen.

    Reply
  • Detari says:
    May 24, 2025 at 7:20 am

    zvicra e re me zot turkarap, dhe “tolerance” islamike ku ligjin e ben turku dhe nje popullsi te shperfytyruar qe hiqet si italion nen zhurmen e xhamive turke lol

    Reply
  • Turi says:
    May 24, 2025 at 8:21 am

    Bravo Detari,
    Koment shume real.
    Vetem nje pjes e jugut dhe zonal lezh- mirdite ngjan pak si Europe e varfer, por pjesa me e madhe e shqiperise te jep ndjesine e nje vendi shume Islamik.
    Qenkemi ne qender te Europe’s? Ketu te zgjon arapi nga gjumi duke pellit pa u zbardh dita! Disa e quajn tolerance fetare ? Tolerance frikacakesh qe e mbajn dobicin brenda. Ne realitet ky eshte brutalitet mesjetar mesjetar.

    Reply
  • Dashi says:
    May 24, 2025 at 8:52 am

    Po pse , si thua ti demo , kryeministri të shajë Shqipërinë nëpër intervista me të huaj ? Epo që t’a bësh këtë duhet të jesh armik i vëndit tënd , si puna e Saliut , apo ai humori ballkanik i mësipërm , po edhe ti , që shan Ramën edhe kur ai lavdëron Shqipërinë , ngaqë ke mënd shumë .

    Reply
  • demo says:
    May 24, 2025 at 9:01 am

    Arsyetimi juaj eshte bindes z. Dashi!

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    May 24, 2025 at 9:30 am

    Shqiptaret shkojne e bejne pazare ne rruge tokesore ne Maqedoni a Mali i Zi dhe gjejne andej cmime te c’do artikulli ushqimor e jo vetem me lire se ne vendin e tyre apo kesaj “Zvicres re” qe sheh ednerra ne diell Rama. Dhe kur kthehen mbushin dhe makinat e tyre me karburant qe eshte gjithashtu me i lire se ne kete “Zvicer te re” me pagat me te ulta ne krejt Europen.

    Reply
  • Labi says:
    May 24, 2025 at 10:05 am

    Ky vete ne rregull eshte e mendon se jane te gjithe,ky nuk ka lidhje me shtet e qeverisje, si ka mundesi shteti ketij nuk i kthen pronat pronareve e u legalizon e i ben pronare ata qe kane grabitur pronat e te tjereve,si ka mundesi qe emisionet investigative te tv private nxjerrin ne pah problemet e perditshme te njerezve e ky rri indiferent e me administraten e tij flet brockulla.

    Reply
  • Dashi says:
    May 24, 2025 at 10:30 am

    Po ja që nuk mendojnë si ti Labi dhe ai tjetri sipër teje …..qeveria Rama….etj. , 65%e shqiptarëve , që e votuan unanimisht për të katërtën herë Edi Ramën .

    Reply
  • Labi says:
    May 24, 2025 at 11:16 am

    Dashi nuk eshte mendim eshte fakt,nese nuk i ke pare keto fakte nuk eshte problemi im,sa pe votime e di mire si behen. Mjere ate qe e ze haili se te jege per shtetin e ketij te merr lumi,se te flas per shtetin e Salihit as qe behet fjale.Salihi dhe ky me Meten bashke e kane bete ate vend qe ne zhargonin popullor quhet vendi vakive.

    Reply
  • Vl says:
    May 24, 2025 at 3:01 pm

    Ky fare DASHI e paska ndar mendje ste leka as 1 fjal kundra KM. O DASH atyre do qr te PS dHe PD.

    Reply
  • Dashi says:
    May 24, 2025 at 3:13 pm

    Vl , pasi ke shkruar xhevahiret , hidhi një sy një herë pastaj postoi , se nuk të merret vesh ç’ke shkruar .

    Reply
  • Vl says:
    May 24, 2025 at 5:27 pm

    Do qr PS dhe PD them zotri. Shqip me duket se eshte.

    Reply
  • SPAK says:
    May 24, 2025 at 5:33 pm

    Po prisni edhe pak o Celibash sa t’i pranoje Saliu zgjedhjet! Edhe Muli,Gazi por edhe “Pedagogu” me emer Italian nga Elbasani i caktuar ne Shkoder te njohin zgjedhjet me pare!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?