Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zyrtare/ Hapet gara për kreun e ri të SPAK, KLP thirrje prokurorëve të posaçëm për të aplikuar, ja kriteret
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zyrtare/ Hapet gara për kreun e ri të SPAK, KLP thirrje prokurorëve të posaçëm për të aplikuar, ja kriteret
AktualitetKronike

Zyrtare/ Hapet gara për kreun e ri të SPAK, KLP thirrje prokurorëve të posaçëm për të aplikuar, ja kriteret

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

Hapet zyrtarisht gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Teksa prej ditësh flitet për zëvendësuesin e Arben Krajës, të cilit i mbaron mandati, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton prokurorët e SPAK të interesuar të kandidojnë.

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

- Publicitet -

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar
Datë 19.09.2022 Bazuar nё nenin 148/dh, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 52 pikat 5, 6, 7 dhe 8, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e pozicionit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve që janë të emëruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të kandidojnë duke paraqitur një platformë kandidimi (font “Times New Roman”, madhësia 12).

Platforma ndër të tjera duhet të përmbajë dhe të shoqërohet sipas rastit nga dokumentacioni që provon:
a. Eksperiencën në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
b. Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
c. Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
d. Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprim me median;
e. Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore;
f. Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv;
g. Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror;

Kandidatët që dëshirojnë të shprehin interesin për pozicionin vakant duhet të paraqesin platformën dhe dokumentacionin shoqërues brenda datës 02.11.2022, ora 24:00.

Platforma e kandidimit bashkë me dokumentacionin shoqërues duhet të paraqitet në rrugë postare ose dorazi pranë zyrës së protokollit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu, ky dokumentacion mund të paraqitet i skanuar në formatin “.pdf” në rrugë elektronike, në adresën: [email protected].

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Jimi says:
    September 19, 2022 at 6:38 pm

    Hapet gara per drejtusin e SPAK “Llalla |||

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?