Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes takon krerët shtetërorë të Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes takon krerët shtetërorë të Kosovës
AktualitetKosovë

Zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes takon krerët shtetërorë të Kosovës

Published: August 2, 2025
Shpërndaje

Zyrtarë të lartë të Kosovës, presidentja, Vjosa Osmani dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, janë takuar të shtunën me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe ato të NATO-s, David Baker.

Kjo është vizita e parë e Bakerit në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, Osmani ka thënë pas takimit se, kur Amerika qëndron përkrah Kosovës, ajo është “më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar”.

- Publicitet -

“Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet”, ka thënë Osmani, duke theksuar se anëtarësimi i vendit në NATO është objektiv strategjik.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka thënë në pritje të Bakerit në Kosovë, më 1 gusht, se zyrtari amerikan do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të promovuar sigurinë rajonale.

Baker është takuar të shtunën edhe me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani.

Ata kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësinë më të mirë të mbështetjes së angazhimit politik në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Baker e ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur amerikane për misionin e KFOR-it në Kosovë” është thënë në komunikatën e KFOR-it në Facebook.

Më vonë gjatë ditës, Baker pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Presidentja Osmani ka thënë gjatë një vizite të realizuar javë më parë në Uashington se Kosova është duke analizuar mënyra për prodhim të armëve dhe beson që mund të ketë bashkëpunim me SHBA-në në këtë drejtim.

“Besojmë se Kosova ka kapacitet të jashtëzakonshëm për prodhim të armëve, përkrah SHBA-së dhe kompanive të ndryshme amerikane që mund të jenë të interesuara në këtë drejtim, në këtë periudhë kur na duhet të prodhojmë më shumë për shkak të nevojave tona të brendshme, por edhe për shkak të asaj që i nevojitet Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe aleancës së NATO-s – ku Kosova synon të anëtarësohet”.

Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane

Kosova, me 1.5 milion banorë e ka Forcën e saj të Sigurisë, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri të rregullt dhe pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë, si dhe policinë me rreth 9.000 pjesëtarë.

Ndër vite, Shtetet e Bashkuara i kanë ndihmuar Kosovës në sektorin e mbrojtjes, qoftë përmes dhurimit të armëve apo miratimit të kërkesave për blerje të tyre.

Në janar të vitit të kaluar, SHBA-ja pati miratuar kërkesën e Kosovës për blerjen e sistemit raketor kundërtank Javelin.

Pas transformimit të FSK-së në ushtri, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane, AM General për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.

Ndër vite, Qeveria ka blerë edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja.

Më herët gjatë vitit, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes e kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim, e njohur si CISMOA.

Çfarë përfiton Kosova nga CISMOA, pakti që lidhi me SHBA-në?

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  • “Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi
  • 325 milionë dollarë korrupsion, dënohet me vdekje zyrtari i lartë kinez

Komentet e Fundit

  1. 666 on FOTO: Vrasja e mbrëmshme në Laç, kush janë viktima dhe autori
  2. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  3. Toni on Një cirk i dështuar
  4. Anonymous on Një cirk i dështuar
  5. Detari on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?