Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zyrtarizohen ndryshimet në buxhetin 2024, “tortën” e merr infrastruktura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Zyrtarizohen ndryshimet në buxhetin 2024, “tortën” e merr infrastruktura
EkonomiLajmi i fundit

Zyrtarizohen ndryshimet në buxhetin 2024, “tortën” e merr infrastruktura

Published: August 30, 2024
Shpërndaje

Dy ditë më parë Ministri i ri i Financave, Petrit Malaj deklaroi ndryshimet në buxhet për vitin 2024. Ky është ndryshimi i dytë që i bëhet buxhetit të shtetit për vitin 2024. Në deklaratën zyrtare u lancua pjesa e ndryshimeve dhe rritjes së fondeve për Policinë e Shtetit, për pensionet e veccanta apo investimet në Bujqësi. Ajo që nuk u deklarua ishte që pjesa më e madhe “e tortës” shkontë për rrugët. Në aktin normativ të publikuar dje zyrtarisht në fletoren zyrtare, shihet që pjesa më e madhe e shtesës prej rreth 6.6 miliardë lekësh shkojnë si shtesë për buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës i cili arriti pas ndryshimeve në 74,3 miliardë lekë, nga 67.7 miliardë lekë.

E gjithë shtesa ka shkuar për programin e transportit rrugor, i cili u rrit me 6,6 miliardë lekë ose 65 milionë euro. Fondet për këtë program me ndryshimet e reja arrijnë në 33 miliardë lekë nga 26 miliardë lekë që ishin në buxhetin aktual.

Sipas aktit normativ, njësitë e qeverisjes së përgjithshme mund të fillojnë procedurën e prokurimit të fondeve që në muajin shtator të vitit korrent, nëse fondet janë akorduar/regjistruar në sistemin e thesarit për vitin 2025 dhe në vijim, me kushtin që kjo kontratë të bëhet efektive vetëm pas miratimit të ligjit të buxhetit përkatës”. Investimet në rrugë mbeten gjithnjë problem dhe pse zënë pjesën më të madhe të insvestimeve buxhetore. Dhënia me koncesion e rrugëve dhe shtyrja disa herë, madje me vite e punimeve në akse të caktuara e kanë rritur borxhin buxhetor. Por dhe këtë herë pjesën më të madhe të alokimit të fondeve në buxhetin e ndryshuar e zë ky sektor.

- Publicitet -

Kush “përfiton” tjetër nga buxheti i ndryshuar?

Një shtesë prej 600 milionë lekësh në zërin “Shpenzime kapitale” në programin “Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural akordohet me vendim të Këshillit të Ministrave për financimin e objekteve, pajisjeve dhe makinerive të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, si dhe veprave të mbrojtjes nga përmbytja për bashkitë.

Një fond prej 500 milionë lekësh shtohet në programin buxhetor “Zhvillimi rural, duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun” përdoret për skemën e mbështetjes me grante për investime në ferma, në vlerën e plotë prej 1 500 milionë lekësh, që financohet edhe në vitet e ardhshme buxhetore.”.

Një shtesë prej 150 milionë lekësh shkon për programin “Zhvillimi i sportit” të ministrisë përgjegjëse për sportin përdoret sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 4,137 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 3,650 milionë lekë. Ky fond ndahet midis skemave, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 3 700 milionë lekë dhe ndahen sipas skemave, në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.

Nga fondi i papërdorur i shpronësimeve në llogarinë e Bankës së Shqipërisë, shuma prej 8 000 milionë lekësh derdhet në buxhet, si e ardhur jotatimore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?