Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Debate në seancën paraprake në GJKKO, Veliaj largohet nga salla, avokatja: Nuk kam lekë për taksi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Debate në seancën paraprake në GJKKO, Veliaj largohet nga salla, avokatja: Nuk kam lekë për taksi
Kronike

Debate në seancën paraprake në GJKKO, Veliaj largohet nga salla, avokatja: Nuk kam lekë për taksi

Published: February 2, 2026
Shpërndaje

Sot në GJKKO u zhvillua seanca e radhës paraprake në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë.

Seanca u zhvillua mes debateve ndërsa Veliaj braktisi sallën me pretendimin se nuk u dëgjua nga trupi gjykues.

Avokatja kryesisht Valentina Teodoresku ka kërkuar shtyrje te seancës pasi nuk ka arritur që të konsultojë me Veliajn të gjitha aktet hetimore. Këtë kërkesë avokatja e argumentoi duke thënë se taksia e priti vetëm 1 orë në qendrën e paraburgimit në Durrës dhe nuk pati më shumë kohë në dispozicion.

- Publicitet -

Kërkesa nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja e çështjes Etleva Deda ndërsa Veliaj ka kërkuar përjashtimin e saj pasi i mohoi të drejtën të mbrohej efektivisht.

Pas largimit të Veliajt seanca vijoji deri sa palët përfunduan dhënien e konkluzioneve. Seanca e radhës është caktuar më datë 9 shkurt në orën 12:00 ku pritet të jepet vendimi për çështjen e Veliajt, nëse do të kalojë ose jo për gjykim.

Sakaq, do të vendoset nëse kërkesa e Veliaj për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda do të pranohet ose jo. Në rast se pranohet, kërkesa do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtare.

Për mediat, avokatja Teodoresku tha se kërkesa për shtyrje të seancës është e drejta ime dhe se nuk është arritur që të gjitha aktet hetimore të konsultohen me Veliajn. Ajo tha se është e pamudur të paguajë taksi për çdo herë që shkon në paraburgimin e Durrësit ndërsa përsëriti kërkesën për vënien në dispozicion kryebashkiakut mjetet për tu njohur me dosjen hetimore.

“Asgjë nuk ndodhi, unë kërkova të shtyhej seanca ngaqë kam shkuar dy herë në paraburgim. Një herë ka qenë i sëmurë duke marrë serum, herën tjetër realizova, biseduam por jo të mbaronim tërësisht, dhe nuk vendosëm se cfarë do të thonim.

Unë kërkova shtyrje dhe kjo është e drejta ime. Taksinë e përmenda se kam paguar 2 herë… Nuk kam mjet transporti, kam marrë taksinë dhe kam paguar 80 mijë lekë. Unë më shumë kam dhënë sesa kam marrë. Këtë duhet ta ketë parasysh gjykata që nuk na paguajnë siç duhet. Unë i kërkova kohë gjykatës. I kërkova që gjykata ta pajisi Veliajn me një laptop pa internet dhe një USB se ai kërkon që të njihet me dokumentet. Unë nuk mund t’ia them Veliaj 60 mijë faqe përmendësh”, tha avokatja Teodoresku.

Kryebashkiaku Erion Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025. Për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.

Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave. Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 2, 2026 at 3:28 pm

    Ne kete vend dikur Shqiperi,35 Vjet pa’ shtet anarki,orgji skenaret e agjenturave Duke BURGOSURI te zgjedhurit e popullit’,pa’ gjyqi te permes DADO-ve…ASFALI…Ka e si objektiv final shperberjen e ketij Populli te vlla vrasjen toke e djegur,shkrumb e ho!

    Reply
  • Zdromsi says:
    February 2, 2026 at 3:32 pm

    E mër Kryezdroms i Tironës, qeke sardele ti! Pa fol për zullumet e tjera, sa kate pa leje janë ndërtuar në Tiranë sa ke qeveris ti?! Apo ke qene “mëkëmbës i Mretit”?!
    Sa milion euro dalin veç me ato kate pa leje? E ti s’di gjo! Jo mër jo!
    Si the kur i plasi bomba e Gërdecit Saliut dhe u mbrojt me shprehjen:
    “Nuk dija gjë…”.
    Po ta kujtoj se çfarë the:
    “Pikërisht, ne nuk duam kryeminister qe nuk di cfare ndodh ne Shqipëri; ne duam kryeministër që të dijë gjithçka”.
    Ti s’di gjë?! Se ai i podkasteve s’di gjë hiç. Here pas here i del ndonjerin qe i ha kumbulla dhe dardha pas shpine. Leshko ai.
    Shif se mos je ajo sardelja var tek tek ai grepi 1 milionsh që do kapi atë peshkaqenin e modh.
    S’te ka shku ne mendje?!

    Reply
  • Brahja says:
    February 2, 2026 at 4:14 pm

    Po çfar prisni???dje e lanë në burg sot do e lirojne???Tani është kthyer në betejë personale duke patur parasysh padinë e VELIAJT per DADON e FRPD .SAPO ka filluar përplasja e MADHE RAMA dhe PD e infiltruar ne DREJTESIME që duhet të ishte dhe që shqiptarët dhe jo SHQIPFOLESIT mezi e prisnin

    Reply
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    February 2, 2026 at 4:19 pm

    O ti Lali Veloja i Shqipes o i teri Trap,
    akoma nuk e di Grepin qe te ka kap?

    e di apo ben sikur nuk e di or Lali bedeli,
    se Grepi yt eshte hedhur qe tej nga Surreli!

    pra rri aty ku je Lali se ke kohe te relaksohesh,
    se ty te ka q”’r Kadiu e nuk ke kujt ti ankohesh!

    ty o Lali Veloja duhet te te kujtohet nje e vertet,
    ajo thenia proverbiale – revolucioni ha bijte e vet!

    Reply
  • xyz says:
    February 2, 2026 at 4:31 pm

    Ende nuk e kam të qartë këtë procesin kundër Veliajt. kam dëgjuar që prokuroria e mban mbyllur dhe nuk e njeh me akuzat?! Dhe nuk e lejon as të mbrohet! Kam dëgjuar të flitet edhe për brekët e Ajolës, gruas së tij. Llafe, llafe pazari imzot, por asgjë e qartë. Asgjë konkrete. Pse është arrestuar ky Veliaj?! Vjedhje, korrupsion?! Ku janë faktet dhe provat?! Pse nuk bëhen të njohura publikisht?! Sa muaj ka kjo punë?! E njëjta gjë më duket edhe me Metën! Nuk mund ta arrestosh tjetrin dhe pastaj të mbledhësh faktet. Kështu vepronte vetëm Enver Hoxha. Kur i shkrepte në tru se dikushi ishte tradhtar apo agjent. Kush di të më spjegojë se për çfarë akuzohet Veliaj apo Meta?! faleminderit paraprakisht.

    Reply
  • Trapajani nga kukesi says:
    February 2, 2026 at 6:22 pm

    Sdroms qeke zhul fare,,,,ashtu sic zbrite dikur ne Tirane me çizme minatori,,,Sheno me te kuqe ke kalendari diten qe ka Saliu proteste,,dhe mos mungo,,kujdes fishekzjarret…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?