Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 10 makina për një apartament në Tiranë dhe kokaina sollën vrasjen e fundit në Elbasan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 10 makina për një apartament në Tiranë dhe kokaina sollën vrasjen e fundit në Elbasan
KronikeLajmi i fundit

10 makina për një apartament në Tiranë dhe kokaina sollën vrasjen e fundit në Elbasan

Published: December 4, 2025
Shpërndaje

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Mondi Mëhallës alias Hyka në Elbasan, ku i “forti” nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, e qëlloi me 3 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend.

Spaho njihet nga policia kriminale e Elbasanit si person me rrezikshmëri, pasi më parë është dënuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Vjedhje”, “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie”, “Mbajtje pa lejë të armë” dhe një plagosje që ka kryer në burgun e Fierit.

Nevzat Spaho, mbante kontakte shoqërore me një grup kriminal në Pogradec, që disa prej tyre janë të proceduar në Korçë dhe prokurorinë e Posaçme SPAK.

- Publicitet -

Hetimet e deritanishme, kanë zbuluar se Mondi Mëhalla dhe ortaku i tij në biznes Xhino Ago, disa kohë më parë i kanë dhënë rreth 10 makina, Marselo Aranit, i thirrur ndryshe si “Boli”.

Dhënia e automjeteve besohet se është kryer në kuadër të një marrëveshje shkëmbimi me një apartament në Tiranë. Por apartamentit mësohet se ka qenë disa herë i shitur e për pasojë, Mondi Mëhalla dhe “Boli” Marselo Arani, janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin.

Një javë para vrasjes, Mondi Mëhalla, është takuar me “Bolin” duke i kërkuar këtij të fundit të prishte marrëveshjen dhe kthejë automjeteve që kishin shkëmbyer, pasi sipas Mëhallës “Boli” e kishte mashtruar.

Palët kanë diskutuar që në këmbim të apartamentit, makinat të shkëmbeheshin me një sasi kokaine. Por debati mes tyre ka qenë i ashpër deri në pikën kur Mondi Mëhalla ka qëlluar disa herë me grushte, Marselo Arapin.

Situata më tej është ndërlikuar ku në sherr e sipër, të dyja palët kanë kanosur me vrasje njëri-tjetrin. Një javë pas këtyre kërcënime dhe konfliktit, në Elbasan në 30 Nëntor 2025 vritet me armë zjarri Mondi Mëhalla.

Ndërsa disa ditë më pas “Boli” Marselo Arapi dhe shoku i tij, laçian, Armando Kola, janë shpallur në kërkim kombëtar.

Kujtojmë se Arani ishte me masë sigurimi “arrest në shtëpi” për shkak të problemeve me Drejtësinë në Elbasan, pasi pronat e tij janë sekuestruar për llogari të një hetimi që ka nisur kundër tij për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Burime policore flasin se Arani dhe Armando Hyka, kanë kontraktuar si vrasës me pagesë, të “fortin” e Prenjasit, Nevzat Spahon, i cili besohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt, Mondi Mëhallës.

Informacionet flasin se Nevzat Spaho, ka bërë një jetë mes tregtisë së drogës, lidhjeve me grupin e Pogradecit, gjobëvënieve, burgut dhe deri tek një plagosje të kryer brenda në burgun e Fierit – raporton Syri.

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Moisi Golemi says:
    December 4, 2025 at 8:54 pm

    O gazek@r! Arani apo Arapi, se e bëre lesh arapi??
    Po Mond Mëhalla është vetë Armando Hyka. Pse thua në fund që pagoi Spahon për të vrarë Hykën?? Pagoi për të vrarë veten?? O gazek@r i Syrit.

    Reply
  • lato says:
    December 4, 2025 at 9:46 pm

    Ky krim vjen pak jave pasi Prokuroria Elbasanit denoi disa te forte me rrezikshmewri te njohur per policine me arme ne brez ne nje lokal ne Periferi.Avokati i trimeruar nga te fortet kercenoi Prokurorin dhe ky me te drejte e ndaloi Avokatin 24 ore.
    plasi gurgulea. Po shkelen te drejtat e seksereve avokate per te kercenuar Prokuroret,qe marrin guximin te denojne CUNAT E FORTE ME ARME NE BREZ. Ne krye te kercenimeve Mediatike kunder Drejtesise qendronte Portali anonym Pamfleti me pronar te nje Gjergj Zefi,qe me fjalor rrugac fyente dhe denigronte Prokurorin pse ndaloi 1 dite Avokatin e banditeve dhe pse i denoi banditet e kapur me arme?Kujt i sherben Portali Pamfleti dhe portalisti Gjergj Zefi?Ja kujt i sherben.kRIMINELEVE.Te inkurajuar,te trimeruar nga furtuna ne gote qe ngriten shoqata e seksereve te krimit dhe Portali gjobvenes Pamfleti,Policia u intimidua te mos ushtroje Kontrolle Parandalimi te krimit,Te mos ushtroje kontrolle per armembajtje pa leje ne lokalet e basifondeve te krimit.Prokuroria dhe Gjykata NUK reagoi fuqishem per mbrojtjen e procedures korrekte te prokurorit profesionist dhe te pakorruptuar dhe Drejtesia u vu nen presionin e estradave meshiremedha te Max Haxhise.Rezultati i Harakirit Vetesakrifikues te shoqates se Max Haxhise ne Dhomen e seksereve eshte ky:,KRIMI QELLOI PER VDEKJE NE ELBASAN.
    Ti je vrasesi Max Haxhia ,surrat hypokriti qe te dhimskan kriminelet e armatosur,sepse ti ushqehesh nga parate e krimit dhe Droges,por e vuajne qytetaret..Edhe ky maskarai,Gjergj Zefi,qe duhet paditur ne gjyq per fyerje te qellimshme kunder Drejtesise me qellim perfitimi.

    Reply
  • demo says:
    December 4, 2025 at 10:22 pm

    Kishte nja tre vjet qe nuk ja kishim degjuar zerin Elbasanit per pune krimesh,se me pare ka qene si Cikago Al Capones.
    Ti e zgjove krimin ne Elbasan o Max Haxhia,duke intimiduar me te drejtat e te forteve Policine dhe Drejtesine?
    Po kete Gjergj Zefin e Pamfletit,cfare e ke?Dhender?

    Reply
  • abdiaga says:
    December 4, 2025 at 10:45 pm

    Ky viktima ka dhene 10 makina do merrte apartament,apo ka dhene apartament do merrte 10 makina?Kjo eshte pak e ngaterruar.

    Reply
  • demo says:
    December 5, 2025 at 4:42 am

    abdiaga,ka dhene ky 10 makina.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?