Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 10 vjetori i protestave në Kiev dhe e ardhmja evropiane e Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 10 vjetori i protestave në Kiev dhe e ardhmja evropiane e Ukrainës
AktualitetBote

10 vjetori i protestave në Kiev dhe e ardhmja evropiane e Ukrainës

Published: November 23, 2023
Shpërndaje

Kanë kaluar 10 vjet që kur protestuesit pro-evropianë u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, një veprim që çoi në rrëzimin e presidentit pro-rus Viktor Janukoviç dhe aneksimin e Krimesë nga Rusia. Tani, ndërsa lufta në shkallë të gjerë e Rusisë kundër vendit vazhdon, e ardhmja e Ukrainës në Bashkimin Evropian do të vendoset në një takim në mes të dhjetorit në Bruksel.

Një ngjarje që ndryshoi fatin e një vendi. Në fund të nëntorit të vitit 2013, Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Janukoviç, u tërhoq nga nënshkrimi i një marrëveshjeje asocimi me Bashkimin Evropian për shkak të trysnisë nga Rusia.

Mijëra protestues mbushën sheshin Maidan të Kievit, duke valëvitur flamujt e Bashkimit Evropian. Në mesin e tyre ishte edhe Dmytro Riznychenko. “Ne ishim në kërkim të dinjitetit njerëzor. Ne donim lirinë”, thotë ai.

- Publicitet -

Pas një goditjeje brutale të policisë, mijëra ukrainas të tjerë iu bashkuan protestave nga i gjithë vendi. Rreth 108 protestues u vranë në atë që u bë i njohur si ‘Revolucioni i Dinjitetit’. Janukoviç dha dorëheqjen në shkurt të vitit 2014 dhe iku në Rusi. Olga Tokariuk, e cila tani punon për organizatën britanike Chatham House, ishte në mesin e protestuesve.

“Nuk e kishim idenë se çfarë do të ndodhte. Natyrisht, nuk mund ta imagjinonim se Rusia do të pushtonte një pjesë të territorit tonë, se do të kishte një luftë që do të zgjaste për nëntë vjet tashmë, dhe se do të kishte një sulm në shkallë të gjerë nga Rusia, që do të shkaktonte vrasjen e mijëra ukrainasve, përfshirë një pjesë të atyre që morën pjesë në protestat në Maidan si dhe largimin e miliona të tjerëve nga shtëpitë e tyre”, thotë ajo.

Rusia aneksoi me forcë Krimenë në mars të vitit 2014 dhe nxiti një luftë separatiste në Ukrainën lindore. Ukraina zgjodhi një qeveri pro-perëndimore dhe kërkoi anëtarësimin e vendit në BE. Por Brukseli tha se Ukraina nuk ishte gati dhe kjo rezultoi të ishte fatale, thotë zonja Tokariuk.

“Në fund të fundit, kjo e nxiti Rusinë të fillonte një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, sepse Ukraina u la në harresë. Ajo u la si një zonë neutrale mes Evropës dhe Rusisë”, thotë ajo.

Ukraina tani është e përfshirë në një luftë në shkallë të gjerë me Rusinë. Më shumë se 10 mijë civilë janë vrarë që nga fillimi i agresionit të Moskës në shkurt të vitit 2022. Muajin e ardhshëm, udhëheqësit evropianë takohen për të vendosur nëse do të fillojnë negociatat zyrtare për pranimin e Ukrainës në BE. Gjatë një fjalimi për nder të 10 vjetorit të protestave, Presidenti i Ukrainës tha se ky ishte fati i vendit të tij.

“Njëzet vjet më parë, ishte një ëndërr romantike. Dhjetë vjet më parë, ishte një objektiv ambicioz. Dhe sot është një realitet, që nuk është më e mundur të ndalet përparimi i vendit tonë”, tha Presidenti Zelenski. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ofroi mbështetjen e tij.

“Unë do të bëj gjithçka për të bindur 27 kolegët e mi se na duhet një vendim pozitiv në dhjetor”, tha ai. Është jetike që BE-ja t’i ofrojë Ukrainës shpresë për të ardhmen, thotë zonja Tokariuk.

“Do të jetë një nxitje morale. Do të jetë një goditje për Rusinë, sigurisht, sepse kjo do të thotë se Ukraina është larguar një herë e mirë nga e ashtuquajtura sfera e ndikimit rus”, thotë ajo.

Anëtarësimi në BE do të kërkonte reforma të mëdha në qeverisjen dhe ekonominë e Ukrainës. Vendimi pritet të merret në një takim dy-ditor të udhëheqësve të vendeve të BE-së në Bruksel, që fillon më 14 dhjetor.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. gim on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Vlonjati on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. Fjala on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Dashi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?