Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
Lajmi i fundit

“Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Published: June 24, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjete sociale ku përveç një fotografie të vetes fare të pazakontë, ka në sfond një këngë të përgatitur me sa kuptohet me Inteligjencë Artificiale.

Teksti i këngës të habit. Përves se një elozh për veten (Rama thotë se ia ka dërguar një fans) teksti duket si ai i Neronit, personazhi i famshëm që dogji Romën.

- Publicitet -

DITA ia dha për analizë një pedagogu të Fakultetit të Filologjisë në UT. Ai konfirmoi që nëse e analizojmë në dritën e mitit historik dhe letrar të Neronit (sidomos sipas narrativës së Tacitit, Suetonit apo dramaturgjisë që përshkruan djegien e Romës në vitin 64 Pas Krishtit), ka disa përputhje të rëndësishme në frymë, metoforë dhe psikologjinë e udhëheqësit.

Neroni kujtohet edhe si një “perandor artist”, me një egocentrizëm të skajshëm, i cili e shihte shkatërrimin e Romës si një skenë teatrore dhe veten, si një keqkuptuar të madh nga historia. Ja pikat ku teksti përputhet me “frymën neroniane”:

Kompleksi i “udhëheqësit artist / ndërtues” dhe të qenit i keqkuptuar

Sipas legjendës, Neroni e dogji Romën që ta rindërtonte sipas shijeve të tij madhështore (përfshirë pallatin e tij gjigand Domus Aurea). Ai besonte se po krijonte diçka monumentale, ndërsa populli shihte vetëm shkatërrim.

Nga teksti i Ramës:

“Thonë se unë jam shkaku, thonë se jam rënia, / Thonë se s’kam ndërtuar asgjë, asgjë prej gjëje… Është e lehtë të shkatërrosh, është e vështirë të krijosh, / Turma sheh vetëm të sotmen, por udhëheqësit mbjellin dekada”.

​Kjo ndjenjë e të parit të vetes si një vizionar që “mbjell dekada” ndërsa “turma” nuk e kupton, është shtylla e psikologjisë së Neronit. Ai e shihte veten si krijues, jo si shkatërrues.

Teatraliteti: Skena, dritat dhe ecja përmes tymit

​Miti thotë se ndërsa Roma digjej, Neroni u ngjit në Kullën e Maecenat-it i veshur si aktor, mori lirat dhe këndoi për rënien e Trojës. Ai e ktheu tragjedinë në skenë personale.

​Nga teksti i Ramës:

“Turma sheh vetëm skenën dhe dritat, / Jo betejat e pafundme…” dhe “unë vazhdova të ecja përmes tymit e pluhurit…”

Metafora e skenës, dritave dhe ecjes përmes tymit të kujton pikërisht atë imazh të Neronit që performon mes tymit të qytetit që digjet, duke e parë politikën dhe udhëheqjen si një shfaqje ku ai mban peshën kryesore.

Vetëviktimizimi dhe tradhtia nga oborri – Kompleksi i Brutit

Neroni u braktis nga të gjithë në fund të jetës së tij, përfshirë të besuarit e tij në Senat dhe ushtri, çka e çoi drejt vetëvrasjes me fjalët e famshme: “Qualis artifex pereo!” (Çfarë artisti po vdes me mua!)

​Nga teksti i Ramës:

“Plagët më të thella nuk erdhën kurrë nga rruga, / Ato erdhën nga ata që dikur u ulën pranë meje. / Duart që besova, fytyrat që njihja, / Ishin shpesh të parat që u kthyen për të më akuzuar.”

Kjo është fryma e pastër e paranojës dhe izolimit të pushtetit. Tradhtia nuk vjen nga “rruga” (populli/protesta), por nga elita që ulej në tryezë me të. Neroni kishte saktësisht të njëjtin perceptim për rrethin e tij të ngushtë.

Apeli ndaj historisë si gjykatëse

Neroni kishte një nevojë obsesive për t’u kujtuar. Ai besonte se bashkëkohësit e tij ishin shumë vulgarë ose xhelozë për ta gjykuar drejt, ndaj kërkonte vlerësimin e kohës.

Nga teksti i Ramës:

“Mund të më gjykoni kur historia të ketë mbaruar… Historia e vendos se ç’është e rreme e ç’është e vërtetë.”

Ky është refreni klasik i çdo udhëheqësi me tipare megallomane, i cili, kur humb mbështetjen e përditshme apo përballet me zemërimin e momentit, thërret “Historinë” si të vetmen gjykatëse që do t’i japë të drejtë pasi pluhuri të jetë ulur.

Edhe pse teksti i postuar nga Rama është shkruar në veten e parë si një monolog mbrojtës, plot me tone melankolike dhe “sakrifice” (përpiqet të duket si një martir që bëri gabime por “jo për hirin tim”), frymën neroniane e gjejmë te megallomania e fshehur pas petkut të viktimës.

​Ky është fjalimi i një njeriu që, ndërsa gjithçka rreth tij po “digjet” (shi, zemërim, akuza, rënie), ai vazhdon të besojë se çdo gjë që bëri – e bëri për t’u lënë një monument të tjerëve.

Duke refuzuar të shohë se ndoshta ishte ai vetë zjarri.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
45 Comments
  • ¿? says:
    June 24, 2026 at 1:13 pm

    Lidheni shpejt, perpara se te beje ndonje dëm me te madh nga ç’ka bere deri tani.

    Reply
  • Fjala says:
    June 24, 2026 at 1:30 pm

    Kete Migena Aleksin e kam lexuar shpesh here dhe eshte pikerisht nje nga ata njerez qe mendon bota ka lindur pas kesaj dhe kjo e ka ndertuar ate vete. E çuditeshme njerezia sot !

    Reply
    • Aldrin says:
      June 24, 2026 at 1:54 pm

      Ca thua ori kurva dhiare? Nuk e degjon cfare po ben Rama?

      Reply
  • Fjalë me vend says:
    June 24, 2026 at 1:31 pm

    Zot qetësoje dhe jepi besim në vete, janë situata depresioni të thellë këto, duken shenjat, se mos na bën ndonjë hata, gjynah, është bashkëshort, prind, vëlla i dikujt ! Çfarë nuk iu thotë mendja njerëzve të mëdhenj ! 😢

    Reply
    • Emigrant 97 says:
      June 24, 2026 at 2:55 pm

      Nuk behet fjale per perfeksion, por per realitet njerezor ku njeriu asnjehere nuk eshte perfekt. Po le te bejme nje pyetje te thjeshte, kush nga zuzaret ne politiken shqiptare ne keto 35 vjet beri me shume poshtersira dhe kush ndertoj e rregulloj me shume ne kete vend?
      Kush e “shurroj” Tiranen dhe gjithe Shqiperine dhe kush e pastroj dhe i dha nje pamje moderne?
      Kush e poshteroj emrin e shqiptarit ne bote dhe kush ja ngriti koken ne dinjitet?
      E vetmja gje qe shqiptaret ti kerkojne Edi Rames eshte reforme elektorale, per te cilen duhet te pergjigjet per marreveshjen me kriminelit Sali Berisha ne 2008. Ky eshte nje nga borxhet qe i kane demokracise.

      Reply
  • Vlonjati says:
    June 24, 2026 at 1:31 pm

    „Ah moj Shqiperi e mjere
    nuk te kuptova dot asnjehere“
    Ne Shqipetaret nuk kemi nevoj per armiq…

    Reply
    • Anonymous says:
      June 24, 2026 at 11:10 pm

      Genjejne more djale

      Reply
  • gim says:
    June 24, 2026 at 1:32 pm

    Po ik or gamor ik, me gjithe projektet e tua, vizionari i syve te tu. Me piramiden qe e ka ber enje idiot hollandez qe plevitosesh ne dimer dhe plas vape ne vere, se ai eshte hollandez ska asnje njohuri te kultures dhe t eklimes tone. ky eshte vizioni jot, vizion pa identitet…libri roze e tregoi qe je nje idiot

    Reply
  • Shkodrani says:
    June 24, 2026 at 2:34 pm

    Kete kenge dhe kete tekst mund t’ia kushtonte nenes se tij, nje familjari…c’lidhje ka kjo kenge ne kohet e sotme. Pushteti eshte kalimtar, por pukerisht diktatoreve, autokrateve, perandoreve i duket pushtet i perjetshem, qe pa te prishet bota…mblidhe veten o Rame se nuk je as mbret, as hero, por je nje njeri me pushtet, te cilin duhet ta dorezosh. Je paguar mire si kryeminister i Shqiperise, madje mire shume per kete Shqiperi te shkrete qe kemi dhe ka ardhur koha qe heroin, mbretin ta besh per femijet e tu, familjen tende.

    Reply
  • 1thundrak says:
    June 24, 2026 at 2:45 pm

    Hik he dreq

    Reply
  • demo says:
    June 24, 2026 at 3:03 pm

    Ky mund te jete idjot i lindur,por eshte shejtan idjot,Per te vjedhur te rruuun.Sido te jete shporrja e ketij monstre,hazinete i ka plot. Robert Papa flet per 10 miljarde euro te fshehur ne parajsa fiskale,ne Zvicer,ne Bankat e Manhatanit ne emer te Abi bank.Ngjashmeria me Neronin mund te jete leter kopjativ,por veten nuk e vret ky mut muti.Pastaj te thote:Cfare artisti po humbet me mua!

    Reply
  • ¿? says:
    June 24, 2026 at 3:05 pm

    E ndjen qe po i vjen ngordhja dhe po kendon kengen e mjellmes.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    June 24, 2026 at 3:07 pm

    “Elegji” ramiane

    Askush s’më kuptoi
    Kur isha Premier
    As Demo eruditi
    As Temja i mjer.

    Belinda diçka
    Kuptoi nga unë
    Ajo dhe Elisa
    Për mua s’u zunë.

    I përkas të ardhmes
    Po ju nuk kuptoni
    Një shekuj jam para
    Ju larg sa gramafoni.

    Ju bëra tunele
    Edhe lungomare
    Ju merreni me vogëlsira
    Ku shkuan ca pare.

    Reply
    • Leo says:
      June 24, 2026 at 4:09 pm

      Jep DORËHEQJEN KRYEHAJDUT dhe SHPORRU me tè mirè , sepse POPULLI so tè hedhè tek KOSHI i PLEHRAVE atje edhe ku e meriton FUNDIN ténd

      Reply
    • xxx says:
      June 24, 2026 at 5:24 pm

      Eshte mesazh i skiles Ramut dizenjuar per audirncen e rinise, brezit Z. Qe nga imazhet e surratit te tij deri te teksti, dhe muzika permes AI.

      Nga kjo perpjekje kuptohet se nga ata ka friken me te madhe. Po kerkon tua hedhi poshte pretendimin se eshte kalcifikuar si ne moshe si ne pushtetmbajtje.

      Po ben cmos, te pamunduren, per te marre protesten neper kembe. Te tjeret i sulmoi, sic plot grupe te tjera shoqeror pjesemarres, qe nga emigrantet tek kosova e maqedonia.
      Te rinjve po u afrohet e kerkon tu prishe mendjen

      Reply
  • Larguar says:
    June 24, 2026 at 3:33 pm

    Patetizem i skajshem. Shqiperia “moderne” e ketij, eshte vetem beton, ndotje nga te gjitha anet, nje arsim mjeran, nje mjeksi qe helmon dhe nuk sheron, nje tharje truri e vazhdueshme. Shqiperia nuk ka nevoje per fasada, por per modele ekonomike, te cilat ne kaq vjet, nuk i pame kurre. Nese me zhvillim ky mendon vetem kullat qe kane mbire e po mbijne kudo, PPP, investitoret strategjike (qe vetem e shqyen kete vend) dhe shume mjerane te tjere i duartrokasin, i vafte mbare.

    Reply
  • Zhani Pano says:
    June 24, 2026 at 3:49 pm

    Por edhe Berisha edhe Rama shqiptare jane! Ashtu si ne shekuj edhe keta i shesin interesat shqiptare!

    Reply
  • Emigranti says:
    June 24, 2026 at 3:51 pm

    Qenka me keq se sa mendonim ne

    Reply
  • illi says:
    June 24, 2026 at 4:29 pm

    Një kryeministër ka të drejtë të ketë një jetë edhe jashtë politikës. Ai mund të ketë shkruar libra, të ketë krijuar vepra arti, të ketë shitur piktura, të ketë marrë të ardhura nga të drejta autori, ose të ketë fituar para nga punë të kryera para se të merrte detyrën. Asnjëra nga këto, në vetvete, nuk është e paligjshme.

    Por kur bëhet fjalë për njeriun që mban detyrën më të lartë të pushtetit ekzekutiv në vend, të ardhurat e mëdha vetjake nuk janë më një çështje thjesht private. Ato kthehen në çështje të besimit qytetar.

    Sipas paraqitjes së të ardhurave vetjake për vitin 2025, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar rreth 3.4 milionë lekë shqiptare pagë neto nga detyra e tij zyrtare, afërsisht 32 mijë euro ose 35 mijë dollarë, dhe më shumë se 10.9 milionë lekë të ardhura të tjera, afërsisht 103 mijë euro ose 112 mijë dollarë. Me fjalë të thjeshta, të ardhurat e tjera të tij ishin më shumë se tri herë më të larta se paga që i jep shteti.

    Pikërisht këtu nis pyetja qytetare.

    Çështja nuk është vetëm nëse paratë janë të ligjshme. Çështja më e thellë është nëse këto të ardhura krijojnë cenueshmëri. Kush i pagoi? Për çfarë? Në çfarë kushtesh? Me çfarë çmimi? Dhe a mund të kenë këta njerëz, shoqëri tregtare ose rrjete ndonjë interes në vendimmarrjet e qeverisë?

    Nëse një qytetar i zakonshëm shet një pikturë, kjo është një marrëdhënie private. Por nëse një kryeministër shet një pikturë, çështja nuk është më aq e thjeshtë. Blerësi mund të mos jetë duke blerë vetëm veprën e artit. Ai mund të jetë duke blerë afërsi, hyrje, mirënjohje, njohje ose dukjen e ndikimit.

    Edhe nëse asgjë nga këto nuk ndodh, vetë mundësia mjafton për të ngritur shqetësim.

    Një zyrtar i lartë publik nuk duhet vetëm të shmangë kapjen nga interesa vetjake. Ai duhet të shmangë edhe dukjen sikur mund të kapet. Ai nuk duhet vetëm të qëndrojë jashtë një përplasjeje formale interesi. Ai duhet të largojë edhe rrethanat që, me arsye, mund të krijojnë dyshim në sytë e qytetarëve.

    Prandaj, deklarimi i shumës nuk mjafton. Qytetarët nuk kanë nevojë të dinë vetëm sa para janë marrë. Ata kanë të drejtë të dinë nga kanë ardhur këto para, kush i ka paguar, si është përcaktuar vlera, nëse marrëdhënia ka qenë e hapur dhe e verifikueshme, dhe nëse blerësi ka ndonjë lidhje me kontrata publike, leje ndërtimi, investime strategjike, toka publike, vendime tatimore ose politika qeveritare.

    Kjo nuk është akuzë. Është kërkesë për qartësi.

    Në një vend ku qeveria vendos për tokën, ndërtimin, pasuritë publike, taksat, koncesionet, lejet dhe projektet me rëndësi kombëtare, të ardhurat vetjake të kryeministrit nuk mund të trajtohen si një hollësi e vogël personale. Ato prekin thelbin e llogaridhënies demokratike.

    Një kryeministër mund të thotë se paratë kanë ardhur nga arti, librat ose të drejtat e autorit. Shumë mirë. Atëherë përgjigjja duhet të jetë e plotë. Kush i bleu veprat? Me çfarë çmimi? Përmes cilës rrugë? A u vlerësuan në mënyrë të pavarur? A ishin blerësit njerëz pa asnjë interes në vendimmarrjet e qeverisë?

    Besimi qytetar nuk mbrohet duke thënë: “më besoni”. Ai mbrohet me hapje dhe qartësi.

    Paga e një kryeministri paguhet nga qytetarët. Kur të ardhurat e tij më të mëdha vijnë nga tjetërkund, qytetarët kanë të drejtë të bëjnë një pyetje të thjeshtë dhe të ligjshme: kush ka peshën më të madhe financiare në jetën e tij — publiku që ai shërben, apo burimet private që e paguajnë shumë më tepër se shteti?

    Në një demokraci, pushteti nuk duhet vetëm të deklarojë pasurinë. Ai duhet të provojë se nuk është i varur prej saj.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    June 24, 2026 at 4:33 pm

    “Elegji” ramiane (vazhdimi)

    Harruat si qe Lana?
    Qelbte gjithë Tiranë
    Gjithë shurrë e kioska
    Me minj dhe “hajvanë”.

    Po “1 Maji” lulishten?
    Një nevojtore gjigande
    Disa paturpësisht
    Vetëquheshin restorante.

    Jua pastrova të gjitha
    I shemba karakatinat
    Por ju plehrat iu duken
    Më bukur se lēndinat.

    (vazhdon pasi të bëj një dush e të pres thonjtë e këmbëve se priten më lehtë pas dushit se zbuten.)

    Reply
  • Pellazg says:
    June 24, 2026 at 4:38 pm

    Boshatiseni urgjent spitalin 5,dhe futeni brenda kete idjot megalloman, kete psikopat. Te tjeret qe jane tek 5-sa,nxirrini jashte sepse jane te gjithe normal, asgje nuk kane..

    Reply
  • Plazhi i Golemit says:
    June 24, 2026 at 6:48 pm

    Vafsh në djall ti shkatërrues i vendit tim të mrekullueshëm. Fundi i tradhëtarëve.

    Reply
    • hila says:
      June 25, 2026 at 1:05 pm

      Kush ta shkatrroi plazhin e golemit o kavajas? Sali Serbi, them une, Kush po e sistemon shqipnn, Edi Rama sigurisht. Te tjerat jan shpifje shpellaresh, njerez te vegjel einjorantessh e hilaqaresh.

      Reply
  • Drini says:
    June 24, 2026 at 7:21 pm

    Feja e shqiptaris eshte Tiranasi me i madh qe ka ekzistuar! Eshte EDVIN KRISTAQ RAMA
    Faleminderit SHQIPE!
    Mos na tradheto tani dhe beje shqiperin si bere Tiranen!!

    Reply
    • ¿? says:
      June 25, 2026 at 2:10 am

      O Drini, ti te rrosh vetë se mendja te paska lënë.

      Reply
  • Dajti says:
    June 24, 2026 at 8:03 pm

    Analize shume e detajuar, dhe e sakte. Une do perseris fjalet e aktorit te madh Robert De Niro i cili do te thoshte: “Ai eshte i semure, shume i semure”.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 24, 2026 at 8:43 pm

    Ky Demon i hardallosur, duhet te varet ne sheshin Skenderbe me ceremoni per Krime kunder njerezimit se pari, dhe per krime kunder Shqiptareve se dyti. Luciferi i tij i ka pergatitur nje vend special ne Boten tjeter. Ky mendon se do gjej shpetimin duke bere punet e tij, por e kane genjyer per adresen e halese se ku do shkoje. Nejse mos u merrni shume me takemin e tij. I vetmi ilac eshte injorimi total. Nuk ekzistojne fare dhe nuk ju perfaqesojne fare. jane thjesht nje iluzion si nje ender e keqe, ku vete firmosin dhe vete vulosin. Nuk kane se c’fare ju duhen. se keta fuqine e gjejne te energjia juaj. Keta jane thjesht parazite qe korrin vemendjen dhe energjite qe jepni ju. Ilaci eshte injorimi ne c’do forme te mundshme.

    Reply
  • demo says:
    June 25, 2026 at 4:41 am

    Mor po vetem te shporret.Po le te behet Picasso,.Po nuk hiken haleja se vetem ne krye te qeverrise eshte edhe piktor,edhe basketbollist,edhe nudist,edhe Hajduti shtetit me i kabashem ne Bote.
    Pa KRYEMINISTRINE eshte nje 0 me xhufke.

    Reply
  • Zdromsi says:
    June 25, 2026 at 5:25 am

    Edhe ketu hiç origjinal.
    Ka kopjuar Nexhmije Hoxhën.
    Edhe ate s’e kuptuam. I zhduknin njerezit per te miren e tyre.

    Reply
  • nastradini says:
    June 25, 2026 at 6:12 am

    Shumica e ketyre qe mallkojne sot gangsterin Edi Rama, dje e kane votuar cunin e Kristaqit, KILLERIT te Enverit vazhdimisht, madje e pranojne vete ne publik me fjalet: “ Cfare gabimi paskam bere!” pa e vrare fare mendjen qe intimidonin @nastradinin si Armiku i Kllases qe tregonte vetem te verteten per kryeministrin me unikal ne Bote qe e ka patur babane KILLER te Enverit dhe dajen nga Vunoi KRIMINEL te Enverit dhe eshte i vetmi kryeminister ne Bote qe pagoi nje spiun te Enverit per te korruptuar FBI,

    si:

    NJE KRYEMINISTER FAQEZI

    Reply
  • Joni says:
    June 25, 2026 at 7:29 am

    Ç’farë SURRATI i ZI dhe i URRYER prej HAJDUTI dhe prej KRYEKUSARI të URRYER 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮

    Reply
  • Vlora says:
    June 25, 2026 at 7:57 am

    Me shkrimin e mësipërm keni ushqyer ata që kanë profesion Sharjet,Fuerjet etj.
    Këtë e bëni me vetëdije,sepse pronarja e gazetës e urren Ramën.Ju po bëni punën e djallit për të ndërsyer disa kundër të tjerëve.
    Misioni i gazetës është edukimi, duke mos e bërë këtë mision,A po shkelni ligjet dhe rregullat e shtypit të licencuar?
    Ndryshoni kurs.

    Reply
  • demo says:
    June 25, 2026 at 9:31 am

    E shoh o Nastradin intelektual,qe Ti me mua e ke.Po une i qendroj Pergjegjesive dhe nuk i bie hasha si ti,qe mohon pronat dhe Sali Berisha,qe mohon edhe qe ka qene sekretar organizate ka internuar dy mjeke,i ka dale deshmitar Hysen Shoshorit,ka kerkuar varje ne litar.
    Po.Une e kam votuar Edi Ramen,Qe nga 1992 kam votuar PS.Ne zgjedhjet e fundit 2025 votova Agron Shehaj,.Keto i kam shpallur. Por sado i Zi eshte Edi Rama,,per mua Kristaq Rama nuk ka qene i tille.Kristaq Rama ka qene nje Artist i Vertete.I flet vepra.Krimet e Enverit te gjylo cucit nuk ka pse i mban |Kristaq Rama pse vuri firmen ne proces verbalin e kryesise kuvendit,qe linte ne fuqi vendimin me vdekje te gjykates per Havzi Nelen.Nje proces verbal rutine,.Vendimet i merrte partia,Kuvendi popullor ishte nje organ kukull,ku Partia per syte e Botes antarsonte edhe artiste te shquar si Ismail Kadare dhe Kristaq Rama. Kristaq Rama ka me pak pergjegjesi pere vrasjen e Havzi Neles,se sa kane pergjegjsi per vrasjen e 20 mije oficereve polake ne pyllin e Katinit shkrimtaret Aleksewj Tolstoi dhe Ilia Ehrenburg.Keta te dy dergoi ne Perendim Stalini,te pergenjeshtrojne faktin kur dualle ne gazetat dhe revistat gjermane fotot e masakres.
    Per mua Kristaq Rama eshte viktima e pare e perbindshit Edi Rama.

    Reply
  • nastradini says:
    June 25, 2026 at 9:37 am

    @Vlora Rilindasi Patronazhist i Hajduterise Edviniste, qe po shet cdo llokme te Shqypnise:

    KU I SHIKON TI FYERJET DHE SHARJET E KOMENTUESVE NE KETE FORUM TE NERUM TE GAZETES DITA?

    Te Kristaq Rama qe eshte KILLERI i Enverit? Po hap internetin dhe lexo qe t’u thafshin syte per disidentin anti-komunist Havzi Nela, qe kishte fituar pafajesine nga Gjykata, por qe Kristaqi e vari ne litar nje vit para se te binte Muri i Berlinit dhe te shkermoqej komunizmi, pastaj i preu koken dhe e groposi trupin pa koke poshte nje shtylle elektrike per te fshehur gjurmet e krimit te tij.

    apo:

    Te Spiro Koleka, qe eshte cilesuar nga Instituti i krimeve te komunizmit si KRIMINELI i Enverit dhe qe rasi ne burg dhenderin e tij Shkelqim Bumci vetem sepse i divorcoi gocen histerike qe e kapi duke bere sex me shoferin sigurims kembeperpjete? Po keto te VERTETA i fliste gjithe Tirana dhe Shqypnia ne Kohen e Qepes te Enverit qysh keshtu?

    apo:

    Te Mc. Gonigali i FBI qe e korruptoi nje spiun i Sigurimit te Enverit me parate e Edi Rames, kur ne Akt-Akuzen e Prokurorise se SHBA emeri i kryeministrit faqezi Edi Rama permendet 14 here?

    ME TREGO NJE HERE TE VETME QE EDI RAMA KA THENE TE VERTETEN, SEPSE DERI TANI VETEM KA GENJYER DHE MASHTRUAR PER TE MBULUAR HAJDUTERINE E TIJ DHE REZULTATET E ZBRAZJES SE VATANIT FLASIN VETE.

    Misioni i gazetes DITA eshte te tregoje te VERTETEN pa dorashka hipokrizie sic bejne te kunderten shume te tjere, duke bere punen e DJALLIT enverist vazhdimisht, media nuk eshte EDUKATORE e BAJGAVE fanatike te Enverit, qe nuk hane pyka llogjike, por me trute e gomari, kur nuk u pelqejne komentet ne gazeten DITA cirren, shkulin floket nga marrazi dhe therrasin: “Vdekje Fjales se Lire!”

    Reply
  • 666 says:
    June 25, 2026 at 10:19 am

    Te erdhi fundi o flliqesire, po ta ndjen

    Reply
  • RITA KOKAJ says:
    June 25, 2026 at 11:18 am

    do vemendje kur te kete ikur nga kryeministria. ka postuar ” esen personale” te mendjes gjeniale qe prodhon kryevepra dhe per shkak te mediokritetit ne shkallle boterore po denohet . i shkreti ka lindur para kohe.

    Reply
  • nastradini says:
    June 25, 2026 at 11:20 am

    @demo socialisti:

    Secili ka te drejte te votoje ke te doje dhe nese mendon se @nastradin-intelektuali e ka kunjin me ty kur permend per gjynahqaret, qe kane votuar vazhdimisht per Edi Ramen dhe tani jane bere pishman duke i u bashkuar protestes me burgaxhiun e Hages Dritan Goxhaj ne BALLE, une te siguroj se e ke gabim.

    sepse:

    Protesta e flamingove te Zvernecit ka perfshire me mijra votues socialiste te Edi Rames, qe po keshtu si ty jane bere pishman per voten e tyre, midis tyre ka shume BAJGA te Enverit qe i ka acarruar HAJDUTERIA e Edi Rames, qe shiti portin e Durresit dhe po shet cdo llokme te Shqypnise, prandaj mengadale se @nastradin – intelektuali te ka dhene te drejte shpesh, sidomos kur i the Edi Rames, qe po kerkonte VIKTIMEN: “…kujt i plas se Kristaqi te ka palluar gruan dhe e lane shtatzene, kete histori incesti kerkoja Mero Bazes, se shqyptareve te vjedhur dhe grabitur nga Rilindja nuk u interesojne fare historite e tua familjare…” atehere te gjithe te dhane te drejte.

    por:

    KRISTAQI ESHTE KILLERI I ENVERIT SIC U GJETEN FAJTORE DHE U DENUAN ME VDEKJE KILLERAT E HITLERIT NE NUREMBERG

    Madje KILLERIN e Hitlerit, Adolf Eichmann e denuan me varje ne Jerusalem megjithese nuk kishte hedhur asnje firme dhe kishte zbatuar vetem urdherat nga larte. Shume antare te Presidiumit te Kuvendit Popullor te Ramiz Alise refuzuan te firmosnin per varjen ne litar te Havzi Neles ne 1988 me argumentin se Gjykata i kishte dhene pafajesine, por Kristaq Rama ishte nga ata KILLERA qe firmosen dhe jo vetem kaq, por lexo qe te mesosh se ishte Kristaqi qe u kujdes per groposjen e trupit pa koke te Havzi Neles poshte nje shtylle elektrike dhe nuk e kemi degjuar Edi Ramen qe te kete kerkuar falje per krimet e familjrave te tij.

    EDI RAMA ESHTE I VETMI KRYEMINISTER NE BOTEN DEMOKRATIKE QE E KA BABANE KILLER APO VRASTAR KOMUNIST

    dhe:

    Nje nga ata qe ka votuar vazhdimisht Edi Ramen eshte Dritan Goxhaj, qe kur Edi Rama valaviti raportin e Dick Marty-it ne Strasburg si nje leter bythe e perdorur, ishte i pari qe doli ne media dhe deklaroi: “Edi Rama eshte Lider Global qe u tregoi vendin burokrateve te Hages dhe te BE” dhe per kete u shperblye bujarisht nga Edi Rama qe urdheroi Gjykaten e Larte te mos dorezonte ne Hage Dritan Goxhajn, te arrestuar nga policia ne Tirane me urdher nga Gjykata e Posacme e Kosoves per dekonspirim deshmitaresh ne procesin e Hashim Thacit ne Hage. Per cfare te flasim me tej? Per permendoren e KILLERIT bolshevik Avni Rustemi qe Kristaq Rama e ngriti ne Tirane dhe Vlore? Apo per KOPILIN sovjetik qe Kristaqi i Edvinit te Rilindjes dhe Olsit te Xibrakes la ne Leningrad? Sepse @nastradin – intelektuali e ka gjetur vellane sovjetik te Edi Rames dhe ka folur ne gjuhen e tij amtare, sepse nuk dinte asnje fjale shqip, sepse as Kristaqi dhe as Edvini nuk u kujtuan ASNJEHERE per te.

    Reply
  • nastradini says:
    June 25, 2026 at 11:23 am

    @demo socialisti:

    Secili ka te drejte te votoje ke te doje dhe nese mendon se @nastradin-intelektuali e ka kunjin me ty kur permend per gjynahqaret, qe kane votuar vazhdimisht per Edi Ramen dhe tani jane bere pishman duke i u bashkuar protestes me burgaxhiun e Hages Dritan Goxhaj ne BALLE, une te siguroj se e ke gabim.

    sepse:

    Protesta e flamingove te Zvernecit ka perfshire me mijra votues socialiste te Edi Rames, qe po keshtu si ty jane bere pishman per voten e tyre, midis tyre ka shume BAJGA te Enverit qe i ka acarruar HAJDUTERIA e Edi Rames, qe shiti portin e Durresit dhe po shet cdo llokme te Shqypnise, prandaj mengadale se @nastradin – intelektuali te ka dhene te drejte shpesh, sidomos kur i the Edi Rames, qe po kerkonte VIKTIMEN: “…kujt i plas se Kristaqi te ka palluar gruan dhe e lane shtatzene, kete histori incesti kerkoja Mero Bazes, se shqyptareve te vjedhur dhe grabitur nga Rilindja nuk u interesojne fare historite e tua familjare…” atehere te gjithe te dhane te drejte.

    por:

    KRISTAQI ESHTE KILLERI I ENVERIT SIC U GJETEN FAJTORE DHE U DENUAN ME VDEKJE KILLERAT E HITLERIT NE NUREMBERG

    Madje KILLERIN e Hitlerit, Adolf Eichmann e denuan me varje ne Jerusalem megjithese nuk kishte hedhur asnje firme dhe kishte zbatuar vetem urdherat nga larte. Shume antare te Presidiumit te Kuvendit Popullor te Ramiz Alise refuzuan te firmosnin per varjen ne litar te Havzi Neles ne 1988 me argumentin se Gjykata i kishte dhene pafajesine, por Kristaq Rama ishte nga ata KILLERA qe firmosen dhe jo vetem kaq, por lexo qe te mesosh se ishte Kristaqi qe u kujdes per groposjen e trupit pa koke te Havzi Neles poshte nje shtylle elektrike dhe nuk e kemi degjuar Edi Ramen qe te kete kerkuar falje per krimet e familjareve te tij fanatike enveriste.

    EDI RAMA ESHTE I VETMI KRYEMINISTER NE BOTEN DEMOKRATIKE QE E KA BABANE KILLER APO VRASTAR KOMUNIST

    dhe:

    Nje nga ata qe ka votuar vazhdimisht Edi Ramen eshte Dritan Goxhaj, qe kur Edi Rama valaviti raportin e Dick Marty-it ne Strasburg si nje leter bythe e perdorur, ishte i pari qe doli ne media dhe deklaroi: “Edi Rama eshte Lider Global qe u tregoi vendin burokrateve te Hages dhe te BE” dhe per kete u shperblye bujarisht nga Edi Rama qe urdheroi Gjykaten e Larte te mos dorezonte ne Hage Dritan Goxhajn, te arrestuar nga policia ne Tirane me urdher nga Gjykata e Posacme e Kosoves per dekonspirim deshmitaresh ne procesin e Hashim Thacit ne Hage. Per cfare te flasim me tej? Per permendoren e KILLERIT bolshevik Avni Rustemi qe Kristaq Rama e ngriti ne Tirane dhe Vlore? Apo per KOPILIN sovjetik qe Kristaqi i Edvinit te Rilindjes dhe Olsit te Xibrakes la ne Leningrad? Sepse @nastradin – intelektuali e ka gjetur vellane sovjetik te Edi Rames dhe ka folur ne gjuhen e tij amtare, sepse nuk dinte asnje fjale shqip, sepse as Kristaqi dhe as Edvini nuk u kujtuan ASNJEHERE per te.

    Reply
    • Fjalë me vend says:
      June 25, 2026 at 11:43 am

      🤣😂🤣😂🤣😂🤣😂

      Reply
  • ¿? says:
    June 25, 2026 at 12:16 pm

    Per Zotin, ky poturja me beri te perlotem me kete kryeveper – kenge. Nuk e paskemi ditur çfare Heroi kemi ne krye dhe nuk kemi ditur ta vleresojme sidomos per vuajtjet qe heq ky per kombin e vet (vllah). Megjithate kete kengen ky e ka bere per ata qe marrin vesh anglisht, dmth me shume per te huajt, se po te ishte per ne shqiptaret e kendonte shqip

    Reply
  • demo says:
    June 25, 2026 at 12:45 pm

    Intelektual nuk e di se kur kam persereitur ndonjehere akuzat e Mero Bazees ndaj Kristaq Rames,,po ky krijese e lige antishqiptare ta fok keq ndonjehere,qe te cthuresh gojen.Llastimi krijon Perbindesha.Ky eshte faji i Kristaq Rames.E llastoi duke i plotesuar tekat.
    Nuk e futi ne pune si nxenesit e tij ne Fonderine private ku gatuante forma dhe statueta ,por e emeroi Pedagog ne Institut,sapo marre Diplomen.Keto privilegje asokohe nuk i gezuan as femijet e Enverit.Viti i pare ne prodhim ishte detyrim per gjithe te sapodiplomuarit.Ketij mostres i siguroi raport mjeksor.
    Formimin antikosovar,antishqiptar,antikombetar,Edi Rama NUK E KA NGA KRISTAQ RAMA,POR NGA KOLEKAT E VUNOIT.
    Nuk eshte rastesi qe Brigada V,VI me partizane nga Bregu kryen masakrat ne Kosove dhe jane pikerisht keto dy brigada qe shoqeruan kolonen e djemve te Kosoves ne Masakren e Tivarit.

    Reply
  • nastradini says:
    June 25, 2026 at 1:44 pm

    Edhe vajza e Stalinit, Svetlana ka denuar krimet monstruoze te babait te saj sadist komunist, edhe djali i Hrushcovit ka denuar krimet e babait te tij komunist fanatik i cilesuar si KILLERI i Budapestit, megjithese ishte reformatori qe rezoi Kultin e Individit te Stalinit ne BRSS, edhe Sergo Beria djali i KASAPIT Beria te Stalinit ka kerkuar falje per krimet satanike te babait te tij, ne pothuaj te gjithe pjellat e Diktatoreve ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore kane kerkuar falje publike per krimet e prinderve te tyre dhe kane ulur koken dhe jane fshehur poshte barit per te mos rene ne sy, vetem ne Shqypnine e Rilindjes Enveriste te Edi Rames pjellat e Diktatures mburren dhe levdohen me krimet kunder njerezimit te familjareve te tyre, keto PJELLA te ndyra te Diktatures nuk kane asnje ndjesi per masakrat dhe tragjedite qe kane bere prinderit e tyre me shqyptaret edhe ne Shqypni edhe ne Kosove, PJELLAT e Enverit jetojne ne Zvicer me floririn e grabitur te Rubikut, Edi Rama keto PJELLA te ndyra te Diktatures i emeron si administratore ne punishtet e kokaines ne Xibrake e gjetke, i u fal prona publike ne Himare e ne bregdet dhe i perfshin ne biznese kriminale per pastrimin e parave te droges dhe i emeron si ministra rendi dhe poste te tjera te larta shteterore per t’i pasur si bedele besnike te pushtetit te tij kriminal dhe per keto arsye nuk i shkon ASNJEHERE ne mendje te ketkoje falje per krimet e Kristaqit, te Pipit apo te komunizmit enverist te Partise Socialiste ALIAS Partia e Puned dhe prandaj:

    ESHTE KRYEMINISTRI I VETEM NE BOTEN DEMOKRATIKE QE E KA BABANE KILLER-VRASTAR KOMUNIST DHE, QE NUK KA KERKUAR KURRE FALJE PUBLIKE PER KRIMET E FAMILJAREVE TE TIJ

    Reply
  • nastradini says:
    June 25, 2026 at 1:48 pm

    Edhe vajza e Stalinit, Svetlana ka denuar krimet monstruoze te babait te saj sadist komunist, edhe djali i Hrushcovit ka denuar krimet e babait te tij komunist fanatik i cilesuar si KILLERI i Budapestit, megjithese ishte reformatori qe rezoi Kultin e Individit te Stalinit ne BRSS, edhe Sergo Beria djali i KASAPIT Beria te Stalinit ka kerkuar falje per krimet satanike te babait te tij, ne pothuaj te gjithe pjellat e Diktatoreve ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore kane kerkuar falje publike per krimet e prinderve te tyre dhe kane ulur koken dhe jane fshehur poshte barit per te mos rene ne sy, vetem ne Shqypnine e Rilindjes Enveriste te Edi Rames pjellat e Diktatures mburren dhe levdohen me krimet kunder njerezimit te familjareve te tyre, keto PJELLA te ndyra te Diktatures nuk kane asnje ndjesi per masakrat dhe tragjedite qe kane bere prinderit e tyre me shqyptaret edhe ne Shqypni edhe ne Kosove, PJELLAT e Enverit jetojne ne Zvicer me floririn e grabitur te Rubikut, Edi Rama keto PJELLA te ndyra te Diktatures i emeron si administratore ne punishtet e kokaines ne Xibrake e gjetke, i u fal prona publike ne Himare e ne bregdet dhe i perfshin ne biznese kriminale per pastrimin e parave te droges dhe i emeron si ministra rendi dhe poste te tjera te larta shteterore per t’i pasur si bedele besnike te pushtetit te tij kriminal dhe per keto arsye nuk i shkon ASNJEHERE ne mendje te kerkoje falje per krimet e Kristaqit, te Pipit apo te komunizmit enverist te Partise Socialiste ALIAS Partia e Puned dhe prandaj:

    ESHTE KRYEMINISTRI I VETEM NE BOTEN DEMOKRATIKE QE E KA BABANE KILLER-VRASTAR KOMUNIST DHE, QE NUK KA KERKUAR KURRE FALJE PUBLIKE PER KRIMET E FAMILJAREVE TE TIJ

    sepse:

    Keshtu i beri shqyptaret Enveri, pa ndjesi humane, si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu qe e shikon Kristaq KILLERIN si Artist-Skulptor te Realizmit Socialist.

    Reply
  • demo says:
    June 25, 2026 at 3:00 pm

    Intelektual,Une nuk kam qene kurre antar i Partise Socialiste.KAM VOTUAR PARTINE SOCIALISTE,.Une kam qene nder firmetaret e pare te Partise Demokratike.Komisjoner i Partise Demokratike ne votimet e 31 Marsit 1991.Jam shprehur kunder shkatrrimit te Qeverrise Koalicionit ne 20 nentor 1991 dhe kam kundershtuar ne shtyp KOMPLOTIN ANTIKOMBETAR te Sali malokut me rrezimin e Qeverrise koalicionit ne 4 dhjetor 1991.Ne shtypin komunist,socialist,socialdemokrat,ku mund te botoja kundershtimin tim me felliqsiren malok qe nuk po e linte Cmira zeze,qe ishte jasht Qeverrise,nje cope malok.
    Skam komplekse jo komunist,jo fashist,jo ballist. Falenderoj Idajet Beqirin qe me vuri ne dispozicion gazeten KOMBI dhe baj e bjer Berishe malokut,qe u be si ky Rama sot.Falenderoj edhe Reporterin Londinez David Stewart,qe me hapi faqet e revistes mujore European Reporter,qe bota mesoi prej meje kush ishte turiri vertete i kafshes shpellare Sali Berisha,derisa me nderpreu korrespondencen.Ilir Zhilla me pushoi nga puna ne ATSH.Kam qene ne Vlore ne Mitingun e madh te komiteteve te Shpetimit dhe kam qene per marshimin e Kryengritjes se Armatosur drejt Tiranes.Tradhtia me e madhe e Fatos Nanos dhe kupoles Socialiste ishte 4 qershori 1997 kur u firmos Marreveshja me Sali Berishen dhe Formimi i qeverise teknike te Bashkim Finos.Sali Berisha kishte bere valixhet gati,keta e kthyen nga Exili.,Ujku me dhente ne nje vathe,Lakrat dhe dhite ne nje varke-thone italianet.
    Ky eshte mesim per protesten sot:Asnje marreveshje me Tiranin dhe ceten e hajduteve rilindjote.

    Reply
  • Partizani says:
    June 26, 2026 at 3:06 am

    1. “EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
    2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
    3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
    4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”
    5: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!
    6.. “VDEKJE TRADHTARËVE-BURG PADRONAZHISTAT”
    7. “TË ROJË SHQIPNIA”

    PARRULLA: “REVOLUCION-SPAK DËNO RAMËN EDHE SALËN”!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?
  • Furgoni përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, një i vrarë dhe 16 të plagosur
  • Në punë edhe të dielën, humb jetën në krye të detyrës elektricisti në Pogradec
  • Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete
  • Flakët pushtojnë Jugun e Evropës: Spanja dhe Franca në luftë me zjarret masive

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Kapni çfarë të mundni?
  2. Phoenix on Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore publikon modelet e reja
  3. Ilir Troplini on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Daddy on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Liri on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?