Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 12 bërthama tregimesh, gozhdë në patkonjtë e kalit të pushtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > 12 bërthama tregimesh, gozhdë në patkonjtë e kalit të pushtetit
Kulture

12 bërthama tregimesh, gozhdë në patkonjtë e kalit të pushtetit

Published: February 23, 2023
Shpërndaje

Nga Sefer Pasha

 

Arta Marku bën ligjin në Televizionin Shqiptar

- Publicitet -

U paraqita në tek sporteli ku jepet informacioni në Televizionin Shqiptar. Kërkesa ime ishte të takoja ndonjë punonjës, që kishte në linjë rubrikën e librit. Pas pak zbriti një punonjëse. I tregova librin tim më të ri: “Pengu Ukshin Hoti ndodhet në Beograd”. Më duhej të organizoja një bisedë për personazhin e librit Ukshin Hotin të rrëmbyer nga UDB -ja pasi doli nga burgu i Istogut më 16 maj të vitit 1999. Punonjësja më përcolli shpejt. Ju duhet të takoni Arta Markun. Ajo e mbulonte këtë sektor. Arta e kishte zyrën në krahun tjetër të godinës së Televizionit, aty ku është dhe Radio Tirana. U paraqita pa vonesë. Sportelistes tjetër i thashë se kërkoja Arta Markun. E mori  menjëherë në celular. Arta Marku asëll – asëll iu përgjigj se nuk kishte kohë që të priste njeri. Ishte dikund e nuk ishte askund. Qe e zënë. Nuk pyeti fare për qytetarin që po priste me libër në dorë nga njëri sportel në tjetrin. Ç’është kjo sjellje thashë me zë të lart? Unë nuk kam sjell në televizion “biblën”, por një botim të zakonshëm të cilin Televizioni edhe mund të mos e pranojë. Arta Marku është punonjëse e Televizionit Shtetëror. E paguajnë taksapaguesit e Shqipërisë. Nuk është televizion privat. Të lutem largohu, më tha sportelistja. Ika duke mërmëritur thënien e Pasternakut “Gjithçka është në mua dhe unë jam në gjithçka”. Mbarova punë në Televizionin Top channel.

 

Libri “Enver Hoxha”i Blendi Fevziut që është një paçavure nderohet nga “The Guardian”

Kohët e fundit libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut u vlerësua nga “The Guardian”. Në kapërxyellin e kësaj kohe të trazuar gjëmoi media sidomos ajo televizive. E kisha lexuar këtë libër që më grishi me mprehtësi vëzhgimi dhe stuhi nervash. Ishte një mollë e kalbur. Për të u shtinë “topa” kur u botua. U çudita shumë nga vlerësimi që i bëri kësaj vepre “The Guardian”. Libri “Enver Hoxha” s’ka qëlluar në shenjë. Nuk është as biografi dhe as një vepër dokumentare. Nuk transkripton asgjë. Ky “monument” nuk e prek misterin, koificientin e intelegjencës së epërme, enigmën gelbelsiane dhe fenomenin Enver Hoxha. S’ka lidhje me këtë “kolos” të diktaturës. Pyeta njerëzit më të afërt tej e ndanë me të cilit ka punuar Hoxha dhe ata ngritën supet. Mundet të jetë ndonjë Enver tjetër më thanë ata. Nderimet si ai i “The Guardian” bëhen me urdhër të kulisave e të xhambazëve.

 

Kiço Blushi

Një ese letrare e Ben Blushit e botuar në një të përditshme, e shkëputur nga libri “41 sekrete”, u bë shkak për këtë gërvishtje. Më tepër më ngacmoi një shënim i vajzës së Kadaresë. Besiana shënjestronte Ben Blushin. Po çfarë më shtyti për t’i hedhur në letër  këto rreshta? Isha shef i shërbimeve në Gardën e Republikës. Kisha në vartësi dhe sigurimin e jetës së Personaliteteve të Larta Shtetërore. Për Sallën Opertaive mbetej problem ministri Ben Blushi.

Ai në kundërshtim me rregulloren e Gardës e merrte vet makinën dhe shkonte ku ia donte kokrra e qejfit. Natyrisht që Korça ishte pika e tij e dobët. Ministri Ben Blushi nuk merrte me vete as shoqëruesin personal dhe as shoferin. Gjëmonin në radio shërbimet e Qarkullimit Rrugor nëpër rrethe. Si lejohej lëvizja e ministrit në kundërshtim me urdhrin e komandës së Gardës? Po ku pyeste Ben Blushi?

Një ditë Komandanti i Gardës për shkeljet në lëvizjet e ministrit Blushi më thirri dhe më dha një masë disiplinore. Për arsye se kisha marrë një të ftohtë në një shërbim jashtë Tiranës me kryeministrin u paraqita tek urgjenca e Spitalit “Nënë Tereza”. Urgjenca ishte ku thërret qameti. U habita kur në një stol pashë të rrinte në radhë Kiço Blushin. Njiheshim. Po perse këtu?, e pyeta. Çdo të thuash?, tha ai. Këtu të vdesin infeksionet, shtova. Të shkoje në një spital privat. Duhen para ma ktheu. Po pse nuk të ndihmon Beni?, i thashë me nxitim. “Beni ecën vetë” më tha me të qeshur. Jetët tona janë të ndara. Secili ka hallin e tij.

Unë mbeta pa mend. Personeli i urgjencës e shtroi Kiço Blushin në një krevat, ku pak më parë qe mjekuar një zezak. Po kjo pikë e zezë, thashë me vete! Hajde mere vesh.

 

Kafeneja me emrin “Dashuri me kafshim të parë”

Nuk thonë kot se Shqipëria është vend i çudirave. Pas shkollës “Kosova” në krahun e majtë të Rrugës së Elbasanit është një kafene, e cila mban emrin “Dashuri me kafshim të parë”. Qytetarët që shkojnë lart e poshtë nxjerrin gjuhën. Nxënësit e shkollës “Kosova” në dy – tre raste i kanë fshirë gërmat, por pronarët sërish i kanë ndrequr. Emërtimi i kafenesë me një emër të tillë është qesharak. Njeriu kur dashuron nuk kafshon. Kafshimet i takojnë botës së ujkut. Por nuk është vetëm ky emër kafeneje apo rruge me një metaforë skandaloze. Ka dhe më keq. Në Pogradec, pa shkuar në Drilon, një lokal luksoz ishte pagëzuar me emrin “Dashnorja e nëntë”.

Numri i mallkuar 042281155 i Ministrisë së Financave

U bë një kohë e gjatë në Ministrinë e Financave që nuk funksionon zyra e pritjes së popullit. Bëhet fjalë për ankesat që kanë ish të përndjekurit, të cilët nuk po marrin dot dëmshpërblimet. Policit tek hyrja i kanë dhënë një “thes” me numrin 042281155. Nëse ke ndonjë problem duhet t’i biesh këtij numri të mallkuar. Dhe ish të përndjekurit që nga Tropoja e deri në Amerikë i bien papushim këtij numri. Por ai është vazhdimisht i zënë. Dhe hallexhinjtë vijnë që nga larg tek hyrja e Ministrisë së Financave. Po askush nuk i pret. Marrin të njëjtën përgjigje. Duhet t’i bien numrit të mallkuar. Fillojnë sharjet dhe ububutë. Dhe të persekutuarit kthehen andej nga kanë ardhur. Nuk gjejnë dot zgjidhje.

 

Të hiqen “bombat” nga Parku i Liqenit të Tiranës

Në të djathtë të rrugës “Gjeneral Nikols” është në përfundim një pallat shumë katësh. Gërmimet e ndërtuesve në territorin e “Ukrainës” u bën shkak për këtë vëzhgim. Nuk e di se deri ku i lejon leja e ndërtimit për të zhvatur ndonjë llomkë nga Parku i Liqenit. Gjithsesi ata nuk kanë pyetur. Më zunë sytë kur gërmuan dhe një dy pisha bojallesha. I kishin rrëzuar gjatë natës dhe kishin ngritur tre blloqe betoni.

E theksojmë se nuk është vetëm ky dëm që i bëhet parkut të madh të Tiranës. Ka disa kioska që çikë e nga një çikë po ja marrin shpirtin “mushkërisë” së kryeqytetit. Palaçot askush nuk i ndalon. Diku vendoset një lodër, shkulet një pemë e shtohet një tubacion për shkarkimin e ujërave të zeza nëpër pyllin e engjëjve. Dikur uji i Liqenit të Tiranës pihej. Sot mbi liqen bashkë me pulëbardhat që nuk dihet nga kanë ardhur notojnë dhe copëra fekalesh.

Të gjitha ndërtimet brenda parkut të madh duhet të shkatërrohen. Ato janë “tuberkulozi” i kësaj vlere kombëtare.

Çfarë do busti i Sabri Godos përpara Akademisë së Shkencave?

Disa turistë të huaj më pyetën për aktivitetin e Sabri Godos. Ata e kishin rrethuar bustin dhe po e fotografonin. Sigurisht ky që është në bust do të jetë ndonjë njeri i shkencës më thanë ata në kor. U zura ngushtë. Dhe u përgjigja se njeriut që i kanë ngritur këtë bust ka qenë korrespodent i Revistës “Hosteni” e cila botohej në socializëm. Turistët nisën të shikonin në ekranet e celularëve se ç’na paska qenë kjo revista  “Hosteni”?

Nuk u pendova që u dhashë këtë përgjigje. Përpara Akademisë së Shkencave nuk janë Kostallari, Pollo, Demiraj e të tjerë. Sabri Godo ka qenë dikush që nuk ka të bëjë fare me Akademinë e Shkencave.

 

 “Gjenerali” i nëntëdhjetë e shtatës Arben Imami dhe Kiço Mustaqi

Në librarinë “Adrion” më zunë sytë një libër të Arben Imamit me titull “Tri format e mendimit”. U drodha. Dhe në imagjinatën time solla një ndodhi që nuk e harroj dot. Para disa vitesh në ish Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë do të promovohej një libër me kujtime i Kiço Mustaqit. Autor i librit ishte A. Xholi. Kishin ardhur kolegët e Kiço Mustaqit nga i gjithë vendi. Të ftuarit ishin në kafene e në oborrin e godinës së ushtarakëve. Por disa minuta para se niste futja në sallën ku do të promovohej libri erdhi një urdhër i Ministrit të Mbrojtjes Arben Imamit. Autorit të kujtimeve Kiço Mustaqit nuk i lejohej hyrja në sallë. Dhe dera nuk u hap. Ky ishte urdhri i prerë. Të ftuarit shikonin njëri – tjetrin në sy. Kiço Mustaqi kishte shërbyer si roje nate në Greqi për 21 vjet.  Tani “gjenerali” i nëntëdhejtë e shtatës Arben Imami nuk e lejonte që ai mes miqve të tregonte kujtimet e tij.

Unë ndodhesha tek dera e sallës me Petrit Rukën. Poeti kishte njohje me Kiço Mustaqin. Petriti për ta qetësuar ushtarakun e dikurshëm i tregoj atij një histori, të cilën e kishte treguar në kujtimet e tij Eqerem Bej Vlora. Dikur në Myzeqe një njeri i pasur që quhej Nurçe Bej Kamshishti u thirr nën armë. Dhe atje gjeti si caush[kapter] ish shërbëtorin e tij Jusuf Sheganin. Në moment beu ja mori këngës: -/Ti qiç tëmën këtij zemani//Që u bë qeni langua//Kur më urdhëron Jusuf Shegani//Mortja më hëngërt mua/.

 

Në bulevard dëgjoj blegërima të cjepëve të egër të Shkëmbit të Gjon Palit në Tropojë

Sa herë që kaloj pranë një kulle shumëkatëshe rrëzë bulevardit më ndalojnë ca blegërima cjepësh të egër. Qëndroj dhe vështroj nga kulla shumëkatëshe. I hedh sytë lart. Me siguri i them vetes po të hipësh në katin e fundit do të duket Shkëmbi i Gjon Palit në Tropojë, aty ku duket Plava dhe Guxia. Prej atyre viseve është ndërtuesi i gjigandit që po prek çatinë e qiellit. Ndërtuesin unë e kam njohur në rininë time. Po si e filloj ai biznesin e ndërtimeve? Tek Shkëmbi i Gjon Palit kur ai ishte bari me dele kalonte një shteg i vetëm, ku futeshin prej Malit të Zi tufa me egërsira. Në mënyrë të veçantë tufat me dhi dhe cjep të egër. I ndiqnin gjahtarët e milicisë të Malit të Zi. Pas viteve nëntëdhjetë ish bariu e filloj tregtinë duke kapur me leqe e kurthe cjep të egër, dhi, kecër, derra e gjela mali si viçër. Ai filloj ta shes mishin e egër në Gjakovë. Qysh në ditët e para i mbushi xhepat me lekë. Më vonë tregtinë e transferoi në Tiranë. Ishte një tregëti me dobi. Gjithsesi kur ngrinte kurthe e leqe, jo vetëm tek Shkëmbi i Gjon Palit, por dhe në kreshtat e Lumit të Gashit, dridhej kur i kujtohej tragjedia e një gjahtari nga Plava. E tregonin barinjtë e bjeshkëve të Vuthajve. Gjahtari nga Plava pasi kishte vrarë 99 dhi dhe cjep të egër papritur vajza e vetme kishte marë çiften dhe kishte vrarë veten. Ky tregim qe bërë shkak, që kur po i afrohej shifrës 99 nga frika e mallkimit e la tregëtinë e gjahut në Shkëmbin e Gjon Palit. Ai kishte vënë para dhe filloj biznesin e ndërtimeve. Shumë shpejt bëri emër.

Mua nuk më përshëndeste më. Bënte sikur nuk më mbante mend. Dhe unë përpiqesha ta harroja. Por nuk më linin blegërimat e cjepëve të egër dhe të kafshëve të tjera të shtegut në Shkëmbin e Gjon Palit. Sa bëja të hedh hapat në bulevard cjepët ja bëjnë beeeee, në mure, në dritare e nëpër ballkone. Nëpër pllakat e murit sikur shikoja brir në formën e bajonetave. Janë brirët e cjepëve të egër i thoja vetes.

 

Edi Rama i pambrojtur në ballkonin e Kryeministrisë nga Garda e Republikës

Në ditën e zisë kombëtare për viktimat e tërmetit në Turqi u ndodha rastësisht në bulevard, ballë për ballë me zyrën e Kryeministrit. Në ballkon më zunë sytë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën. Ai po ndizte qirinj në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi. Veprimin e Kryeministrit e ndiqnin dhe shumë qytetarë nga bulevardi. Duke e vëzhguar këtë pamje zie të Edi Ramës më bëri përshtypje si ish ushtarak i Gardës se as në bulevard, as në taraca dhe as në ndonjë lartësi nuk kishte trupa që sigurojnë Personalitetet e Larta Shtetërore e në rastin konkret atë të Edi Ramës. E palejueshme thashë me vete. Por komanda e Gardës mund të thotë se veprimi i Kryeministrit është spontan. Gardës i mungon informacioni për veprimet e kryeministrit ngjitur me zyrën e tij. Është gabim të mendohet kështu. Kryeministri asnjëherë nuk është jashtë syrit të Gardës që e siguron. Copa të bëhet Garda. Të përthith informacion nga paradhoma e Kryeministrit ose nga burime të tjera. Kryeministri edhe kur nuk duket të jetë i siguruar. Garda të shoh gjithçka e atë të mos e shikoj askush.  A e kuptojnë drejtuesit e Gardës se Kryeministri është i kërcënuar. Dhe kjo ja bën “muu”. E thashë këtë për Kryeministrin. Por ka dhe më keq. Në Presidencë kur Meta ishte president oficerët që merren me sigurimin e jetës së brendshme të Objekteve të Rëndësisë së Veçantë pothuajse e kishin braktisur fare shërbimin. Bënin mundje përpara rrugës “Avdyl Frashëri”. Roza Anagnosti që ishte në aktivitet nuk gjente dot kartën e identitetit. Ishte një rrumpallë.

 

Qortimet e Moikom Zeqos për novelën “Fjala e mirë e Taipit”

Sot në shoqërinë tonë nuk ta thotë njeri fjalën e mirë. Po e tregoj shkurt fabulën e një ngjarje të jetuar. Në mëhallën time në Kremenar të Mallakastrës ishin dy vëllezër. Me ta binim kushërinj. Njëri nga vëllezërit quhej Muhamet dhe tjetri Taip. Muhameti e kishte pengesë në çiflikun e tij gjyshin tim, Limon. Dhe kishte vendosur ta vriste. I vëllai Taipi grindet keq me Muhametin dhe i thotë: – “Qysh do ta vrasësh vëllain? E kemi të mirë”. Por Muhameti nuk e dëgjoi. Pagoi dhe e vrau Limon. Pas vrasjes së gjyshit ati im i ri e shiti mullirin, vreshtat, arat, koriet dhe stanet. Mbeti pa bukë.

Unë kur vajta nja shtatë vjeç me çunat vinim për t’u dhënë ujë kopeve me dhi në lumë. Aty ku qe vrarë gjyshi, rriteshin ca bajame të egra. Bima e bajames ishte e gjatë sa një pëllëmbë. Frutin e rriste në tokë. Fruti ishte i mbështjellë me lëkurë të kuqe për shkak të shtufit të kuqërremtë. Kur frutit ia hiqje lëkurën e kuqe atij i delnin dy thelpinj të bardhë si bora. Bajamja e vogël herë mbinte me një degë e herë me dy. Po të nxirrte dy degë fruti do të ishte me dy thelpinj. Të gjithë çunat pasi i qëronin bajamet i hanin me bukën e misrit dhe kënaqeshin. Vetëm unë as i shkulja dhe as i haja bajamet e egra. Aty ishte vrarë gjyshi im. Si mund t’i haja bajamet e rritura me gjakun e tij? Një ditë një kushëri, që quhej Guri, i erdhi keq që unë nuk po i haja bajamet. Ai më tregoi sesi babai i tij, që quhej Taip, ishte rrahur me të vëllanë e tij Muhametin. Taipi kishte këmbëngulur që ai të mos e vriste gjyshin tënd Limon, më molloiste Guriu. Unë këtë gjë e kisha dëgjuar. Guriu gjithashtu më tregoi se si “Fjala e mirë e Taipit” qe bër zog, erë, shi, borë e breshër. Lumin e kishte kaluar me not. I kishin mbyllur portat dhe ajo kishte hyrë nga penxheret. E kishin shkuar në hell e kish dal prej prushit. Kur e shkoqën si kalli misri mbiu në shtatë ara. E dëgjuan bilbilat dhe thurën melodi. Vitoret dhe petritët mbanin vesh mbi çatitë e shtëpive. Ato që kishte thënë Taipi tregoheshin në dasma, në vdekje, në pazare dhe në festa. “Fjala e mirë e Taipit” nuk u pengua. “Përgojohet” edhe sot pas 90 vjetësh. Kështu ka thënë Taipi: – “Mos e vra vëllan!”

Unë kisha shkruar novelën “Fjala e mirë e Taipit” dhe ia kisha dhënë mikut tim Moikom Zeqos që ta lexonte. Moikomi pasi e lexoi ma tha që titullin novelës t’ia vija: “Taipi”. Në novelë je treguar shumë fshatar më tha ai. Novela nuk përgjithëson. Lexuesi të mos merret me një konflikt vëllezërish në fshatin tënd. Po të ngrejë në art një tragjedi. Dëgjoje dhe njëherë Guriun për ato që të ka thënë në fëmini kur ai qëronte dhe hante bajamet dhe t’i rrije me kokë mënjanë. Je shumë provincial. “Fjala e mirë e Taipit” të përcjell një mesazh të qartë në shoqërinë tonë të traumatizuar.

 

Vrapo se po përplasemi me Fredi “Spiunin”

Në Tregun e Çamëve po ecja me një botues librash. Jo shumë larg sytë më panë një shok të rinisë. Ai quhet Fredi. Kthehu me vrap nga e djathta e PTT –së, ulërita se u përplasëm me Fredin. Dhe nisa të vrapoj. Kush është Fredi, më tha botuesi dhe ia mbathi pas meje. Mos po na vret? Më keq, i thashë. Fredin e akuzojnë se u ka shitur të dhëna agjenturave të huaja. Gjëmon shtypi. Po ç’lidhje kemi ne me Fredin, shtoi ai. Asnjë lidhje, u përgjigja. Po pas tij mundet të jenë ata të shërbimit sekret. Na filmojnë po të takohemi me Fredi “spiunin” dhe nesër e shohim veten në faqet e para të gazetave. Ule kokën, i fola me ton urdhërues. Po a mund të ketë shitur lajme Fredi?, më pyeti sërish ai i traumatizuar. Kurrë i thashë. Edhe sikur të gjithë Progonatin t’ia falnin me flori. Po ku merret vesh sot? Nuk ka profesionist. Si mund të rrjedhë sekreti i një shërbimi shtetëror si të jetë rrëke mali? Po ta ilustrojë me një ngjarje nga Kakavija, i thashë botuesit. Isha fare i ri. Enver Hoxha dha urdhër që të kapet me çdo çmim terroristi i Dropullit Anastas Mari nga fshati Kakavijë. Terroristi qe kthyer në një tmerr. Vajtën të bijtë e “gjalmëzezave” brenda në Athinë. Vila e terroristit sigurohej nga ASFA -lia. Po zbuluesit ia gjetën anën. E morën nga dhoma ku flinte në hotel me valixhe. Me disa makina që ndërroheshin rrugës e sollën deri në Janinë. Pastaj në këmbë nëpër male. Dhe Anatstas Marin e varën në degën e Rrapit të Dropullit të Sipërm. Askush nuk e dekonspiroi operacionin “Dega e rrapit”.

Mirë e ke më tha botuesi dhe e struki kokën pas një servisi celularësh.

Unë i hodha sytë andej nga po kalonte Fredi. Ai po ecte kokulur. Kurrë nuk e kisha parë kaq të mjeruar. Do të vdes nga marazi thashë me vete. Shyqyr që shpëtuam, tha botuesi i librit tim. Kurrë nuk shkel më në tregun Çam!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  • 10 qershor 2026
  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën

Komentet e Fundit

  1. Roni on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. demo on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. tahip on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Skela on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?