Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 18 vjet nga Gërdeci, familjarët e viktimave: Duam drejtësi, gjyqi ndaj Mediut po zvarritet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 18 vjet nga Gërdeci, familjarët e viktimave: Duam drejtësi, gjyqi ndaj Mediut po zvarritet
KronikeLajmi i fundit

18 vjet nga Gërdeci, familjarët e viktimave: Duam drejtësi, gjyqi ndaj Mediut po zvarritet

Published: March 15, 2026
Shpërndaje

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë dalë me një deklaratë publike në përvjetorin e 18-të të ngjarjes së rëndë duke kërkuar drejtësi.

Në deklaratën e përbashkët familjarët e viktimave theksojnë se procesi gjyqësor për përgjegjësit e kësaj katastrofe nuk është politike, përkundrazi pengesat ndaj drejtësisë kanë qenë të natyrës politike.

Sipas tyre, pavarësisht se akuza ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u ngrit që në vitin 2009 ajo  u mbyll për një dekadë për arsye politike.

- Publicitet -

Deklarata e plotë

Sot shënohen 18 vite nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar shoqëria shqiptare në kohë paqeje. Për familjet tona kjo nuk është thjesht një datë përkujtimore. Është një kujtesë e përditshme e jetëve të humbura dhe e një drejtësie që ka marrë një rrugë tepër të gjatë për të mbërritur deri këtu.

Ndryshe nga sa pretendohet shpesh publikisht nga ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, gjyqi që zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është një proces politik. Përkundrazi, historia e kësaj çështjeje tregon se pengesat ndaj drejtësisë kanë qenë të natyrës politike.

Akuza ndaj ish-ministrit është ngritur që në vitin 2009. Megjithatë, ajo nuk u gjykua për më shumë se një dekadë. Në atë kohë, çështja u mbyll pasi ai fitoi mandat deputeti dhe përfitoi nga imuniteti parlamentar, ndërsa organet e akuzës nuk ndërmorën veprime për vazhdimin e procedimit për vite të tëra.

Vetëm pas shumë përpjekjesh dhe debatesh juridike, pas kërkesave tona çështja u rikthye në tryezën e drejtësisë dhe sot po shqyrtohet në GJKKO. Edhe ky rikthim kërkoi vite të tjera pritjeje, pasi për rreth dy vite u desh që të gjitha shkallët e gjyqësorit të shpreheshin mbi vlefshmërinë e hapjes së procesit.

Pas rreth tre vitesh procesi vijon në gjykatë. Në pothuajse çdo seancë, i pandehuri e përdor sallën e gjyqit jo vetëm për qëndrime juridike, por më shumë për deklarime politike në interes të tij. Gjykata e ka lejuar vazhdimisht këtë praktikë, duke i dhënë kohë të pakufizuar.

Në shumë raste procesi është shtyrë për shkak të angazhimeve të tij politike jashtë vendit. Gjykata e ka trajtuar këtë situatë me një kujdes të veçantë ndaj të pandehurit, pa masa sigurie, me akomodim të vazhdueshëm të datave, kohëzgjatjes së seancave dhe kërkesave procedurale. Ky është një trajtim që i ngjan një procesi gjyqësor në një vend me standardet drejtësisë “norvegjeze”. Por ngjarja për të cilën bëhet fjalë nuk është aspak “norvegjeze”. Ajo është tragjedia e Gërdecit.

Të pabazuara janë edhe pretendimet se ky proces nuk është i ligjshëm.

Akuza është ngritur brenda afateve ligjore dhe lidhet drejtpërdrejt me tragjedinë. Vendimet dhe urdhrat e ish-ministrit të mbrojtjes kanë pasur një rol të drejtpërdrejtë në zinxhirin shkak-pasojë që çoi në katastrofë. Në thelb të kësaj çështjeje qëndron vendimi i ish-ministrit për të lejuar demontimin e municioneve të kalibrave të mëdhenj në afërsi të zonave të banuara, nga një kompani private që nuk dispononte teknologjinë e nevojshme dhe pa mbikëqyrjen e rreptë nga strukturat e forcave të armatosura.

Argumente të ngjashme me ato që paraqet sot ish-ministri janë ngritur edhe në procese të tjera brenda Shqipërisë apo edhe në Strasburg. Megjithatë, ato nuk kanë gjetur mbështetje çka tregon se vlerësimi juridik i kësaj çështjeje po bëhet gjithnjë e më i qartë.

Pavarësisht orëve të gjata të komenteve të ish-ministrit mbi ekspertizat, dokumentet dhe dëshmitë, nuk qëndron pretendimi se kemi të bëjmë me një proces absurd. Përkundrazi, kemi të bëjmë me një proces të domosdoshëm dhe tepër të vonuar.

I pandehuri vazhdon të theksojë se demontimi i municioneve ishte i domosdoshëm. Ne nuk kemi thënë kurrë se demontimi nuk duhej bërë. Ajo që kemi thënë gjithmonë është se nuk duhej bërë në mënyrën se si u bë, në kushte të pasigurta, pranë banesave dhe me një organizim që përfundoi me një kosto tragjike në jetë njerëzish.

Ironikisht, prej tij dëgjojmë shpesh pretendime se ky operacion ishte fitimprurës. Por të gjithë e dimë se me çfarë kostoje reale u pagua ai “fitim”.

Sot shënohen 18 vite nga tragjedia. Në këtë kohë, edhe një foshnjë e lindur atë ditë do të ishte sot një i rritur. Ndërsa procesi gjyqësor për përgjegjësinë e kësaj tragjedie është ende në fillimet e tij. Në një mënyrë të dhimbshme, ky proces i ngjan moshës së atyre fëmijëve që nuk u lejuan kurrë të rriteshin.

E megjithatë ne presim me durim, pa bërë shumë komente publike, pa tejmbushur sallën e gjyqit me dramën tonë, pa kërkuar hakmarrje.

Ne kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë, që shoqëria shqiptare të sigurohet që një ngjarje e tillë të mos përsëritet kurrë më. Ky është amaneti i atyre shpirtrave që përkujtojmë sot.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    March 15, 2026 at 2:31 pm

    O Milet!
    Nga e prisni rilindjes e shtetit e DREJTESI si nga varrmihesit e tij EDVIN e SALII antishqiptaret me te mdhenj ne 114 Vjet Histori ne sherbim te Tere agjenturave kryesisht UDB e ASFALI!?

    Reply
  • Xha jaho says:
    March 15, 2026 at 4:19 pm

    Spak merret me korrupsionin.
    Nuk ju del koha per te tjera.

    Reply
  • Valbona says:
    March 15, 2026 at 5:14 pm

    Te dashur bashkatdhetare! Si mund te besoni se do te kete DREJTESI pas 18 vitesh, kur ne krye te Shtetit Kryeministror te Shqiperise qendron kraherrahesi i autorit te vepres makabre te Gerdecit dhe gjyqtaret jane studentet e vajzes biologjike dhe ideologjike te tij?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 15, 2026 at 5:33 pm

    Gjakiu i derdhur në TRAGJEDINË e Gërdecit ka një EMËR-SALI,i etur për para,Pushtet e gjak të Shqipëtarve të varfër,me porosi të agjenturave SLLAVO- GREKE,që mbi nië shekull lobojnë kundër Shqiptarizmës..
    …1991,94 96,97,98,08,(09 shitja e detit)011,2021..janë bollë për konkluzione:
    – Krahas demontimit për fitim të mbi 130 mil.$ të ARMËVE të ushtrisë,Sb shkatrrojë mbi 550 mij ND/JE prodhuse mbi 350 mil.$,Të NAFTËS mbi 6000 ton në ditë 1993-1997 mbi 600 mid.$,Të firmave RENTIERE mbi 4000 mil.$..Gjithsejt nën qeverisjen e PD me drejtues SALISAKUN=mbi 500 mild.$,etj. DHE KY HAJDUT NON GRATA NUK PREKET.?
    – Arsyeja është shumë thjeshtë:
    1-Në 1992 kapi 100 % dejtësinë me kursin 6 mujor me militant me 7,8 kllasë,ku me çekiçin e vulën e gjyqsorit u pasuruan të dy palët QEVERI- GJYQSOR..
    …Ku 85-90 % e magjistratve i kapi VRTINGU,POR NUK JU SEKUSDTRA PASURIA.
    .. Ndërsa familja e tij posedon 60-70 banesa në gjithë Europën.!?
    2.Me gjyqsorin mbuloi të gjitha VJEDHJET QEVERITARE(si Rr.Kombit,etj)..
    …VRASJET duke ja hedhur fain kundërshtarit(Azem Hajdari,4 dëshmorët e Shkodër,4 në Tropojë,etj..
    ..,Pasi magjistratët e KORRUPTUAR i FRIKSOI ME ANËN E BANDAVE MILITANTE..MBI 5 KRYEPREKURORË,GJYQTARIN ZEF BROZI,etj
    Fakti që GËRDECI 21 JANARI,KL.PARTIZANI,12 TON AR TË KRRABËS,MBI 20.000 TË VRARË NËN QEVERISJEN E TIJ,etj nuk gjykohen prej vitesh tregon se nuk ka GJYKATËS(BURR NËNE) TË DALI MBI PËRBINDSHIN E VOÇIDOLIT:
    ● Ishi Fatmir Mediu shkon 3-4 herë në muaj në Amerikë për ndihmë prej LOBISTVE PRO BERISHIST..Për zvartitjen pa afat të GËRDECIT,pasi kjo TRAGJEDI ka lidhje me bidezmenin KOSTA Trebicka i VRARË po për GËRDECIN,me implikim të dy MINISTRIVE TË MBROJTJES,ku në Amerikë u dënuan bidezmenët Diveveroli,etj,ndërsa për ZENIN,NDONSE U BË LIBËR E FILMË HOLLIVUDI,NUK PREKET PASI I HA GJARPRI I FAZLLIÇVE SËRB DHE BELERVE GREK.
    ● Për 21 janarin,Prekurori ALFRED SHEHU(DUMANI),pasi thirri para 3 muajësh Tropojanin A.KULIÇAJ,STPOI thirtjet e dëshmitarve të tjerë.Dhe,dihet pse: Atë e përshkruan ish Ambasadori Amerikan widers dërguar DASH 2008,lidhur me Gërdecin 21 janarin dhe të tjera MARRZI NGA 1992,si KOBURE E SALISPAKUT.!
    Ndonde SaliSpaku nuk bën libra se nuk ka asgjë pozitive,të gjitha marrëzitë e tij në 35 vite,përfshi nga 1968 si Antar i PPSH,HISTORIANËT DO BËJNË LIBRA ME 1000 VOLIME,MË SHUMË SE E.HOXHËS.!
    Ngushëllojmë familjet e viktimave, prej të njëjtit personazh anti shqipëtar dhe,kurajo PASI SA TË JETË GJALLË NON GRATA DHE DREJTËSI E TIJ 92,KËTO KRIME NUK ZBARDHEN KURRË,POR,…
    .. AI DO MË..SIÇ DEKLARON.”.OSE MË JEPNI PUSHTETIN OSE DO TË BËJ KIAMETIN.”??
    NGUSHLLËLLIMET FAMILJEVE TË GËRDECIT E 21 JANARIT..
    EL News Albania
    Flm DITA.

    Reply
  • Jimi says:
    March 15, 2026 at 7:54 pm

    Eshte e dhimbshme ta pranojme, por as mos prisni se nje dite drejtesia do te bjere mbi keta vrases, te cilet kapardisen serbes ne parlament dhe neper bote, duke i bere karshillek viktimave te Gerdecit dhe nje populli te tere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?