Një video ku shfaqet një 19-vjeçar me këmbë të dëmtuar, teksa tërhiqet zvarrë nga punonjësit e Policisë pranë Parlamentit, ka sjellë reagimin e Policisë së Shtetit.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën sesi është trajtuar i riu. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër efektivëve dhe shefit të Rendit në Komisariatin Nr. 1.
Ndaj punonjësve të pezulluar ka nisur gjithashtu një hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Për rastin kanë nisur hetimet edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë. Policia e Shtetit thekson se çdo punonjës që ka shkelur procedurat ose ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.
Edhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka urdhëruar hetim të plotë të rastit.

Vete i urdheron policet te ushtrojne dhune,Vete i dekoron,i pagon,i transferon,i pushon e ku merren vesh tramtet e ketij.
I perunjem studenteve .Filloi persembari. Kjo eshte Proteste.Hajdutet e Shtetit duhet penguar me cdo mjet te vazhdojne te vjedhin dhe betojne hapesirat e qytetareve.Nuk degjojne me te mire,? ME TE KEQ.
Sot brenda Bashkise,Neser brenda kryeministrise.Hajdutet nuk mund te vjedhin pambarimisht.
Te punesuar police!Mos sherbeni si qen sulmi per Hajdutet qeverritare.Lerini studentet ti kapin hajdutet te gjalle!
Pamje si ne kohen e Duces kunder te rinjeve depostrues .
Poshte kete fashistizim !
Pamje si ne kohen e Duces kunder te rinjeve depostrues .
Poshte kete fashistizim !
Police! Shkoni ne shtepi!