Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 20 shkolla, kopshte e çerdhe të reja vetëm në Njësinë 2, Veliaj prezanton buxhetin me banorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 20 shkolla, kopshte e çerdhe të reja vetëm në Njësinë 2, Veliaj prezanton buxhetin me banorët
Aktualitet

20 shkolla, kopshte e çerdhe të reja vetëm në Njësinë 2, Veliaj prezanton buxhetin me banorët

Published: November 3, 2022
Shpërndaje

Tre shkolla të reja, 8 të rikonstruktuara, 6 kopshte dhe 3 çerdhe janë disa nga punët e mira të realizuara vetëm në Njësinë 2 të Tiranës. Në prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2023 me banorët e zonës, kryebashkiaku Erion Veliaj renditi të gjitha premtimet e mbajtura dhe njoftoi edhe projekte të tjera që realizohen ose janë në përfundim në Njësinë 2.

“Punët që kemi premtuar dhe janë bërë, për të cilat jemi të gjithë dëshmitarë: Kemi premtuar tre shkolla të reja: shkollat “Kosova”, “Bashkim Fino” dhe “Hoxha Tahsin”. Kemi premtuar 8 shkolla të rikonstruktuara: shkollat “Ibrahim Brahja” në Sauk, “Fan Noli”, “Ismail Qemali”, “Mihal Grameno”, “Asim Vokshi”, që sapo e kemi filluar me fondet e PNUD-it, shkollën e baletit “Mustafa Gërbëlleshi”, liceun “Jordan Misja”, dhe sallën e koncerteve “Tonin Harapi”. Kemi premtuar 6 kopshte: “Kopshti 18”, “Kopshti 40”, kopshti i Saukut të vjetër, “Kopshti 68”, “Ishulli i Thesarit”, “Kopshti 65” dhe “Kopshti 41”. Kemi premtuar 3 çerdhe: Çerdhen 52, 54-ën dhe “Çerdhen 10”. Të gjitha këto janë premtime të mbajtura. Kishim premtuar një bibliotekë, e bëmë te “Pazari i Ri”, ka emrin “Moikom Zeqo”. Për sported, na është kërkuar terreni sportiv te shkollat “Mihal Grameno”, “Kosova”, “Ismail Qemali”, “Fan Noli”, “Hasan Tahsin”, për të cilat e kemi mbajtur fjalën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se janë ndihmuar edhe mijëra familje, çifte të reja, me kredi të buta, bonus qeraje dhe bonus strehimi, edhe pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

- Publicitet -

“Për programet sociale: Në Njësinë 2 kanë përfituar 2.350 familje kredi të butë, 102 familje bonus qiraje dhe strehimi, 240 familje bonus qiraje nga tërmeti, 720 familje bonus rindërtimi DS1 – DS3, 1 pallat i rikonstruktuar me DS4 dhe kemi 24 pallate në procesin e riparimit të hapësirave të përbashkëta. Kur shikoj shokë e miq, kolegë kryetarë bashkie, që iu ka rënë tërmeti para 20 dhe 15 vitesh, si në Itali, dhe njerëzit janë ende nëpër rulota, them se e kemi menaxhuar me më shumë dinjitet dhe shumë më shpejt edhe se shumë vende të tjera”, deklaroi ai.

Veliaj vuri në dukje se nëse në buxhetin e vitit të kaluar sërish zë kryesor ka qenë rindërtimi i shtëpive dhe shkollave, këtë vit bashkia planifikon një buxhet social, për kategoritë më të prekura nga kriza e shkaktuar nga inflacioni i luftës.

“Karakteristikë kryesore e këtij buxheti do të jetë solidariteti. Po përgatitemi për dimrin, dashtë Zoti vazhdon moti i mirë, dashtë Zoti nuk kemi nevojë të ndezim kaloriferët, kondicionerët, por asnjëherë nuk i dihet dhe kjo është arsyeja që, – meqë jemi në Qytetin Studenti, – të gjithë studentët kanë marrë nga 50% deri në 75% nga Bashkia pagesën e kostos së konviktit, që çunat dhe gocat, në dallim nga ata të tjerët [kandidatët e PD] që i shohin si ardhacakë, si jabanxhinj, si njerëz që po na shtojnë ne trafikun dhe problemet, të ndihen jo vetëm të mikpritur, por edhe të mbështetur nga bashkia më e madhe shqiptare, siç është Bashkia e Tiranës,” u shpreh Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 3, 2022 at 8:59 pm

    Ky Erion Veliaj filloi dhe mbaroi fuahaten me kopshte e cerdhe per femijet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  • S’ka fushatë, por ka protestë: Rama takon pensionistët pasi u dha bonus
  • Aktori i njohur reagon pas sulmeve: Mos denigroni familjen time. Ja e vërteta si u bëra investitor strategjik
  • E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  • TENSIONE NË KUVEND: Ndërtesa gdhihet e rrethuar me barriera, protestuesit godasin makinën e Peleshit dhe sulmojnë deputetët e opozitës, 5 të arrestuar

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Thirri mendjes o ramziu on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Kujtim Shehaj - Porcelan Tiranë on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. K R on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  5. Vlora 97 on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?