Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Braçe: Dënohesh për një ark peshk, por jo për pushkatime, ky vend jemi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Braçe: Dënohesh për një ark peshk, por jo për pushkatime, ky vend jemi
KryesorePolitike

Braçe: Dënohesh për një ark peshk, por jo për pushkatime, ky vend jemi

Published: January 21, 2023
Shpërndaje

Deputeti socialist Erion Braçe rikujton se vrasjet e 4 protetsuesve 21 janarin e 2011 ishin pushkatime dhe të tilla do të mbeten e nuk ndryshojnë dot. Në një postim në Facebook ai thotë se për këto pushkatime në ditët më të tmerrshme në demokraci ende nuk ka drejtësi.

“21 janar, 12 vite pas! Vdekjet ishin vrasje, më shumë-pushkatime; shihini këto 7 foto; Janë pushkatimet e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, plagosjet e Sokrat Godes dhe Fatos Mahmutajt;

Aparati i Hektor Pustinës kaq kapi, si dëshmi e pushkatimeve masive atë dite! Për 12 vite me radhë mbetën pushkatime, janë pushkatime, do të vijojnë të jenë pushkatime! Nuk ndryshojnë dot! Nuk i ndryshojnë dot!

- Publicitet -

Ajo që nuk ka ndryshuar gjithashtu është mungesa e drejtësisë! Sot arrestohesh e linçohesh publikisht edhe për një arkë peshk qe ekziston vetëm artistikisht, për t’i ngjitur një cështjeje edhe propagandën, jo provat.

Por për pushkatime si ato të 21 janarit, jo, nuk prekesh, ke imunitet, je i paprekshëm-drejtësia nuk arrin tek ty! Ky është vendi që kemi sot, 12 vite pas 21 janarit, ditës më të tmerrshme në demokraci, në Bulevardin e Dëshmorëve”, shkruan Erion Braçe teksa poston edhe fotot.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • MatriX says:
    January 21, 2023 at 8:30 am

    Ne nje vend qe ska drejtesi rilind kanuni.

    Reply
  • Lol says:
    January 21, 2023 at 9:00 am

    CARI HESHT I NEMITUR
    GJAKU I VIKTIMAVE SHKOI KOT
    KRIMI ENDE PA NDESHKUAR
    LIGJIN PERMJER NJE IDIOT
    PER NE A KA TE ARDHME O ZOT

    Reply
  • Arben says:
    January 21, 2023 at 9:11 am

    Te drejte ka.

    Punonjesit e Gardes duhet te kishin ekzekutuar edvin drogen dhe shpurren e tij, qe organizuan gjithe

    kriminelet per ti vene zjarrin kryeministrise, sepse e pame te gjithe makinen e mbushur me bomba

    qe u nis drejt deres se kryeministrise.

    Gabim qe u ekzekutuan njerez protestues me duar ne xhepa.

    Reply
  • Abdurahim Ashiku says:
    January 21, 2023 at 9:27 am

    ALEKSI I GRIKË MANATISË DHE ALEKSI I EKSARKIES TË ATHINËS

    Shënuar një vit, dy vjet, tre vjet, pesë vjet, tetë vjet…më parë…
    Rishënuar në përvjetorin e gjashtë… për të vazhduar në të shtatin, të tetin, të nëntin… në pafundësinë e një heshtje që vret…
    Rishënuar sot më 21 janar 2022, një vit pasi policia e Tiranës kërkon hapjen e procesit të hetimeve të prera me sharrë të ndryshkur 11 vjet të shkuara…
    Asgjë s’ndryshon, asgjë s’krijohet, çdo gjë transformohet nga një harresë në tjetrën…

    Nga Abdurahim Ashiku,
    Gazetar, Athinë

    Aleksandër i quajnë të dy, Aleks i thërresin… babai, nëna, motrat, shokët, miqtë…
    I pari është nga Grikë Manatia e Lezhës, fshat në të cilin në vitin 1962, kur isha student, pata pi një kafe siç dinë ta pjekin e shtrojnë njerëzit e mirë, në ditë të mirë.
    I dyti, Aleksi i Eksarkies është nga Athina, kryeqytet i vendit nga e ka prejardhjen fjala “demokraci”, fjalë që na vjen nga më se tremijë vjet jetë njerëzore.
    I pari, Aleksi i Grikë Manatisë ishte i papunë, baba i tri vajzave dhe vëlla i katër motrave…
    Oh sa lot, oh sa dhimbje!…
    I dyti, Aleksi i Athinës ishte nxënës shkolle, katërmbëdhjetë pranvera parë e shijuar. Ishte bir i një familje të mesme greke.
    I pari, Aleksandri i Lezhës doli në demonstratë për të kërkuar punë për të mbajtur gjallë familjen e tij, vocërraket që zgjatnin duart si zogjtë në fole…
    I dyti, Aleksandri i Athinës, doli të shëtisë në lagjen Eksarkia me moshatarët e vet, shëtitje pafajësie fëmijësh në gëzim e hare…
    I pari, Aleksi i Lezhës mori një plumb në kokë nga policia e shtetit, një plumb që ka një autor me emër e mbiemër…
    I dyti, Aleksi i Athinës mori një plumb rikoshetë nga një polic që shtiu në tokë për të treguar forcën e shtetit në lëngatë…
    Për të parin, Aleks Nikën nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ulet njeri në bankën e të akuzuarit…
    Gjashtë vjet kaluan…
    Për të dytin, Alexandros Grigoropoulos u zhvillua një gjyq. Polici, edhe pse e mbajti grykën e revolverit në tokë, u dënua me burgim të përjetshëm…
    Për të vrarët nga plumbat e shtetit demonstruesit bënë një mullar të madh me lule të freskëta në vendin ku derdhën gjakun, lule që dora vrasëse i fshiu me fshesën e frikës deri në palcë për tërë natën…
    Në Eksarkia, vendin ku u vra pesëmbëdhjetëvjeçari grek, çdo ditë, edhe pas kaq vitesh, do të gjesh lule të freskëta…
    Dhe jo vetëm lule…
    Për Aleksin e Greqisë u dogj Athina, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme. Për të, në kujtim të tij, prej asaj kohe, çdo vit, në ditën e vrasjes, zhvillohen demonstrata të dhunshme, digjet Athina.
    Edhe sivjet, pas kaq vitesh dhimbje, pati lëvizje, demonstrata, protesta…
    * * *

    …Të hënën e parë të janarit, pas gjashtë muaj bojkoti të pakicës… u mblodh Kuvendi i Shqipërisë.
    U mblodh dy ditë përpara se Aleksandri i Lezhës, vet i katërt, të mbushte katër vjet përgjakje të paparë në kohë dhe hapësirë, në historinë e Shqipërisë; ditën me diell, nën vëzhgimin e objektivëve fotografikë e televizivë, drejtpërdrejt, me zë e figurë…
    U mblodh dhe vendosi të ngrejë një komision kuvendar për “Serverin e Tatimeve”…
    Ironi e madhe e kohës. Për vrasjen e katër demonstrueseve paqësorë me shënjestër të drejtpërdrejtë e plumb në ballë e në zemër u hesht dhe vazhdon të heshtet për shuarjen e “serverit” të kryeministrisë, dëshmitarin me zë dhe figurë të urdhërdhënësve të vrasjes së shekullit?!!!
    Për një “shpullë” në mjedise të mbyllura të Kuvendit opozita shqiptare në Kuvend gjashtë muaj brodhi të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe kryeqytetet e Evropës së bashkuar me flamurin “Na kanë rrahur”…
    “Shpulla” është në gjykatë, prej muajsh flitet e shkruhet…
    ”I ra, s’i ra!?” si në meselenë e bishtit të dhelprës…”E lagu, s’e lagu!?”
    Prej vitesh Aleksandi i Lezhës, vet i katërti, kërkon drejtësi, kërkon që ata që morën shënjestër ndaj jetës së tyre, ata që urdhërua vrasjen e tyre të gjykohen….
    Në Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm…
    Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr…”.
    Aleksin e Lezhës, vet i katërti, partitë politike dhe shoqëria shqiptare i kanë harruar…
    Aleksin e Athinës, çdo vit, në ditën kur plumbi i mori jetën në moshën më të bukur të fëmijërisë, e përkujtojnë me demonstrata të fuqishme që nisin në vendin ku e vranë dhe pushtojnë sheshet qendrore të kryeqytetit grek…
    Andej ku kam lindur unë dhe ku kam kaluar vitet më të gjata të jetës sime në Atdhe, për vrasjen ka një fjalë të urtë…
    “Për të tërhequr këmbëzën e patllakes duhet një pendë qe…”

    Abdurahim Ashiku

    Reply
  • Gjergj says:
    January 21, 2023 at 9:28 am

    Sipas këtij Arbeni, edhe ne shtator 1998, kur Berisha sulmoi me tanke, pushtoi kryeministrinë, RTSH, ministritë dhe shpalli ” fituam ” në televizion duheshin pushkatuar dhjetra njerëz. Idiot, është pak, Pjesë e krimit, edhe kjo është pak. Ti je njëri ndër vrasësit!

    Reply
  • Arben says:
    January 21, 2023 at 9:46 am

    kush do ta ndeshkoe, edvin drogaxhiu, qe ishte organizatori i zullumeve, per pushtet personal dhe para, dhe

    qe i perdori njerezit mish per top?

    Reply
  • gjergji says:
    January 21, 2023 at 11:00 am

    Kam bo nje koment te shkrimi i Adrian Thanes,eshte fshire.Na ke etikutu te gjitheve VRASES. Ti je vrasaesi i pa moralshem i 4viktimameve te 21 Janarit. I ke shfrytezu sa te ka dasht interesi.Turp.1 jave nuk le gjo pa vjell per qeverine e Edi Rames se te pushuan nga puna kunatin zyrtar te larte te Policise. Sa e sistemuan e mbylla halene. Mbaj mend qe para 10-15 vitesh deshe ta mbyllje gazetrn se nuk te diltr “hesapi”
    .Abuzove me majtistet e ndersh pa pike turpi.Me vjen ndot kur te shof..Ty ste rruhet fare per viktimat e pafajshme te 22 Janarit.Ti ke hallin sa te paguan qeveria.VEMJE

    Reply
  • mirel says:
    January 21, 2023 at 11:03 am

    Kjo eshte dita qe shqupisat ndyresira trushplare te Salikufomes duhet te heshtin… ne respekt te viktimave te pafajsheme

    Reply
  • Na myten says:
    January 21, 2023 at 11:14 am

    Edhe Saliu me nje “arke peshk” e ka nisur.
    Me krime te vogla te pafajshme nisin te gjithe dhe pastaj perfundojne me monstruozitete si ato qe fliste burri i kesaj te “arkes se peshkut”, nje hap larg vrasjeve ishte.
    Debil! Apo s’i ke lexuar Brace mavria?!

    Reply
  • Gaqi says:
    January 21, 2023 at 1:26 pm

    Ju socialistet jeni mjeshtra, si ai Kapter Ethem Lalaj, qe e beni kopilin e ta lini ne dere.

    Reply
  • sopiqoti says:
    January 21, 2023 at 1:30 pm

    O Arben kapedani HIQI ATO SYZE dhe shikoe me qarte vepren makabre te “F o l t o r e s ” qe akoma nuk po dalin ATA BURRA per ta vdene para pergjegjesise ligjore per ate krim ndaj protestuesve paqesor.

    Reply
  • ¿? says:
    January 21, 2023 at 1:55 pm

    Eshte e vertete qe delet i therr kasapi, por pyetja eshte KUSH I ÇON DELET TEK KASAPI?…..ÇOBANI……. Pra po te mos i coje delet cobani tek kasapi, kasapi nuk ka cfare te therre……..EZOPI…..

    Reply
  • !!? says:
    January 21, 2023 at 3:12 pm

    O deputeti Braçe, po krimineli Edi Rama që po vret një komb të tër a nuk të shqetson ty?

    Është tmerrshme që familjes së Aleks Nikës ti mungoj biri, vëllaj, bashkëshorti, babaj atë ditë tmerri kur u ekzekutua pa asnjë faj nga “snajperi” Ndre Preni në duart e polikriminelit, vrasësit përbindësh, që nuk pendohet kurr, Sali Berisha që tërhoqi këmzën mbasi shënoj gjakftohtë, në lule të ballit, nga dritarja e kryeministrisë, duke nxjer jargë kënaqsie, karakteristik për vrasësin e motivuar, duke parë Aleksët që binin të vdekur.

    Si deputet i qarkut të Fjerit a nuk trëmbesh dhe shqetësohesh kur po të vish në fshatin tim në çdo orë të ditës rrugët janë të shkreta me qetësi varreze dhe vërtetë fshatrat janë kthyer në varreza ku i vdekuri është kombi që po ekzekutohet me plumbat e taksave , PPP, konçensioneve dhe çmimeve të larta mbi kufirin edhe të çmënduris, me plumbat e kusarisë të vrasësit Edi Rama shumë më horror se po vret një komb të tërë dhe jo 4 veta në bulevard.

    Kanibali shqiptar ngrënës Millosheviç u arrestua për krimin e ngelur në tentativ të spastrimit etnik të trojeve të Kosovës nga shqipëtarët mbasi u ndalua me forcën e armëve të NATO të ralizonte këtë krim,

    ti nuk trëmbesh kur për dhjet vjetë të kusaris qeverisëse të Edi Ramës më tepër se 500 000 mijë shqipëtar u përzun me dhunën e kusarisë dhe jan pjesa më vitale e vëndit , fëmijët e tyre janë mbijetesa e kombit, pa ta kombi ekzekutohet, vritet, vdes dhe vrasësi, armiku i përbetuar, përbindshi kombvrasës Edi Rama, i pa penduar, pa mëshirë, i pa penduar vazhdon të godas me plumbat e sofistikuar më jetvrasës se plumbat e zakonshëm, plumbat vdekjeprurse të kusaris.

    Si deputet i Myzeqes që je nuk të bën përshtypje që në fshatra ikën pothua të gjithë e po ikën të tjerë me një shpeshtësi të frikshme, familje të tëra, jo një e nga një si vitet 90 që iknin për tu kthyer në familjen e lën në Shqipëri por për t’mos u kthyer më, kanë ngelur vetëm pensionistët dhe së shpejti fshati do të jetë në gjëndjen e spastrimit kriminal etnik.

    Ke të drejt që këtu dënohen për një arkë korrobace dhe nuk dënohen vrasësit por ke një lajthitje se për se ti e di më mirë, vrasës quan atë që vret vetë 4 veta dhe harron vrasësin më të rrezikshëm, më horror, Edi Ramën që po përfundon ekzekutimin, vrasjen e një kombi të tërë duke e kthyer në një kope emigrantësh që të jesh i sigurt do të asimilohet edhe me synime antishqiptare nga popujt ku kanë emigruar, proces që ka filluar dhe faktet janë evidente, dhe

    i nderuar Braçe, në historin botërore do të shkruhet mbas 20 30 viteve që në emiratin e Nju Dubait arap turistik të Europës të sunduar nga dinastia multi miljardere Rama, ekzistonte një popull që quhej shqipëtar, që një përbindësh kombvrasës emiri Rama I Edi, atavizëm biologjik i epokës së egër të dinosaurve, e zhduku duke e shëndrruar në një tribu pa komb, pa atdhe dhe pa gjuhë amëtare që u zhduk bashkë me identitetin kombëtar. Me siguri do të shënohet që ai ja arriti qëllimit kobzi, të zhdukte kombin shqipëtar, me bandën e tij (ish ndjes past PS e ngordhur me kohë), një gestapo e vërtetë spiunëve elektoralë që ai i quante patronazhistë ku bën pjes edhe ti i nderuar Braçe që

    shqetsohesh e bërrtet i revoltuar për një vrasës me disa viktima Sali Berishën dhe harron kolegun e tij dhe bashkpunëtorin e tij të ngusht në këtë lloj krimi, vrasësin e një kombi të tërë, Edi Ramen.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    January 21, 2023 at 3:28 pm

    O Brace dukesh shume pathetic kur ankohesh.Sa vjet ke qe merr rrogen si ligjvenes,pra ti je nje nga shtetberesit.Ju ashtu si Saliu nga krahu tjeter i ndoqet ata qe mund te benin shtetin demokratik, se donit te kapnit kariget e pushtetit,e dhjete shtetin e tani bertisni,nga njera ane hajduti Berisha bertet per hajdute e nga ana tjeter ju shani shtetin duke pas pushtetin.Pra si bastarde ankoheni per ate qe bete gjithcka per te mos e marre te aftet dhe tani ankoheni.Shyqyr qe nuk mendoni se jeni edhe kèngetare se kush rri e ju degjon.

    Reply
  • !!? says:
    January 21, 2023 at 6:52 pm

    I nderuar Braçe, atë gardistin që mbasi e rekrutuat spiun patronazhist të gestapos zgjedhore të Edi Ramës, e bët edhe kryetar bashkie, si nuk e nxirni si dëshmitar të gjithçkaje ka ndodhur në kryeministri në 21 janar e më pas, ku ai ka qën pranishëm dhe aktiv. Mos është ai vrasësi i Aleks Nikës dhe me material shtërngues e keni tërhequr në bashkpunim si spiun patronazhist dhe nuk e denonconi sepse tani është në shërbimin tuaj?

    Vërtet sikurse thot gazetari Artan Hoxha, ju keni patur policin në dorë, shërbimin informativ, gardën e republikës, si nuk bët , me profesionalizëm duke bashkpunuar tre institucione atë që bën gazetari Artan Hoxha i vetëm që zbulon fakte ligjore jo se është detyrë funksionale si nëpunës shteti por vetëm se ndërgjgjia e thërret që të dal e vërteta që luvgetrit e zinjë të politikës, Sali Berisha , Ilir Meta dhe Edi Rama duan ta varrosin se po të dal në dritë e vërteta ajo do të jetë vdekje për ta, vetëm duke varrosur të vërtetën ata mund të mbijetojnë dhe të riciklohen në politikë dhe në qeverisjen e vëndit.

    Edi Rama dhe ti Braçe nuk e doni kurr as Sali Berishën as Ilir Metën atje ku e meritojnë, pas hekurave sepse ata janë dordolecat zgjedhorë që ju trëmbni me sukses votuesit dhe

    në qoftë se një prokuror do të jetë aq i ndershëm, aq guximtar sa të mar nën përgjegjësi penale Sali Berishën dhe Ilir Metën për krimet e konsumuara nga ai, nuk mundet që ky prokuror i ndershëm dhe që i dhimbset drejtësia të mos hetoj Edi Ramën që si kriminel është sa të dy ata bashkë dhe po u arrestuan ata të dy Edi Rama e di që ai do të ketë radhën pas tyre , prandaj i nderuar Braçe , po të mos ishte kjo frikë e Edi Ramës dhe ai të mos ishte kryellum i llumrave që mbushin kënetën e administratës shtetërore por të ishte njeri sa do pak normal, sa do pak i ndershëm, dhe do të qeveriste me ndershmëri këtë vënd dhe këtë popull dhe s’do të vidhte si kafshë e babëzitur, Sali Berisha , Ilir Meta o Braçe i nderuar ose do të kishin 12 vjetë që do ishin në burg për krimet e tyre, ose kërma e tyre do të ishte zhdukur nga mjedisi politik dhe do të ishin harruar me kohë.

    Është kusaria kafshërore e horrit Edi Rama, është llumi i trash e i qelbur i kënetës së tij qeverisëse që kadvrat politike të Sali Berishës dhe Ilir Metës i ringjalli, i nxori në sipërfaqe duke i bër protagonist kryesorë të politikës si gjoja opozitë dhe duke sabotuar në mënyrë kriminale dhe djallëzore opozitën e vërtetë që janë mbi 50% të njerëzve që nuk votojnë fare sepse janë kundër të tre kusarëve dhe bandave të tyre partiake.

    Në qoftë se kjo opozitë e vërtetë do të krijonte një parti që ta përfaqsonte është e sigurtë që të tre, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama do të formojnë një koalicion së bashku kundër saj, sikurse bashkrenduan për të grryer nga brënda dhe paralizuar protestat e studentëve para, në mos gabohem, 5 vjetësh.

    Braçe, korbi korbit nuk i nxjer sytë prandaj vrasësin horror Sali Berishën nuk e ka gjetur edhe s’ do ta gjej gjë sa të jetë Edi Rama kryeministër, përkundrazi, ata janë dy vllezër të binjakëzuar duke vjedhur me të njëjtën babëzi popullin dhe vëndin e tyre pa u ndalur 30 vjet rresht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  2. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. Deni on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. Ethem Lalaj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  5. 1thundrak on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?