Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krim shtetëror i turpshëm!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Krim shtetëror i turpshëm!
AnalizaLajmi i fundit

Krim shtetëror i turpshëm!

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Një krim që nuk dënohet, ai përsëritet.

Për askënd nuk ka qenë i papritur vendim i i Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin. Për Sali Berishën nuk ka qenë i tillë, pasi është njeriu që e di më mirë se gjithë të tjerët se çfarë ka ndodhur, jashtë dhe brenda godinës, e di se si është dhënë urdhëri për të qëlluar në njerëz, kur demonstrata po shuhej, e di krejt mirë se gardistët që i shpërblente me rroga të shumta, apo që i fshehu në bodrumet e selisë kryeministrore vepruan ashtu sepse shteti ishte pas krahëve të tyre; nuk u çudit Lulzim Basha, ish ministri i brendshëm, që , edhe një herë që synoi të hapë gojën për të vërtetën e 21 janarit, ia mbyllën për të heshtur; Basha e di se cili ishte zingjiri komandues që nga kreu i gardës e deri te ata që qëlluen, për të shkuar më tej, në fsehjen e asaj që kishte ndodhur në zyrën kryeministrore; nuk është çuditur Ndrea Prendi, i cili qëlloi 12 herë mbi demonstaruesit dhe të dhënat e një raporti konfidencial në ambasadën amerikane në Tiranë tregojnë se nga plumbat e armës së tij u vranë të paktën dy demonustrues.

- Publicitet -

Nuk është çuditur Edi Rama, shefi i opozitës, që oranizoi protestën e 21 janarit dhe ndjeu në vete rrezikun e goditjes së shtetit, kur, për më tepër, ish shefi i qeverisë kishte përgatitur katër snajperë, dhe ai vetë do të ishte i pesti për të goditur shefin e opozitës. Nuk janë çuditur antarët e komisionit të famshëm hetimor për 21 janarin, që shpejtuan të mbulojnë të vërtetat, por në fakt i thelluan faktet edhe më tej.

E kanë ditur edhe familjarët e Aleks Nikës, të cilët prej viteve kanë synuar që çështja të kalojë në SPAK, duke refuzuar të dorëzojnë disa prova të reja, të rëndësishme, që dëshmojnë qartas se gjithçka ishte e përgatitur nga kupola e shtetit, për të ruajtur pushtetin, ushtruar dhunë, përgjakur njerëzit.

Megjithëse serveri kryeministror u fshi në mesnatë, dhe gjërrat më të errëta në mesnatë ndodhin, të gjithë e dinin se edhe ky server, nuk mund të fshihej pa një urdhër zyrtar, nga majat e qeverisë, për të zhdukur krimin.

Është e mundur që edhe në të ardhmen krimi nuk do të ndëshkohet, e majta në Shqipëri ka më shumë fjalë e gjëmime, se sa punë reale, por ajo që ka ndodhur, edhe pa vendimin e Gjykatës së Strasburgut ka qenë e ditur, e provuar dhe e dëshmuar.

Ata që bëjnë sot sikur u habitën, sikur ky vendim ra nga qielli, më tepër se gjithçka tjetër kanë drojën se mos e gjithë çështja, si krim shtetëror, tani, më në fund, kalon në SPAK, ku influenca e tyre duket se është e pakët, dhe ku tani gjenden “ armiqtë “ e opozitës.

Në të vërtetë ne kemi dy 21 janar: atë që ndodhi 13 vite më parë, dhe ky është 21 janari i përgjakshëm; dhe këtë që është sot: dhe ky është i saktësuar, krim shtetëror dhe i turpshëm.

I përgjakshmi tashmë dihet në të gjithë hollësitë e tij; që nga përgatitja e demonstratës, marshimi i më shumë se 100 mijë njerëzve nga të gjitha drejtimet drejt sheshit kryeministror, provokimi i paturpshëm i policisë qeveritare, pastaj realizimi i një skenari makabër duke nisur që nga  fillesa e goditjes, kundërgoditje e demonstruesve, tërheqja për të menduar për një ditë tjetër demonstrative, vrasja e katërfishtë, bërë qetësisht, me mendimin e qartë për të dhënë një mësim force përmes dhunës, fshehja e provave, deklarimet brutale të qeveritarëve, sajesat me çadra pistoletë, për makinat me armë që prisnin tek “Tajvani”, brutaliteti i shefit të qeverisë që, si në mal, thërriste për grusht shteti e për të goditur edhe 300 të tjerë, këto ishin çastet e halucinacionit të plotë politik dhe delirit të çmendurisë qeveritare; e si një vijë e zgjatur, deri tek përsëritja e së njëjtës makutëri, kësaj here nga ish ministri i Mbrojtjes, Imami, që ende mendon se beson njeri tek një përpjekje për grusht shteti.

21 janari i përgjakshëm ishte i përgatitur deri në detaje. Filmimet e bëra në korridoret kryeministrore, në të cilat dukej një njeri që ulërinte pse nuk po qëllohej, janë ende diku; nuk besoj se të gjitha provat janë zhdukur. Një ditë koha e së vërtetës do të vijë dhe njerëzit do të flasin, por do të jetë një vonesë po aq e dënueshme sa edhe vrasja.

Enigmat që janë zbardhur nuk janë asgjë në krahasim me ato që janë fshehur. Njeriu që ngriti të gjithë skenën e goditjes është ende në Tiranë, i atashuar pranë parlamentit, qoftë si ekspert njëri e tjetri si deputet; ai që i miratoi këtë makabër është ende në lojën e politikës; njëri si ish shef partiak e tjetri si vazhduesi i tij; mjekët që morën urdhërin për të deformuar të vërtetën, në mënyrën më çnjerëzore janë ende aty, në spitale dhe si janë detyruar të bëhen pjesë e krimit, ku ta dish, ndoshta një ditë do të jetë pjesë e zbulimit të së vërtetës.

Për fat të keq, çfarë nuk ndodh askund në botë, të dy mjekët janë ende të tillë dhe nuk e di se si mund të ju besohet jeta e të tjerëve, ata që u bënë avoketër të vdekjes, më keq, të vrasjeve. Në Shqipëri është edhe ish shefi i gardës së republikës, që të nesërmen doli me një sy të nxirë, por asnjë pamje filmike nuk e tregonte se ku dhe nga kush ishte nxirë ai sy, përmes së cilit mori në shenjë jetën e dy njerëzve të pafajshëm.

Të gjitha këto dihen. Ajo që mund të thuhet në të ardhmen do të jetë në faktin se kush i udhëzoi Berishën e Bashën që të vrasin në janarin e 13 viteve më parë. Nga kush e morën udhërin për të vrarë apo ishte vetëm e thjeshtë një notë dëshpërimi nga droja e pushtetit. Dëshira e herëshme e Berishës ka qenë eleminimi.  Nuk e ka provuar këtë për herë të parë: edhe në vitin 1997, si do të çiltërohej më pas truproja e tij kryesore, ishte i gatshëm të merrte një kallashnikov dhe të dilte në shkallët e presidencës për të vrarë rebelët e jugut. Edhe kur e nisi Azemin drejt një makine të panjohur e mendoi vrasjen dhe e thirri atë. Në ditën e 21 janarit, sado mendje diabolike të kishte një shef qeverie, ai nuk mund të shkonte vetëm për hatër të pushtetit drejt vrasjeve.

Berisha e Basha vranë kur njerëzit po iknin ose kur po sodisnin me duar në xhepa. Dikush aty, pranë hyrjes, një tjetër disa dhjetra metra më tej, një i tretë në podiumin e gazetarëve, i katërti, Aleksi, ndërsa ishte drejt familjes së tij. Pra, kur gjithçka po shuhej. Aty nis edhe alarmi i Berishës dhe mbushja e Bashës: ata po ikin. Po iknin duke i kthyer shpinën një njeriu që kishte qëndruar pas xhameve të blinduar dhe nuk i kishin hedhur një gur në drejtimin e tij. Nuk e donin atë, donin shtetin, të cilin ai po e vriste. Si e vrau?

Asaj nate, ndërsa gjithçka po zbardhej marramendshëm shpejt, megjithëse po bëheshin përpjekje për të fshehur të vërtetën e më pas të kërcënonte me vrasje të tjera, pyetja e parë që i kam bërë vetes, e si unë edhe shumë të tjerë: përse ai qëlloi në momentin kur gjithçka po largohej, përse nuk qëlloi kur turma ishte e egërsuar ndaj policisë së tij, në pikun e momentit të shpërthimit të zemërimit?

Dy ishin shkaqet: në momentin e ashpërsimit ai ndjente frikën dhe kjo frikë shpëtoi nga vdekja dhjetra njerëz që mund të ishin pasojë e çmendurisë së tij. Më pas, kur turma po largohej , ai priti gjithë ankth se dikush do të futej në oborrin kryeministror, si futeshin dikur në arat e njëri tjetrit dhe aty do të vriste , gjithnjë me justifikimin se, ja ku i vrava, i zura në sinorin tim. Dhe, kur as njëra e as tjetra nuk po ndodhnin, ai, si duket, dha urdhërin për të vrarë. I doli nga koka e tij, ashtu befas, ia deshi qejfi, apo i thanë të vrasë?  Tabulatet e shefit të asaj kohe të qeverisë, në ditë natën e 21 janarit askurrë nuk janë zbardhur.

Askush nuk e di se me cilët ka folur ai, dhe, nuk do të ishte e pazakontë nëse në ato tabulate do të gjendeshin edhe thirrje nga larg. Ka qenë në natyrën e punëve të tij: edhe në shtator të vitit 1998, kur ai po shpërthente kryeministrinë, një telefonatë nga larg, përmes së cilit vinte zëri i një shqiptaro malazezi, e detyroi të kthehej. Kush i telefonoi Berishës dhe i tha: qëllo. Mendja e tij apo një telefonatë nga larg?

Ky ishte 21 janari i përgjakshëm: një ditë e zezë në pluralizmin shqiptar, ndër më të zezat,  që nuk ka lidhje rastësore me 2 prillin e vitit 1991, dhe që, asnjëra e as tjetra, nuk po ndriçohen, duke i lënë në një terr të vazhdueshëm. Për 21 janarin , si edhe për 2 prillin, u ngritën komisione parlamentare, të cilat, edhe pse për vrasje, kanë qëndrime të ndryshme: karakteri njerëzor ende nuk ishte flakur në grumbullin e plehrimit politik, për më tepër, në qeverisje nuk ishte një monstër. Komisioni parlamentar i ngjarjeve të 21 janarit është pa dyshim turpi më i ndjeshëm i një parlamenti të 32 viteve të fundit, por , kur mendon se cilët ishin në atë turbullirë, nuk çuditesh për asgjë.

21 janari ka edhe anën e tij tjetër, të cilën e theksuam që në krye të herës: të turpshmen. Tani dihet që provat u fshinë që asaj nate, por ata ishin provat qeveritare dhe veç tyre ka patur e ka edhe sot mjaft prova të tjera: disa nga të cilat duket sikur ulërasin për të qenë të efektshme. Por nuk janë.

Turpërimi i 21 Janarit nuk lidhet me ish qeveritarët. Ata nuk bënë turp, ata bënë krim. Bënë krim ata që vranë, bënë krim ata që e fshehën: që nga ministrat e deri tek mediat pro qeveritare, të cilat u bësh njësh me krimin. Kronikat dhe opinonet në studiot e Klan Tv janë në njollat më të turpshme të gazetarisë pluraliste. Ata dëshmuan se media mund të bëhet njësh me krimin, duke e fshehur, fallsifikuar dhe ndryshuar të vërtetën.

Turpërimi lidhet me qeverisjen e sotme. Lidhet me atë çfarë bënë drejtuesit e kësaj qeverie për të ndriçuar një të vërtetë të frikshme dhe për të cilën ishin betuar dhjetra herë se do ia arrinin. Në të vërtetë, dhe kjo është një e vërtetë e hidhur, ata nuk kanë bërë asgjë. Sa më shumë që vitet kalojnë, aq më tepër mjegulla fillon e dendësohet, deri sa vjen një ditë dhe harresa mbulon çdo gjë.

Qeveria e sotme, për fat të keq, asnjëherë nuk e mori seriozisht hetimin dhe gjetjen e së vërtetës. E gjitha që është bërë deri më tani lidhet me anën e jashtme të asaj që fshihet më pas: vizitat tek familjet e të vrarëve, lulet e ceremonitë, zbusin një dhimbje, por nuk e vrasin dhimbjen. Është njerëzore të shkosh dhe të qëndrosh me vajzat e Aleks Nikës, me të gjithë ata që mbetën pa prindër e pa djemtë e tyre, të kujdesesh për të mbuluar një plagë, e cila nuk shërohet.  Është e dobishme të kujdesesh për jetën e atyre që mbetën pas, por këtë mund ta kishte bërë edhe shoqëria civile, edhe njerëz të veçantë, edhe të afërm apo edhe të panjohur. Mund ta kishin bërë në vazhdimësi e jo në një ditë përkujtimi, si ndodh rëndom.

Që para ditës së 23 qershorit të 12 viteve më parë, premtimi për të ndriçuar të vërtetën e 21 janarit ishte më solemni i qeverisë së re. U përsërit edhe më pas, ndoshta me tone edhe më pompoze, u bënë takime dhe u shkulën vendit disa pllaka bulevardi, por më tej ka vetëm heshtje.

Të vrarët e 21 janarit nuk ngrihen më, edhe nëse fajtorët do të dënohen, ashtu si në të vërtetë e meritojnë të dënohen. Por shpirti i tyre mund të jetë më i qetë nëse përmes kumtit të ndëshkimit do të kishte ardhur mesazhi i mospërsëritjes së krimit. Sepse një krim që nuk dënohet, ai përsëritet.

A do të jetë dosja e 21 janarit një çështje e mbyllur? Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, që rihapi një çështje të mos mbyllur kurrë, a do të ketë zhvillime të reja? A mund të bëjë qeveria, shteti i së drejtës më shumë nga sa bëri një familje e vetme, ajo e Aleks Nikës?

Si duket, gjithçka po shkonte drejt mbylljes. Do të mbesi ende në skenën e politikës, pa asnjë droje, edhe ai që vrau, edhe ai që u kërcënua se do të vritej; edhe bashkëfajtori i vrasjes  edhe ata që një ditë mund ta pësojnë si katër të vrarët?

Përse hesht qeveria e sotme për një krim të djeshëm?

Unë nuk e di shkakun, vetëm e di se në 21 janarin e ardhshëm, 13 vite pas krimit, kur ata do të vendosin edhe një herë lule në nderimin e të vrarëve, lulet do të thahen ende pa kaluar kjo ditë e zezë, që nuk do të zbardhet kurrë.

Ne kemi sot përballë njëri tjetrit dy shembuj që për fat të keq binjakëzojnë : një qeveri që vret dhe një qeveri që hesht. Mes të dyjave, zgjedh atë që hesht, kur nuk kam mundësi të zgjedh një tjetër.

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?