Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
AktualitetKosovë

Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate

Published: August 15, 2026
Shpërndaje

Një fotografi e Fehim Salit me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në temë debati në Kosovë pas arrestimit të tij nën dyshimet se ka bashkëpunuar me Shërbimin Inteligjent të Serbisë (BIA). Fotoja është realizuar gjatë një takimi në Kryeministri, ku Kurti kishte pritur përfaqësues të organizatave të komuniteteve joshumicë, mes tyre edhe Salin.

Publikimi i fotos nxiti reagime në Kosovë, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, sqaroi se Kurti, gjatë mandateve të tij, ka zhvilluar dhjetëra takime me organizata të regjistruara që përfaqësojnë komunitetet joshumicë.

“Ne nuk bëjmë detektorin e askujt dhe as s’japim amnisti për askënd. Përkundrazi, institucionet e sigurisë, si Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), po zbulojnë gjithnjë e më shumë raste të dyshuara për spiunazh dhe për këtë meritojnë përgëzime”, deklaroi Manxhuka.

- Publicitet -

Por kush është njeriu që autoritetet kosovare dyshojnë se bashkëpunonte me BIA-n?

Nga mësues në përfaqësues të komunitetit goran

Fehim Sali është nga fshati Kërstec i Dragashit dhe prej vitesh njihet si një figurë aktive në komunitetin goran në Kosovë.

Ai ka punuar si mësues në shkollën fillore serbe “9 Maji” në Rapçë. Sipas mediave kosovare, emërimi i tij në këtë detyrë ishte bërë me mbështetjen e ish-ministrit serb të Arsimit, Branko Ruzhiq.

Pas luftës në Kosovë, Sali u angazhua në organizata të shoqërisë civile që përfaqësonin komunitetin goran. Në vitin 2020 themeloi në Kosovë organizatën “Udruzhenje gragjana Gora/Zelena”, ndërsa në prill 2024 në Serbi u regjistrua edhe organizata “Moja Gora”.

Fotoja me Kurtin pas arrestimit për spiunazh, kush është Fehim

Foto e takimit publikuar nga Gazeta Express

Nga viti 2022 deri në vitin 2024 ai ishte anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes së Kosovës, një mekanizëm që përfaqëson komunitetet joshumicë në raport me institucionet. Ai u shkarkua nga kjo detyrë në maj të vitit 2024.

Dyshimet për lidhjet me BIA-n

Fehim Sali u arrestua më 13 gusht në pikën kufitare të Merdarës, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndaj tij një muaj paraburgim.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, ai dyshohet se për një periudhë të pacaktuar, deri në ditën e arrestimit, i ka ofruar vazhdimisht informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), me qëllim përfitimin material.

Sipas dosjes së hetimit, ai dyshohet se ka përcjellë informacione për situatën politike në Kosovë, ka fotografuar dhe identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe ka dhënë të dhëna për persona që, sipas Prokurorisë, i përkasin sektit vehabi, një rrymë konservatore brenda islamit sunit, e cila predikon një interpretim të rreptë të fesë dhe kthimin te praktikat e myslimanëve të parë.

Po sipas Prokurorisë, Sali ka propozuar edhe persona që mund të kontaktoheshin ose të rekrutoheshin nga shërbimi inteligjent serb.

Mediat në Kosovë, duke iu referuar hetimeve, raportojnë se Sali dyshohet se ka shërbyer edhe si ndërmjetës për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me dokumente serbe. Sipas këtyre raportimeve, ai do ta kryente këtë aktivitet me ndihmën e një zyrtari të BIA-s, me të cilin dyshohet se ka zhvilluar takime në Beograd dhe komunikime të vazhdueshme.

Në fokus të hetimeve janë edhe kontaktet e tij me struktura politike në Serbi dhe aktiviteti në komunitetin goran.

Sipas KosovaPress, ai dyshohet se ka ndikuar te votuesit e komunitetit goran në favor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), duke përfituar mjete financiare për këtë aktivitet. Po sipas të njëjtit burim, organizata “Moja Gora” dyshohet se është përdorur si mbulesë për aktivitete që synonin orientimin e votës së këtij komuniteti në zgjedhjet në Serbi.

Në fillim të vitit 2023, Sali mori pjesë në aktivitete të organizuara nga SPS, ku zhvilloi takime edhe me kreun e partisë, Ivica Daçiq, si dhe me deputetin Igor Braunoviq.

Hetimet ndaj Fehim Salit vijojnë, ndërsa autoritetet kosovare e konsiderojnë atë të dyshuar për veprën penale të spiunazhit. Deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës, ai prezumohet i pafajshëm.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Martin. says:
    August 15, 2026 at 1:46 pm

    Kurti eshte vete pjese e bia
    Qendrimi i kurtit qe ka lone kosoven pa qeverisje per 2 vite e tregon bia kurti sali berisha.

    Reply
    • Anonymous says:
      August 16, 2026 at 9:35 am

      Saktsisht i nderuar , ky spiuni i vogel raporton te spiuni i madh kurti!

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?