Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë për mediat bëri me dije se mazhoranca do të kallëzojë në SPAK ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, ish-komandantin e Gardës, por edhe të gjithë zinxhirin tjetër komandues të Gardës për ngjarjen 21 Janarit 2011. Manja tha se kallëzimi bëhet pas publikimit të një prove të re në lidhje me vrasjen e 4 protestuesve.
“Do të kallëzojmë në SPAK ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, dhe ish-komandantin e Gardës, por dhe gjithë zinxhirin tjetër të Gardës së Republikës që ka dalë pas publikimit të një prove të re në mediat e vendit. Është ora që SPAK që është kompetente për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit të bëjë drejtësi për “21 Janarin””.
Sipas Manjës, 21 Janari nuk është hetuar asnjëherë si vrasje shtetërore. Për këtë arsye, ai tha se SPAK i takon që të marrë provën e re dhe të fillojë hetimet.
“21 Janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon qartë që paska pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit në datën 21 Janar 2011. Tashmë i takon prokurorisë që ta marrë këtë provë të re dhe të fillojë hetimet një orë e më përpara për vrasje shtetërore. SPAK duhet t’u japë përgjigje familjarëve të viktimave në radhë të parë, por edhe qytetarëve shqiptarë seç ndodhi më 21 Janar kur 4 qytetarë të pafajshëm ditën për diell u qëlluan nga dritaret dhe tarraca e kryeministrisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, çdo ditë për 12 vjet me radhë, edhe sot, ka deklaruar se protestuesit në bulevard i vrau Garda e Republikës, e cila sipas Sali Berishës mbrojti Kryeministrinë nga 4 qytetarë me duar xhepa që sipas atij kishin ardhur ta rrëzojnë nga pushteti. Tani ka një fakt të ri që duhet hetuar në mënyrë objektive nga SPAK dhe që të themi përligj deklarimit e ish-kryeministrit të kohës. Presim që SPAK të thirrë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje dhe që nuk janë paraqitur asnjë ditë pranë organit të akuzës. Të thërrasë edhe personat e tjerë që do të rezultojnë nga hetimi objektiv i kësaj çështje dhe të zbardhë përfundimisht të vërtetën”, tha Manja.

Historia e 21 janarit si “Perralle nga e kaluara” tingellon sot si angazhim qeveritar per mandatin e trete te Veliajt, duke e larguar SPAK-un nga dosjet e korrupsionit dhe Inceneratorin e Tiranes, per ta detyruar te merret me te shkuaren.
Nese do te behej fjale per vullnetin politik per drejtesi, ne 10 vite pushtet, 5 vite pa Gjyjate te larte e Kushtetuese, 21 janari dhe viktimat e tij nuk do te endeshin gjykatave.
Gjithsesi, perdorimi i nje ngjarjeje tragjike ne fushate elektorale te 14 majit, i grupit te vules, medias dhe familjeve te viktimave pas 12 vitesh eshte cinizem dhe makiavelizem i paster…
Po ate mbytjen e 200 shqiptareve nga anija ushtarake italiane “Sibilla” perse nuk e quani vrasje shteterore nderkombetare dhe perse nuk kerkoni hetim?
Vazhdon partia teatrin e radhes
Me sa duket ky zotnia pret urdhrin nga unë. Po nuk më regjistroi pronat e gjyshit dhe të më jap dy euro, ta harroj lejen nga unë…
Krim shteteror eshte edhe vrasja makaber e 26 femijeve dhe prinderve ne Gerdec, madje:
KRIMI I GERDECIT ESHTE KRIM SHTETEROR I DY SHTETEVE NE BASHKEPUNIM TE NGUSHTE KRIMINAL MIDIS TYRE, I SHBA SE BUSH JUNJORIT DHE PENTAGONIT TE TIJ QE FINANCOI FIRMEN PRIVATE SALIU&SON DHE SHQYPNISE ENVERISTE
Ishte sekretari i pare i Ambasades amerikane ne Tirane i pari qe dha kushtrimin per aferen mafioze te Gerdecit dhe te fishekeve kineze per ne Afganistan, alarmi piketonte ambasadorin Withers si te implikuar ne keto afera mafioze te Bush Junjorit dhe Sali Berishes, por ne terrin e nates ne Tirane zbarkoi sekretarja e shtetit Condoleezza Rice qe pergenjeshtroi cdo implikim te SHBA me nje cinizem makiavelist te papare ne historine amerikane dhe SHBA nuk pranoi te demshperblente familjet e viktimave e ndihmuar ne deklaratat e saj te turpit dhe rezilit edhe nga pozita servile e Presidentit amoral, Bamir Topi,
prandaj:
ULSIU I PARTISE JE KUJTUAR SHUME VONE PER TE RIHAPUR 21 JANARIN E PERGJAKUR PAS 10 VJET NE PUSHTET
Para 21 janarit duhet te hapesh Gerdecin dhe aferen mafioze te fishekeve kineze per ne Afganistan, vrasjen mafioze te Remzi Hoxhes dhe Kosta Trebickes, aferat e hajnise ne rrugen e Kombit, aferat me naften dhe minahedheset bullgare per Millosheviqin dhe te gjitha aferat kriminale te Sali Berishes dhe bandes se tij famekeqe kusare dhe vrastare,
por:
KY ESHTE NJE MISION I PAMUNDUR PER RILINDJEN ENVERISTE TE EDI RAMES
Jo sepse Saliu eshte denuar njehere nga Drejtesia sic tregon tropojania prokurore e rezilit Imeraj, ne Bote ka raste qe nje kriminel vrases serial eshte denuar disa here pas vitesh kur jane zbuluar viktima te reja te krimeve te tij, por pandeshkueshmeria e Sali Killerit vjen nga fakti se Edi Rama po keshtu vrau ne Thumane 52 vete me urdherin e tij si kryeminister i papergjegjshem kur i ktheu banoret te futen ne banesat e tyre pas termetit te pare qe i groposi poshte betonit termeti i dyte dhe i shkaterroi pallatet e Rilindjes sikur te ishin prej rere. Kush i hetoi keto krime shteterore dhe kush mbajti dhe kush kerkoi pergjegjesi? Askush as nga shteti, askush nga maxhoranca dhe askush nga media e opozita.
RILINDJA DHE EDI RAMA NUK MUND TE AKUZOJE PD DHE SALIUN PER 21 JANARIN SEPSE KA 10 VJET NE PUSHTET QE BEN TE NJEJTEN GJE
Edi Rama vrau 52 mjerane qe i besuan ne Thumane, Edi Rama vrau me Renean e tij enveriste minoritarin nga Bularati qe kishte dale te protestonte duke e kamufluar kete vrasje te shemtuar komuniste me nje propagande frenetike patriotike, policia e Edi Rames vrau nje djale dhe mashtroi me revolen e tij, policia e Edi Rames vrau nje djale tjeter ne Laprake dhe me pas ja hapi barkun per t’ja mbushur me kokaine nje krim shteteror makaber qe i bejne vetem diktaturat me famekeqe ne Bote, Edi Rama nuk ka kerkuar falje publike per krimet e babait te tij, Killer i Enverit qe vari ne litar Havzi Nelen dhe qe e groposi poshte nje shtylle ellektrike, Edi Rama po vjedh sot me shume se Sali Berisha me inceneratoret, me PPP e Bashkim Ulajt&Lukuni,
EDI RAMA NUK MUND TE AKUZOJE SALI BERISHEN SEPSE ESHTE KOPJE E TIJ
prandaj:
O Ulusiu i Manjave te Partise qe te ka dale emeri dhe ymri tek pergjimet e votave ne Diber mbyle halen me levdatat per 21 janarin se u vjen ere mashtrimi komunist
Dhe flet per padi e per audio ky zhUls Maloku qe ja lexoi tere Europa ne gazeten gjermane BILD ato bisedat skandaloze te pergjuara ku ai me Damian Gjiknur etj urdheronin ato shefat e policise ne Diber per masaker zgjedhore diten e zgjedhjeve atje.
Vazhdoni beni kallezime ju ! Keto kallezimet tuaja u bene si paralajmerimet serioze qe dikur bente Kina per shkeljen e hapesires ajrore ! Kallezimet behen qe atij qe i drejtohen, ti degjoje, po kur ai qe e ka per detyre ti dergjoje, ka kaq vite qe nuk i “degjon”, ose nuk ka deshire ti degjoje ato , ju cfare dreqin prisni !? Une kam frike, se nje dite ai i lodhur nga keto “Britmat” tuaja, do t’ju marri juve te pandehur, per “Prishje te qetesise publike” !