Nga Adrian Thano
Çfarë bëri Sali Berisha më 21 Janar?
Përballë një proteste civile, e trajtoi shtetin si kullën e fshatit. E mbylli, e blindoi, e përdori si armë. Qytetarin e vendit të tij e shpalli armik.
Por nuk hoqi nga kjo jetë vetëm katër të pafajshëm. Ky është një krim shokues, por më e rënda e 21 janarit është tjetërkund.
Atë ditë u vra besimi se pas ’90-s, protesta ishte një e drejtë e pacënueshme që mbrohej nga shteti. Këtë besim e vrau pikërisht ai që kërkon nga historia medaljen e “kryedhjetoristit”.
Plumbat e 21 janarit përgjakën idenë se ndryshimi mund të vijë “nga poshtë”, nga qytetari i zakonshëm, pa frikë se do ndëshkohet. Kjo është zemra e demokracisë.
Mbi këtë zemër qëlloi doktori i zemrës, që i thotë vetes “kryedemokrat”.
E bëri pikërisht aty, ku sot shkon vetë të protestojë. Ku qahet për turmën që mungon. Ku kërkon mbështetje kundër narkoshtetit nga i njëjti popull të cilit i foli me armë. Shkon e shkel mbi pllakat, ku dhanë shpirt katër të pafajshëm.
Nëse kjo quhet politikë, ky vend kurrë mos pastë politikanë.
Sepse në të vërtetë është një pacipëri morale që të ngjeth. Është përdhosje e dhimbjes, mungesë minimale e respektit për jetën. Kur vjen nga një mjek, është edhe përmbysje e pashembullt e çdo etike njerëzore.
Prandaj sheshi sot nuk të përgjigjet.
Jo sepse nuk ka zemërim. Jo sepse jemi gënjyer nga narko-propaganda. Sheshi nuk të përgjigjet sepse ti, me plumba dhe më pas me gënjeshtrat pa fund, e shndërrove idenë e protestës në një traumë kombëtare. Nuk të përgjigjet sepse ka kujtesën e gjakut.
Çfarë bëri Edi Rama pas 21 Janarit?
Më 21 Janar, Edi Rama ishte në anën e protestës. Ishte zëri politik i saj. Në atë moment, ai përfaqësonte shpresën se korrupsioni i videos së Metës do të ndëshkohej dhe se shteti do të detyrohej të mbante përgjegjësi.
Por çfarë ndodhi më pas? Ai që ndërtoi një pjesë të pushtetit të tij mbi 21 Janarin, zgjodhi të qeverisë pikërisht me Ilir Metën. Me figurën që simbolikisht dhe politikisht lidhej me shkakun e asaj proteste. Videoja që ndezi zemërimin qytetar u kthye në monedhë pazari politik.
Kështu, protesta humbi edhe mbështetjen e fundit morale që kishte. Berisha e vrau, Rama e zbrazi nga kuptimi.
Kjo ishte thyerja e parë e besimit. Nuk u ndal aty. Me kalimin e viteve zhgënjimi u thellua, u bë sistemik. Korrupsioni nuk u ndëshkua, u zgjerua, u institucionalizua. Erdhëm në pikën që 700 mijë eurot e videos së 21 janarit sot janë më pak se shishet e verës në kantinën e shoqit.
Ish-kryeopozitari sot kryeministër kërkon “durim” dmth mandate të tjerë nga i njëjti popull shpresë-vjedhur të cilin ish-kryeministri sot kryeopozitar e kërkon në shesh.
Kur nuk marrin përgjigjet që presin e quajnë popullin apatik apo harbut.
Mund të vazhdojnë të rrinë në një sistem që e kanë monopolizuar dhe ndërtuar vetë mbi gjak dhe korruptim. Por Shqipërinë e besimit e kanë humbur. Edhe atë të mendimit kritik.
Kjo Shqipëri voton sot “me valixhe”. Pikat kufitare, portet, aeroportet, janë sheshet e saj të revoltës. Ikja! Ikja masive është protesta e saj. Kjo protestë është më e fortë se fjalimet dhe tribunat. Nuk është apati. Harbutëri, jo e jo.
Është mungesë e plotë shprese dhe besimi. Është refuzim i qartë për klasën e tij politike nga një popull që më 21 Janar e vranë dhe pas 21 Janarit e tradhtuan.
Ky popull po flet me gjuhën e fundit civile që i ka mbetur.


Shqiperia ka nxjerre nje Vampir Antishqiptar qe do te kujtohet me lemeri nder shekuj nga shqiptaret; por nuk keni se cfare t’i beni; ai ka lindur “pa dashje” dhe nuk do te vdese “me dashje”.
Po Valbona
Pas tij nxori një hajdut me cizme
Zoti Thano
Me rende se vrasja nga serial Killeri Berishe ne 21 janar 2011
ishin kinezerat e Arvizuve dhe impotenca apo tradhetia e Rames
Ky artikull i botuar ne gazeten tuaj nga analisti I.Y meriton cmim Nobel
……
Ambasadori i vogël i një vendi të madh
Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.
Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.
Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.
Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.
“ Se dhe unë ashtu të doja ,
fol Thano tu lumtë goja
fol e mbro të drejtat tona…….”
Kam perifrazuar fjalët e një kënge që kendohej shpesh në Vlorë , pas konferencës së paqes në Paris !
Duhet te jeshë maskara , antishqiptar, të kundërshtosh analizën e Thanos ….. Por ka edhe rrugë të tjera që duhet pérdorur dhe jo vetëm luftë me llafe . Shqipëria kaq gjatë po jeton në ujëra te qelbur .
Kemi nxjerrë një Avni Rustem dhe kemi 100 vjet që krenohemi me të . Dhe stop ! U sos krenaria e shqipetarit. Rrugaçi i parë që na del perpara na vë kapistrën dhe na hedh nga i do qejfi …..
Ikën shqipëtari i ndershem dhe ua lë atdheun ndyresirave, hajduteve , kurvave, kurvareve , imoralëve të të gjitha ngjyrave .
E tmerrshme , tragjedi kombetare kjo !
Nuk na mjafton një Avni Rustem , na duhen të pakten 3-4 Avni ….
Amerikes, bravo i qoftë , s’ta perton amerikani po nuk i pëlqeve të fut plumbin dhe ka edhe denimin me vdekje .
Ky parlamenti ynë duhet hedhur në erë , të ashtuquajturit pëfaqesues të popullit , janë tradhetarët më të mbedhej te popullit .Të gjithë , pa asnjë perjashtim…
Valbona. a ti ka dhene Rama karafilat per neser?
Z. Thano nje shtese te vogel, Beri gardistat kryetar bashkise ose depute, nuk kujtoj mire cfare pozite u dha.
SA SHUME KURVA PASKA KJO SHQIPERI E VOGEL!
Amerikë…Biblioteka 100 m larg nga shtëpia ime është akoma e mbyllur. Librat dremisin nëpër rafte. Stafi i bibliotekës afishon libra falas në hyrjen e ketij tempulli. Këtu perandoritë jepen badiava…
Covid-19 më ndau nga e dashura që mezi e gjeta. “Deri sa vjen me maskë dhe ke frikë të më puthësh, më mire largoju nga unë”, – më shkroi ajo në Viber. U trishtova. Eshtë e vështirë të gjesh të dashur në moshën time! Do ta provoni vetë. Ish-e dashura ime, e cila erdhi në Amerikë nga një ishull grek afer Katerinit ma preu shkurt, me tha “Zura një të dashur tjetër”.
Mundohem të gjej ngushëllim te miqtë e mi, por shumë nuk jetojnë më, ndërsa këta të gjallët i ketej rrotull, janë të moshuar, nuk dëgjojnë edhe pse kanë vendosur aparate, vec qeseve te prostati. Covid qe nuk te ngjitet.
U telefonoj, disa nuk dinë as ta hapin celularin, këtë shpikje magjike, me të cilën mund të numërosh gjithë rrudhat e fytyrës, gjithë plagët, të testosh mushkëritë. Më vjen keq për ta kur dëgjoj se nuk janë mirë, sidomos kur grinden me fëmijët, me gratë. Nuk ka kolere me te madhe se grindja, kjo me e keqe se grindja me shtetin tone, qe e drejton Palloshi.
“Unë me këtë pension nuk dalë nga pragu i shtëpisë” – me thotë në telefon një ish-koleg nga Vlora: “Këtu ne grindemi, vjedhim njëri-tjetërin, mashtrojmë… Si nuk doli më pare kjo PËRPUTHJA, TE PËRPUTHESHIN GJITHE QEVERITARET DHE DEPUTETET ME KURVAT E EUROPES…
Miqte e mi vuajne edhe nga skleroza. Njeri me thote se kjo eshte me e keqe se Covid-19. Vertete. Edhe unë harroj ibrikun në sobë, apo pantallonat zbërthyer, po keshtu vuajne te gjithe, pa perjashtim, vuan Berisha, Meta, Rama, Basha, Feziu, Balla, gjithe stani mediatik, skora e Palloshit qe shane popullin tim…
Siç e shihni, jam në telash të madh, jam vetëm. “Ҫ’tu desh Amerika”, – fajësoj veten… Por është tepër vonë. Tani, jam senior vulosur nga gjithe anet…
Sidoqofte, nuk mund të ndahem nga miqtë. Pas Vlorës, telefonoj një shok në New York, ne nje lagje si ato te lagje Fierit, atje flitet vetëm shqip. E njëjta gjë edhe këtu në Filadelfia, në Richmond, ku jetoj unë.
I bie numrit, ai eshte me karroce, mezi lëviz. Nis më bërtet në rusisht. Unë e lë të flasë në atë gjuhë dashurie për disa minuta. Mbas disa minutash, ai dëshiron të dijë kush jam unë. Kur e mere vesh se jam une, më përsërit të njëjtat ngjarje për të njëqindën herë, të njëjtët emra, data, por unë e dëgjoj si për herë të parë. Dhe kështu do të vazhdoj ta dëgjoj se unë e dua atë, e kam shokë fëminije..
Kam disa miq të mirë në Kanada. Njëri është shumë i sëmurë. Jemi miq që nga koha e shkollës së mesme. Flas rregullisht… Paska më keq se sëmundja, them me veten time. Biseda është shumë e trishtuar. “Kam dy fëmijë këtu po ata nuk flasin me mua”, – thotë dhe renkon
Një tjetër nga Michigani hotë se qeveritë shqiptare janë prostituta, thonë do të bëjnë ligje, do të dënojnë Berishën. Llallen, Ҫobon e PETROMANASIT. Vetëm me abuzimet e Ҫobos, ndërton nje Shqiperi tjeter. Kështu 30 vjet tallen me njerëzit.Tallen edhe me 21 JANARIN!
Ata bëjnë ligje me ndihmën e të huajve, por të huajt duan naftë, ar, plazhe, kurva shqiptare. Ku shkojnë pasuritë tona kombetare? Sa shumë kurva paska kjo Shqipëri gël!? Studiot, shoqatat, grupet, partitë po përmbyten me prostituta. Kurva jane edhe ata dhe ato vëzhgues ndërkombëtarë, qe blejnë toka me me tapi, si ne Himare, e gjetke.
Ata kerkojne prostituta organike, pa kolesterol, prandaj ato provokojne në shkallët e parlamentit, me modën e brekëve, kurse kavalierët provokojne me modelet e mjekrave. Padyshim fiton Palloshi.
Nje shok me bertete ne telefon, di ti kur do dënohet ky Berisha?
Miq, askush nuk do të dënohet derisa ne Shqiperi ka nafte, krom, hekur, flori, plazhe, pasuri, kurva me dhe pa brekë…
Në Shqipëri vallëzojnë ujqit. Unë ujq për here të pare kam pare në fshatin tim, në Rrajcë, shume vite me pare, atje në mal kur isha i vogël.
Edhe Rrajca ime është pushtuar nga ujqërit gjermano-shqiptarë të cilët nuk kanë lënë lëndina dhe pemë…
Trishtimi me shtyne në mendime të thella. Lexoj fillozofet, njeri me keshillon, Mos shpreso kot me lutje të mund të ndryshosh dekretet e perëndive…
“…Mund të vazhdojnë të rrinë në një sistem që e kanë monopolizuar dhe ndërtuar vetë mbi gjak dhe korrupsion. Por Shqipërinë e besimit e kanë humbur. Edhe atë të mendimit kritik…”
U KANË MBETUR TRUSHPLARËT
SI NJË ETEM GOMARI QË HYN KOMENTON KËTU
Vranë për të na mësuar bindjen. Na lanë kujtesën dhe shpopullimin.
Më 21 janar 2011, në bulevardin kryesor të Tiranës, shteti shqiptar vrau katër qytetarë të pafajshëm. Nuk ishte një “teprim force”, as një “incident tragjik”, por një akt i qëllimshëm dhune shtetërore ndaj protestës politike. Kjo u vulos më vonë edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila e quajti atë: krim shtetëror. Ajo ditë ishte një mesazh. Mesazhi ishte i qartë: protesta ka kufij të padukshëm dhe kalimi i tyre paguhet me jetë. 21 janari ishte momenti kur pushteti tregoi se ishte gati të vriste për të ruajtur veten. Dhe pikërisht këtu merr kuptim thënia e Foucault-së: “Pushteti nuk ka nevojë gjithmonë të vrasë; mjafton të tregojë se mundet.” Katër trupa të shtrirë në bulevard nuk ishin vetëm viktima; ishin paralajmërim. Dhuna nuk synonte turmën e asaj dite, por kujtesën kolektive të të gjithëve që do të vinin më pas. Nëse regjimi i atëhershëm vrau trupin e protestës, regjimi i Ramës ka vrarë nervin e saj. Jo me plumba, por me propagandë; jo me Garda, por me kapje të institucioneve; me korrupsion e patronazhistë; jo me gjak në asfalt, por me mpirje shoqërore. Vrasja ka ndryshuar formë, jo qëllim. Sot, pushteti nuk ka nevojë të shtypë protestën me dhunë të drejtpërdrejtë, sepse ka arritur ta delegjitimojë atë në vetëdijen publike. Kur protesta vritet si nerv shoqëror, mbetet vetëm shpopullimi. Jo si zgjedhje individuale, por si pasojë politike. Largimi masiv është forma më e heshtur e dorëzimit, por edhe prova më e qartë e tiranisë së butë. Siç thoshte dhe T.Jefferson, “Kur populli i frikësohet qeverisë, ka tirani. Kur qeveria i frikësohet popullit ka liri”. Sot frika nuk është plumb, por bindja se asgjë nuk ndryshon. Një nga krimet më të rënda politike të dekadës së fundit nuk është vetëm dhuna, por reduktimi i alternativës. Shoqërisë i është servirur një dilemë e rreme, pra ose Saliu si “fantazmë e së kaluarës”, ose Rama si “e keqja më e vogël”. Kështu, protesta vritet jo duke u shtypur, por duke u bërë e pakuptimtë. Kur çdo revoltë përkthehet automatikisht si rikthim i së shkuarës, pushteti aktual fiton imunitet moral. Dhe këtu hyn shpopullimi. Kur nuk mund të protestosh, kur nuk beson më se ndryshimi është i mundur, kur çdo rrugë politike duket e mbyllur, mbetet vetëm largimi. Shpopullimi nuk është fenomen ekonomik; është akt politik i detyruar. Është forma më e heshtur e protestës, por edhe më tragjikja, sepse nuk sfidon pushtetin, por thjesht i liron hapësirën. Na lanë kujtesën, sepse edhe pushteti më i fortë nuk mund ta fshijë të vërtetën. Na lanë shpopullimin, sepse kur kujtesa nuk mjafton për të prodhuar veprim, ajo shndërrohet në barrë. Pyetja nuk është çfarë ndodhi më 21 janar. Ajo dihet.
Pyetja që lind është: a do lejojë populli që ajo ditë të mbetet vetëm kujtesë, apo do ta kthejë sërish në nerv proteste?
Valbona,pergjigjju edit qe e di qe eshte pa bole,dhe as intelektuhalja e as skarypioni nuk po i vijne ne ndihme
Kjo nuk eshte analize
Eshte nje simfoni e dhimbjes ne versionin me te paster dhe me te forte te gjuhes shqipe
Vetem se pee mua gjuha e fundit me te cilin populli duhet tu flas ktyre eshte PLUMBI
O Artan, un nuk kam nevoje as per Skypion dhe as per Intelektualin sepse jam mesuar ti dal per zot vetes . Nuk jam si ti qe zvarritesh para Rames per nje sufllaqe , qe nuk lejon njeri te te preki tek Rama se i ofendon tek familja ! Ti ke 15 vjet qe Rama tall trapin me ty dhe te tjere si ti e Valbona duke ju dhene nga nje tufe karafila per te kryer homazhe per ata kater te varferit qe dhane jeten per ate ! Respekt per te vraret dhe urrejtje per ju sherbetoret e pushtetit. Megjithmend Berisha eshte nje kriminel i urryer nga populli por Rama eshte me kriminel sepse nuk ka vrare vetem 4 vete por ka vrare nje popull duke e vjedhur dhe larguar ne mergim . Ajo fjala qe ke thene per mua te shkon me shume pershtat TY .
… “Kjo Shqipëri, sot voton” me valixhe”…
PIKAT, MBI I.
PËRGËZIME AUTORIT!
Ate dite ne 21 janar nuk i kam pare njerezit e vrare, por kam pare qarte nje sulm te organizuar mbi policine e shtetit si asnjehere tjeter nga falanga malokesh te ardhur me pagese per ate pune nga Tom Doshi (qe u rrinte pas tyre gjate tere sulmit)
Ajo qe thua ti eshte justifikim i vrasjes. Faktet nuk ndryshojne: kater qytetare te paarmatosur u vrane nga plumbat e gardes se shtetit. Pike.
Asnje sulm, asnje provokim, asnje shpikje per falanga apo pagesa nuk i jep te drejte shtetit te qelloje mbi popullin e vet. Kjo eshte vije e kuqe absolute.
Askush nuk
shteti mbron jeten. Dhe vrasjet u benë kur perplasja me policine kishte marre fund. Meqe je deshmitar duhet ta dije kete.
O “deshmitari”
Qe je thjesht nje militant i semure.
Te ishte per te vrare njerez cfare duhet te bente sipas teje garda dhe Fatos Nano kur i shkuan para zyres me antitank dhe plumba?
I ke pare pamjet e 14 shtatorit ti?
Shko mor legen justifikon vrasjen e 4 fakirve ti.
Po kishte byth Saliu yt dhe esht ky trimi qe hiqet te mos vriste fukarenj me duar ne xhepa. Le t vriste Tom Doshin meqe qeka kshu si thua ti
Deshmikari e ka pare ngjarjen bashkë me “Doktorën Berishën”.
Po o Ed , adashi yt eshte me kriminel se “Doktor Berisha”, këtë e thotë edhe Skarypioni dhe të gjithë lëpirësit e tjerë të “Doktor Berishës” si ti dhe Skarypioni. Prandaj e ke mllefin, të ka lënë kaq shumë “Doktor Berisha” pa sufllaqe dhe ke zili?
Saliu eshte vrases serial. I dokumentuar. Vrasja e 4 demobstruesve ne 1 prill per te rrezuar rezultatin e 31 marsit ’91. Pastaj rrahja e opozites pas vjedhjes skandaloze Te zgjedhjeve Te 26 majit’ 96. Pastaj shperthimi dhe vdekja e 26 personave ne Gerdeci. Pastaj 4 demonstrues ne 21 janar 2011. Keto jane fakte sheshit. Pa quajtur vdekjet aksidentale si rasti Olldashi apo vrasja e Azemit, etj. Tani, c’doni me nga shqiptaret? Ke te votojne? Ke te mbeshtesin? Dy jane alternativat, ose Doktorri-vrasesi serial, ose Palloshi i 100 kompromiseve. Ata me valixhe qe ikin u bejne nder ketyre, u lirojne tezgen e pazareve. Ata qe rrijne nuk e cajne dot sistemin. Kush pret zgjidhjen nga amerikanet eshte naiv. Perandorite perzgjedhin yesmenet. Ata zgjodhen edhe Saliun dhe po ata po lozin akoma me dy pasqyra.
O ARTAN, te thash qe un sja kam nevojen asnjerit . Jo Skypio-it e Intelektualit , as Rames e Berishes jo e jo. Kam 34 vjet ne Itali, e kam pensionin 980 £ , Gruaja merr pension 800£ , femijet i kam te martuar ( me shqiptare ) dhe me arsim te larte e me pune te mira prandaj dhe te them qe nuk ja kam nevojen askujt . Shtepite i kam te mijat si ne Shqiperi dhe ne Itali. Vij ne Shqiperi 4-5 here ne vit . ne shqiperi marrim nje pension 24000 ne muaj te dy . Zanatin e kam hidraulik keshtu qe mundesite per ta ndihmuar pensionin i kam. Mua nuk me intereson aspak se kush eshte ne pushtet ; Berisha , apo Rama,nuk i bej temena askujt . Me vjen keq se ti ashtu si dhe shoket tuaj ngopeni me lugen bosh mjafton qe ti shkojne mire punet Rames ! Ndoshta gaboj sepse ndoshta Rama te paguan aq mire sa qe je dakort te ofendosh dhe njerezit e farefisin tend (pa dashje ).
Shkurte dhe shume sakte! E keqja eshte se keto plehera shahen me rob shpie (sidomos kryeplehera) dhe bashkpunojne njeri me tjetrin ose me e vogla e ruajne njeri-tjetrin.Puna eshte se ashtu sic ka thene edhe vet palloshi:”se nuk jemi me te miret por me te mire se ne nuk ka”pra qe jemi me te miret e te ndyrve,populli nuk ka ke te votojne.Keta te rinjet jane pjelle e tyre.A votohet tezja e sorres llapa,po cakalli shehaj?! Kurren e kurres,i vetmi qe me duket i pranueshem eshte Qorri,mos qofsha i gabuar.
21 JANAR 2011 – Per nje video te ish zevendeskryeministrit ku permendeshin 700 mije Euro Edi Rama ne opozite leshoi kushtrimin “ta bejme si ne Tunizi” (referuar perleshjeve te pergjakshme ne ate vend afrikan asokohe)
21 JANAR 2026 – Drejtesia i kerkon prej me se 1 muaji parlamentit heqje imuniteti per deputeten njekohesisht zevendeskryeministre aktuale ngaqe e ka nen akuza per qindra milione Euro te zhdukur neper mbi 11 tendera.
ndryshimi eshte se me vite zullumi zevendeskryeministror eshte rritur e rritur sa nuk ka me as turp e as faqe te vazhdoje te rrije kembekryq ne qeveri e ne krah te kryeministrit ne parlament.
KJO SHQIPERI voton sot me VALIXHE ,,,,REALITETI I DHIMBSHEM I NJERIUT TE NDERSHEM theksoj TE NDERSHEM ,,,,,, pa dallim intelektuale apo puntore,,,,,,ikin te gjithe ATA,,,,,,,qe nuk mund ta gjejne veten ne vendin me te PADREJTE NE EUROPE ,,,ku vlerat intelektuale,,morale ,,integriteti,,hidhen ne kosh te plehrave,,, pasi ky vend SOT,,, i perket MASKARENJEVE ,,, HAJDUTEVE ,,,,,, PELIVANEVE te politikes,,,,, KRIMINELEVE qe jetojne ne lluks dhe i bejne karshillek pjeses tjeter ,,,,qe jeton me nder,,,,KJO ESHTE NJE NGA ARSYET KRYESORE TE IKJES NGA VENDI ,,,,me shume se faktori ekonomik,,,,,pasi ketu te zihet fryma nga PADREJTESITE PAFUND,
Pseudonimit Edi. Edi Rama nuk i ka planifikur “Karafilat” per mua, pasi i ka pergatitur per t’u dhene familjareve te 4 deshmoreve te Demokracise se tradhtuar ne Shqiperi dhe per t’ia treguar Salih Berishes ne shenje solidariteti, ne nje kohe skandalesh te lemerishme, duke i dhene te kuptoje se i duhet me teper se kurre qenia e tij ne krye te PD-se.
Njerezit me te drejte shkruajne e flasin te irrituar edhe shkrimi Adrian Thanos eshte nje realitet dhe i irrituar, aman irritmi eshte demi i vetes ose si thoshte populli yne kur ishte zot i vetes: inati, demi vetiut. As Thano e as komentet nuk japin nje zgjidhje apo mendim per zgjidhje. Keshtu duhet ndenjur?! Parlamenti shqiptar te ndalet urgjente dhe te saksionoje ligje per zgjidhjet e çeshtjes sepse per ate pune eshte votuar nga populli, si psh : te marre ne analize pse 15 vjet nuk eshte denuar ky veprim dhe duke gjetur aresyet te perpiloje ligjin si te ndalojen marrdheniet me prokurore dhe gjykates qe kane pasur dhe kane kete çeshtje dhe ti izoloje me ligj duke i çuar ne gjyq. Te demshperblejne shtetin per çdo cent qe paguan per vendime te padrejta dhe i kthen Strasburgu. Parate dhe shpenzimet e 15 vjetev ti paguaj prokurori dhe gjyqtari qe zvarrit çeshtjen, te shpalle Sali Berishen e Fatmir Mehdiu armiq te Shqiperise dhe kriminele qe kane bere gjenocid me 21 janarin dhe Gerdecin , te ndryshoje ligjin per parashtrimet e çeshtjeve duke mos e limituar, …….
Te mendosh qe 4 vete u vrane per shkak te korrupsionit te presidentit me te mire qe kemi pasur ( sipas lartegjatesise se tij) nuk e di dmth. Vetem kapterr Temja mund ta shkoqeise gjere e gjate.
Po mire moj valbona pi taragjasi, po ky edvini yt qe mos qofte, a ka nje fije burrnie, apo i pelqen te beje gjithmone rolin e mashtrusit hipokritit që po shpëton kombin nga babëzia e harbutërve?
Me aq skandale sa ndodhen qysh mandatin e pare, ai duhej përjashtuar me dekorata turpi nga politika. Ai jo vetem qe s’dha doreheqjen, por i perkrahur nga dy xhambazë hypur maje lozhës mbi kokat e desputeterve, ai falë dhe miopisë së theksuar të kafshëve të fermës së Orwellit, i forcoi rrenjet, duke larguar njeri pas tjetrit gjithe figurat me te njohura te PS, aq sa sot ka mbetur fillikat ne dimrin e vetmise se madhe.
Me shumë vonesë, por Thanua sot ka bere nje shkrim vërtet dinjitoz.
E ka vënë gishtin në plagë, ku shkaktar për mosndëshkimin e krimit shtetëror për herë të parë nuk bën më vetëm largqoftin me njëmijë e një të zeza mbi kurriz, por indirekt edhe palloshin e gjatë, që më 2013-ën i hypi fronit me flamurin e luftës kundër korrupsionit, kurse sot është shndërruar në frymëdhënësin dhe mbrojtësin e tij më të flaktë.
Le të bëjmë pak retrospektive të shkurtër, sejcili sipas asaj që i vjen ndër mend. Artikullshkruesi, e ne bashkë me të, s’mund t’i përmbleshim të tëra në një copë letër. Shumë prej tyre janë thëne e stërthënë, e sidoqoftë herë pas here kujtesa aktivizon qelizat e vdekura të memories.
Tigri prej letre në arrati, ballukeprera bën sfilatë mode me çizmet gjithë baltë, ish drejtoresha e përzëne me ceremoni hajdutore nga doganat si gjeli majë plehut, Këto janë vetëm koka e ajzbergut, dmth. ai 10% mbi ujë. 90% është i zhytur keqazi, ca pas hekurave, ca nën hetim, e ca në “azil për hajdutëri”.
Kujt nuk i kujtohet tentativena per cmontimin dhe asgjesimin e lendeve helmuese (LHL)?
Kujt nuk i kujtohet renia pingul e kacatorrit në rërën e Divjakës, i tejmbushur tumllas me droge?
Kujt nuk i kujtohet arrestimi dhe mbajtja ne birruce e asaj nënës me foshnje në gji, vetëm pse kishte bërë lidhje të paregullt energjie? Ku është këtu drejtësia po ta krahasosh me 4 të vrarët me duar në xhepa e dhjetra të plagosurit nga “çadrat pistoletë” të snajperave fshehur brena bodrumit të kryeministrisë. Vrare nga po ai bodrum, ku në fillimvitet ’70 Spiro Koleka me gjithë ajkën e nomenklaturës komuniste, bashkë me fëmijët, shkonin mbrëmjeve për të ndjekur live në ekranin “bardh e zi” canzonissima-n.
Tragjikomedia me karafila duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë se është cinizëm. Është rivrasje. Dhe këtë lloj rivrasje shqiptarët nuk ua kanë borxh askujt.
“Votimi me valixhe” ishte domethënia therrëse e këtij 21 janari të pesëmbëdhjetë.
I dashur Thano! Sot qe eshte nje pervjetor I hidhur per demokracine e vendit tone, sic vrasja e protestuesve qe bezdisen shtetin e pazarxhinjve, nje lajm roze u perhap me foto, video dhe komente. Eskursioni I vajzes se rritur te Trampit dhe dhendrrit te tij ne bregdetin e Jugut. Nuk eshte koha e duhur per tu shplodhur plazheve, e pertej interesit te tyre kapitalist per td zhvilluar biznes, dicka me beri pershtypje. Te hidhur si ky pervjetor masakre pa pergjegjes Para Ligjit. Perse makina shoqerimi Te Policise shetitin ciftin eskursionist? Me Colin Status dhe ne cilin Ligj policia shoqeron p we dona civile we bredhin per biznesin e tyre? Perse ne jemi qytetare te klases B dhe policia na trajton si placke per gjobitje dhe persona we as done shqip dhe as ua ndjen per historine e ketij vendi shoqerohen si mbreter Te kategorise A? A eshte ne dijeni kryeministri I nderuar me ftesen per te rregulluar Paqen boterore se kjo lloj sjelljeje e policise, qe paguhet nga kontributet tona shkel parimin e barazise mes qytetareve? E perseris dhe i lutem Ministrit te Rendit dhe Kryeministrit Te na shpjegojne se ne cfare Ligji mbeshtetet perdorimi I policise si eskorte shoqeruese e dy biznesneneve amerikane?
O Dudum, akoma s’e ke mësuar se parimi i barazisë së qytetarëve qëndron veç në letër? Ndryshe teoria (e revolucionit mikroborgjez), dhe ndryshe praktika. Rri mër dudum se janë punë të sijletshme këto të eskortave. Aty ku qytetari shqiptar s’guxon të shkelë me këmbë luhen interesa madhore. Shqepet qesja. Hajt dudum, shko ke shpaja se i di partia këto punë. Partia me shokun Edver në ballë kanë marrë masa që në ishullin e vetëm media e varur për llape mos ta fus as surratin dhe jo më kamerat.
Thano shkaku dhe pasoja ndeshkohen ne nje dite per nje krim te kryer. E per kete justifikimet s’jan gje tjeter vecse riciklim i krimit ne te kater pushtetet. Dhe kete e ka vertetuar dhe e vertetoj koha si nje dhurat e Zotit qe s’kortuptohet kurre, por vetem se nxjerr ne drite rrealitetin per DREJTESIN E POPULLIN.
Dhe koha po e ben domosdoshmeri ndeshkimin e shkakut dhe pasojes si dhe t’atyre paloprokuroreve e palogjykatesve qe me dashje u bene pale me shkak-pasoje per mbi 15 vite qe s’e kan NDALUR ket krim antinjerzor. Dhe per kujtes, nese ka nje ligj qe thote se istitucionet mbrojen me arme kundrejt nje proteste PAQESORE, atehere ky ligj duhet t’hiqet, e t’zevendesohet me nje ligj kur c’do qeveri s’e deshiron shumica e popullit, jo nga qefi, por nga keq qeverisja e saj si pjese e botes krim-korrupsionit me ze, figure e deshmi te gjalla. Vetem at’here merr kutim vlera e jetes, kultures e prones dhe e votes, sikurse e kerkon jeta, liria e demokracia e shteti i se DREJTES, pra progresi njerzor.
Valbona, deshmore te demokracise jane vetem ata dy shkodranet qe u vrane ne protesten e shkodres pavaresisht nese u vrane nga pushteti apo Berisha, ata u ngriten per demokraci por nuk jane deshmore te demokracise as keta te kater dhe aq me pak Azem Hajdari qe u vrane ne emer te partise dhe aspak te demokracise .
OK,A.THANO:
-Durimi ka sosur,Urrejtja është e pamatëshme,Familjet e të rënve ulurijnë përball nji URDHËRVRASËSI KILLER QË NUK KA FRIKË,NUK KA TURP,SE ËSHTË PSIKOPAT QË NGA 1970 QË DUHEJ NË BURG 100 HERË PËR 100 KRIMET E TIJ NË 35 VITE.
-Dosja e 21 janarit ka VDEKUR SE KA VDEKUR DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 1992.
-Dhe drejtësia nuk bëhet më se u bë me PLEPIST 6 MUJOR TË SALIUT ME BEKIMIN E SHBA,BE..!
-Edi Rama tashmë ti bjeri FYELLIT,pasi nuk e dëgjon kush.KORPORATA E PREKURORVE I MERR URDHRAT NGA DIKUSH TJETËT..JO NGA KY QË I PAGUAN,POR NGA AI QË I DËNDUR ME PRONA E DOLLAR NË 28 MIJ KM/2.
TURP PËR SB,TURP PËR PD,TURP PËR SHBA.TURP PËR BE.!
Sot maloket e Berishes jane pasuruar me tokat tona.Nuk jane maloket e 98.Prandaj mos prisni te vloje huri sot ne bulevard.