Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 220 milionë euro taksë karburanti në vit, por rrugët me gropa. Ku shkojnë paratë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 220 milionë euro taksë karburanti në vit, por rrugët me gropa. Ku shkojnë paratë?
EkonomiLajmi i fundit

220 milionë euro taksë karburanti në vit, por rrugët me gropa. Ku shkojnë paratë?

Published: March 14, 2026
Shpërndaje

Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por u rrit gradualisht në vitet pasuese deri në vitin 2015, kur arriti nivelin prej 27 lekësh për litër, që mbetet i pandryshuar edhe sot.

Ideja që përdoruesit e rrugëve të kontribuojnë për infrastrukturën nuk ishte e re. Ajo ishte diskutuar që në kohën e projektit të Rrugës së Kombit, kur u argumentua se një pjesë e kostos së ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve duhet të mbulohej nga vetë përdoruesit e tyre.

Më vonë, kjo filozofi u institucionalizua në formën e taksës së qarkullimit mbi karburantin, që sot paguhet nga çdo konsumator sa herë furnizon automjetin. Qëllimi zyrtar ishte i qartë: përdoruesit e rrugëve të kontribuonin për financimin kryesisht të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore.

- Publicitet -

Taksa mblidhet për çdo litër benzine apo nafte të shitur dhe konsiderohet një tarifë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor.

Në praktikë, ajo është bërë një nga komponentët kryesorë të barrës fiskale mbi karburantin, së bashku me akcizën dhe TVSH-në. Me rritjen e konsumit të karburantit ndër vite, janë rritur edhe të ardhurat që buxheti mbledh nga kjo taksë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm në vitin 2025 u arkëtuan rreth 220 milionë euro nga taksa e qarkullimit.

Këtu nis paradoksi. Nuk ka pothuajse asnjë transparencë se si përdoren këto fonde. Në teori, ato duhet të shkojnë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit rrugor. Në praktikë, nëse rrugët do të kishin gojë të ankoheshin, shumë prej tyre do të tregonin një histori krejt tjetër.

Autostrada Tiranë – Durrës, nyja kryesore që lidh qendrën ekonomike të vendit, prej vitesh është e mbushur me gropa dhe arnimet e asfaltit zgjasin vetëm pak kohë. Edhe në rrugë të tjera të rëndësishme, riparimet bëhen shpesh përpara se investimet të kenë përfunduar plotësisht.

Rruga e Kombit është një tjetër shembull i kësaj ironie fiskale. Riparimin dhe mirëmbajtjen e saj përdoruesit e paguajnë vetë përmes tarifës së kalimit, e cila vazhdon të llogaritet me kursin e vjetër prej 138 lekësh për një euro, kur sot monedha europiane këmbehet rreth 96 lekë.

Taksat e larta janë një nga arsyet pse karburanti në Shqipëri rezulton ndër më të shtrenjtët në rajon kur matet në raport me të ardhurat. Në terma nominalë, nafta mund të kushtojë 15-30% më lirë se në disa vende të tjera të rajonit. Por kur çmimi krahasohet me fuqinë blerëse, situata përmbyset: për qytetarët shqiptarë, karburanti rezulton deri në dy herë më i shtrenjtë.

Kjo nuk është e vetmja arsye. Një tjetër problem i vazhdueshëm është reagimi shumë i shpejtë i çmimeve kur nafta shtrenjtohet në bursat ndërkombëtare dhe ulja shumë më e ngadaltë kur çmimet bien.

Sjellja është reflektuar edhe në ecurinë e normave të fitimit të tregtuesve kryesorë të karburanteve në vend, të cilat rriten kur cikli i çmimeve është në rënie.

Tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme po ndikojnë sërish në tregjet globale të energjisë. Historia ka treguar se krizat e naftës të lidhura me konflikte gjeopolitike zakonisht zgjasin më shumë sesa pritet dhe luhatjet e çmimeve mund të jenë të forta dhe të paparashikueshme.

Në një situatë të tillë, çdo rritje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare përkthehet shumë shpejt në rritje të çmimit në pompë edhe për konsumatorët shqiptarë, siç ndodhi ditët e fundit, kur nafta për pak ditë u rrit nga 175 në 200 lekë për litër.

Përballë kësaj situate, reagimi më i zakonshëm i qeverive ka qenë ndërhyrja administrative në treg. Në Shqipëri, kjo u provua me krijimin e Bordit të Transparencës, një mekanizëm që në teori duhej të stabilizonte çmimet, por që në praktikë krijoi shumë pikëpyetje për mënyrën se si funksiononte tregu.

Në vend që të rikrijohen struktura të reja administrative si një lloj “Bordi 2” që fillimisht mund të ulë çmimet dhe më pas të bëhet pjesë e problemit (kartelit), masa më e thjeshtë dhe më e drejtpërdrejtë do të ishte ulja e barrës fiskale mbi karburantin.

Nëse një taksë u vendos për të financuar rrugët dhe sot nuk ka transparencë për përdorimin e saj, atëherë pyetja është e thjeshtë: pse duhet të vazhdojë të paguhet në të njëjtin nivel? Në një kohë kur çmimet e energjisë janë të paqëndrueshme dhe fuqia blerëse e qytetarëve mbetet e ulët, lehtësimi i taksave mbi karburantin do të ishte mënyra më e drejtpërdrejtë për të ulur koston që paguajnë familjet dhe bizneset.

Në fund të fundit, nëse qeveria nuk mund të ulë çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, të paktën mund të ulë taksat mbi të!

Monitor

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Arben Demo says:
    March 14, 2026 at 4:48 pm

    Me sa mbaj mend kjo taks brenda çmimit te karburanteve është vendosur qysh rreth 1994 ne masën 16% te çmimit me destinacion ne fondin e e Drejtorisë se Rrugëve.. per mirëmbajtje e tj.. dmth paguan ai qe i përdorë…. Kuptohet qe ajo ne rastet e rritjes se përkohshme te çmimit ne treg mund përkohësisht te zvogëlohet e po ashtu dhe akciza

    Reply
  • Aparatciku hahdut says:
    March 14, 2026 at 6:30 pm

    Pse nuk e dini ku shkojne parate e taksave rrugore? Kot vendosni nje titull te tille .

    Ne xhepat e tyre…….

    Reply
  • Vl says:
    March 14, 2026 at 8:55 pm

    Neper resorte dhe kulla nuk i shikoni o popull trim s’y lesh.

    Reply
  • Detari says:
    March 15, 2026 at 8:38 am

    ne darka iftari ku mblidhen muslim brothers turkiye

    Reply
    • Aldrin says:
      March 15, 2026 at 5:47 pm

      E shyqyr ti, e dhe nje version. Po harron se Iftarin jua Shtron Ramut Vucici.

      Reply
  • Bruno says:
    March 16, 2026 at 6:54 am

    Zdo shume mende,te dihet ku shkojne,220 milion euro e takses,se karburantit ne vit,ne ofshoret e k/hajdutit,qe eshte ndytsira me emrin edvin karapushti.Qenia e gjalle,me ndyra e shekullit,do mbesin ne histori,brez pase brezi,hajduti me i pa ngopur,e antishqiptar,fjale arit thone ata,qe e cilesojne esat pash toptani.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët ndalin makinat dhe duartrokasin protestën në Tiranë
  • Guacka e Zvërnecit
  • Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  • 06 qershor 2026
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?