Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrënjët e nacionalizmit shqiptar janë ortodokse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rrënjët e nacionalizmit shqiptar janë ortodokse
Lajmi i funditopinion

Rrënjët e nacionalizmit shqiptar janë ortodokse

Published: October 15, 2024
Shpërndaje

Nga Bislim Elshani, Prishtinë*

Botuar në DITA

Gjersa po diskutohet me të madhe mbi propozimin befasues të kryeministrit shqiptar lidhur me një qendër të bektashinjve shqiptarë me karakteristika shtetërore sovrane të ngjashme me ato të Vatikanit (i frymëzuar me gjasë nga “Shoqëria e spektaklit” e Guy Debordit), mu kujtua një dokumentar i Marin Memës, i para 4 muajve (Një histori e rrallë e patriotëve shqiptarë), mbi përpjekjet dhe martirizimet e priftërinjve dhe intelektualëve ortodoksë shqiptarë të Jugut të Shqipërisë, që nga Naum Veçilharxhi e deri te Asdreni e Fan Noli.

- Publicitet -

Shumica e tyre ishin priftërinj, ndërsa poeti i madh, nga të fundit të Rilindjes, Asdreni, megjithëse laik, një përmbledhje të tij poetike e pati titulluar çuditërisht “Psalme murgu”. Ky fakt më shtyri të mendoja: A mos vallë edhe nacionalizmi është thjesht një substitut i religjionit ndërsa nacionalistët, njësoj si priftërinjtë, po këndonin psalmet e tyre biblike me një përmbajtje të re laike? Dhe a mos gjithë nacionalistët shqiptarë s’ishin veçse priftërinj të një religjioni të ri?

Jo rastësisht librat e parë që u shkruan e u botuan shqip në gadishullin ballkanik ishin përkthimet e Biblës. Kam menduar se edhe Qerbelaja e Naimit ishte në këtë linjë, pra një subjekt thjesht fetar do t’u ofrohej shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare. Ndërkaq studjuesi Gent Carrabregu ka zbuluar te kjo vepër qëllimet thjesht nacionaliste të Naimit, dhe jo ndonjë përpjekje për të frymëzuar fanatizmin shiit.

Bibla e parë shqip u realizua me 1814 pas kontaktit të Vangjel Meksit me francezët dhe me ca priftërinj ortodoksë në ishullin e Korfuzit. Natyrisht që kjo ishte bërë për qëllime thjesht nacionaliste, që shqiptarët të mos kishin nevojë akoma për gjuhën greke për të komunikuar me zotin. Se sa janë të vonuar shqiptarët suni në këtë aspekt e dëshmon e dhëna mbi përkthimin e parë të plotë të Kuranit në gjuhën shqipe. Ndonëse sure të veçanta të tij ishin botuar qysh nga fundi i shek. XIX nga Naim Frashëri (1894) dhe Ilo Qafëzezi (1921), botimi i plotë i Kuranit u realizua vetëm në vitin 1984, i përkthyer nga akademiku kosovar Feti Mehdiu.

Nuk është çudi prandaj që imamët tanë akoma janë të dashuruar pas arabishtes në predikimet e tyre, dhe nuk e kanë arritur akoma atë nivel emancipimi të priftërinjve të reformacionit luteran të shekullit XVI, që u drejtoheshin qytetarëve në gjuhët e tyre përkatëse.

Prandaj pyetja që ia vlen të shtrohet është se kush e shpiku i pari nacionalizmin tek shqiptarët?

Jemi mësuar të ofrojmë përgjigjen e gatshme se nacionalizmi është një produkt i iluminizmit evropian i përshtatur për shqiptarët nga poetë, filozofë e politikanë të ndritur bektashinj si frashërllinjtë, Samiu, Naimi e Abdyli, apo dijetari iluminist Hoxha Tahsini. Padyshim që përkatësia e tyre në një komunitet fetar opozitar brenda perandorisë sunite osmane i favorizonte ata për ta bërë kthesën dhe transformimin drejt nacionalizmit.

Mirëpo a mjaftoi vetëm ky fakt, apo edhe fakti tjetër, se bektashizmi, megjithëse me sytë nga Perëndimi, qysh herët lindi dhe u zhvillua në një ambient ortodoks, dhe në rast se Xhalaludin Rumiu i madh adhuronte Krishtin, ky adhurim i erdhi nga ai lloj krishterizmi me të cilin ishte në kontakt të drejtpërdrejtë, përkatësisht nga ortodoksizmi bizantin. Si shpjegohet që miqtë më të ngushtë të idealit të Naim Frashërit ishin ortodoksi arbëresh Jeronim De Rada bashkë me shumë patriotë të tjerë ortodoksë të Sofjes e Bukureshtit? Si shpjegohet që lamentin më të fuqishëm, këngën më prekëse të vajtimit me rastin e vdekjes së tij, e shkroi ortodoksi Andon Zako?

Tradicionalisht, sulltanët osmanë kishin pasur raporte të ngushta me popullsitë ortodokse, sepse pikërisht ato ishin ndër burimet kryesore financiare për arkën e shtetit për shkak të taksave të veçanta që paguanin. Jo rastësisht edhe qendra e ortodoksizmit botëror akoma e ka selinë në Stamboll, ndërsa hoxhallarët në Kosovë deri vonë predikonin se për t’u bërë musliman një katoliku i duhet që më parë të kalojë nëpër ortodoksizmin, sepse që nga kohërat e profetit Muhamed, kontakti i parë i arabëve me besimin abrahamik ka qenë Bizanti dhe jo Roma, ortodoksia dhe jo katolicizmi.

A mos vallë e kundërta mund të jetë e vërtetë, se pikërisht një moskonvertim i ortodoksëve shqiptarë të Kosovës në muslimanë do t’i shpëtonte ata nga asimilimi, përkatësisht, do të bënte që ata, njësoj si jugu i Shqipërisë, t’i kundërviheshin sllavizimit përmes ndonjë ideologjie nacionale shqiptare si të Naum Veçilharxhit? Nuk e di se sa do të ketë qenë përqindja e ortodoksëve shqiptarë të Kosovës në kohën e luftërave austro-turke në mbarim të shekullit XVII, mirëpo nuk besoj se ata do të jenë sllavizuar pas kësaj lufte për shkak të besimit të tyre ortodoks.

Kësisoj do t’i bënim një shërbim historiografik manipulatorëve serbë që thonë se vetëdija nacionale serbe shkon përtej shekullit XIX, deri tek principatat mesjetare serbe, gjë që është një gënjeshtër, si për serbët, ashtu dhe për shqiptarët. Pikërisht një shërbim të tillë na bëjnë paradoksalisht neve autorët budallenj serbë që pohojnë se elementi shqiptar nën Perandorinë Osmane paska qenë aq potent e aq “nacionalist” sa ka mbushur gjithë hapësirën e Kosovës të braktisur nga serbët. Ata u atribuojnë shqiptarëve kësisoj një vetëdije etno-nacionale, një shkallë kulture dhe një fuqi të tillë që objektivisht nuk mund ta kishin pasur në atë kohë dhe për më tepër, në kushtet e pushtimit.

E vërteta, ndërkaq, është se grupime të kufizuara banorësh shqiptarë janë degdisur në zona të caktuara brenda Perandorisë Osmane vetëm kur një sundimtar lokal i pashallëkut apo vilajetit ka pasur kokëçarje/telashe me to, siç ka qenë rasti me kelmendasit, një fis që u shpërngul dhunshëm nga malësia e tyre burimore në Sanxhakun e Novi Pazarit, nga ku do të lindte edhe udhëheqësi i mëvonshëm i Kryengritjes së parë serbe.

Gjithashtu vështirë se mund të qëndrojë hipoteza se sikur prijësit e Lidhjes së Prizrenit të kishin kyçur në radhët e veta edhe elementin katolik të Kosovës, fati i saj do të zhvillohej ndryshe* (shih shpjegimin në fund)

Elementi katolik në Kosovë në fund të shekullit XIX nuk ishte aq masiv e i fuqishëm sikurse ai në Shkodër, ku austriakët e italianët bënin garë se kush do të mbështeste më shumë elementin katolik vendës të grupuar rreth françeskanëve e jezuiteve. (Me gjasë, goditjen fatale pas disfatës austriake të Pikolominit në Kosovë e pësoi pikërisht elementi i saj katolik, dhe jo ortodoksët që i përkisnin kryesisht rajas taksapaguese besnike ndaj sulltanit.) Megjithatë, një veprim i tillë i Lidhjes sigurisht që do të gëzonte simpatinë e ndonjë diplomati perëndimor për orientimin e distancuar e tolerant të shqiptarëve kundrejt një realiteti multifetar.

Përse ishin pikërisht ortodoksët shqiptarët e parë që përqafuan nacionalizmin? Përgjigja është e thjeshtë, më parë se kush jam, individi ia shtron pyetjen vetes se kush nuk jam. Duke vrojtuar shpërthimet e para të nacionalizmit grek në fillim të shekullit XIX, shqipfolësit e “Greqisë” nisën të pyesnin veten: “A mos jam edhe unë grek?” Kësaj pyetjeje ata iu përgjigjën në dy mënyra: pohuese dhe mohuese.

Askund më mirë se në letrën që i dërgon të nipit të tij Naum Veçilharxhi nuk ilustrohet ky fakt: për Jani Calin xhaxhai i tij është një i marrë. Përkundrazi, Naumi ishte i sigurt që fara që kishte mbjellë ai me “Ëvetarin” do të jepte fruta dhe historia do t’i jepte të drejtë atij dhe jo nipit të tij mendjefyell. Prandaj themelet e nacionalizmit shqiptar janë dy: themeli arsimor i “Ëvetarit” dhe themeli politik i “Letrës Jani Calit”, që të dyja nga ortodoksi Naum Veçilharxhi.

Mund të thuhet me siguri të plotë: nacionalizmi shqiptar lindi si një replikë ndaj nacionalizmit grek. Ndërsa vargu i martirëve që humbën jetën në përplasjet me panhelenistët për më shumë se një shekull ishte i pafund. Ata mund të krahasohen vetëm me vuajtjet dhe sakrificat e predikuesve të parë të krishterimit që sfiduan religjionin zyrtar të Romës:

  • Theodor Haxhifilipi (Dhaskal Todhri) i vrarë më 1805
  • Naum Veçilharxhi, i helmuar
  • Anastas Kullurioti, i vrarë
  • Pandeli Sotiri, i vrarë
  • Thimi Mitko, vdekje natyrale
  • Jani Vreto, vdekje natyrale
  • Konstandin Kristoforidhi, vdekje natyrale
  • Koto Hoxhi, vdekje në kushtet mizore të burgut osman Yedikule
  • Papa Kristo Negovani, i vrarë me 1905
  • Petro Nini Luarasi, i helmuar me 1911
  • Atë Stath Melani, i vrarë me 1917
  • Spiro Kosturi (Themelues i Mësonjtores së Korçës), i vrarë
  • Nikolla Naço, vdekje natyrale
  • Dhimitër Heqimi, i vrarë
  • Apostoll Kollçaku, i vrarë
  • Gjokë Pjetri (Shqiptari) – i djegur për së gjalli bashkë me fletët e abetares shqip
  • Aleks Andrea nga Oshteqa, i vrarë
  • Atë Dhimitër Misha – Bellkameni
  • Papa Llambro Ballamaçi, i vrarë
  • Vasil Tallabaku
  • Vangjel Balojana
  • Pasha Pema, i vrarë
  • Kozma Trebicka, i vrarë.

Kjo listë sigurisht që nuk është e plotë, vetë korçarët e dinë më së miri numrin e plotë. Do të kisha dëshirë që edhe Kosova të kishte ndonjë martir të gjuhës shqipe e të arsimit shqip, mirëpo një gjë e tillë nuk më rezulton përpara viteve të pushtimit serb me 1912. Një përjashtim mund të bëjë vetëm rasti i likuidimit nga serbët i Shtjefën Gjeqovit. Mirëpo edhe për periudhën pasuese nuk më kujtohet ndonjë botim që ta ketë trajtuar këtë problem.

Për të treguar respektin për martirët korçarë të shqiptarizmës, kryeqytetet tona, Tirana e Prishtina, do të duhej që të ngrinin së paku ndonjë park me emrin “Martirët korçarë të Rilindjes”, ndërsa vetë qyteti i Korçës do ta nderonte veten po të ngrinte një shëtitore ku në të dy anët e rrugës të ngriheshin në mënyrë uniforme (madhësie të njëjtë) bustet e të gjithë martirëve të rrethit të Korçës. Kësisoj ky qytet do të kthehej në një vend pelegrinazhi për të gjithë ata shqiptarë që nuk do të heqin dorë kurrë nga rrënjët e vetëdijes së tyre nacionale.

*Pozita kontradiktore e elementit katolik të Mirditës në raport me Lidhjen dhe me gjithë Lëvizjen shqiptare për pavarësi ka të bëjë me qëndrimet dhe interesat e veçanta që kishin fuqitë e mëdha, sidomos ato ruse, franceze e austriake, në mbështetjen e një autonomie specifike mirditore.

SHËNIM: Bislim Elshani është një ndër figurat më të spikatura të mendimit politik dhe filozofik në Kosovë. Studjues i klasit të parë dhe njëri ndër të burgosurit politikë të Kosovës, ai ka qenë pjesës e rëndësishme e lëvizjes çlirimtare dhe, deri në majin e vitit 1998, edhe kryeredaktor i gazetës “ Zëri i Kosovës”. Ai është njëri ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes kombëtare në Kosovë, së bashku me familjen e tij, nga të cilët kam patur nderin të bashkëpunojë me Gafur Elshanin dhe Muharrem Elshanin, në strukturat e Lëvizjes Popullore të Kosovës, organizatës atdhetare që themeloi, formësoi dhe udhëhoqi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Është e njohur miqësia dhe bashkëpunimi i tij i gjatë dhe i frutshëm me filozofin e shquar dhe politikanin e përmasave kombëtare e më tej, Ukshin Hoti, i zhdukur prej 25 viteve nga pushtuesit serbë. Bashkëpunimi dhe miqësia e tyre e gjatë, sprovat që kanë kaluar së bashku, përpjekjet e vazhdueshme të Elshanit për të ndriçuar jetën dhe veprën e mentorit të tij, Ukshinit, kanë qenë pjesë e jetës dhe e veprimtarisë së vazhdueshme të tij.

Për këtë ai është nderuar me dekoratën “ Ukshin Hoti”.

E kam njohur Bislimin në vite të vështira, kur sendertohej ideja për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngriheshin strukturat e saj, rritej fryma mobilizuese dhe përcjellëse e rezistencës, si domosdoshmëri jetike. Në netë të gjata , gjatë punës së përbashkët, kam njohur shpirtin e lirë të tij, mendimin e qartë, pasionin për të vërtetën, dhe frymën e lirisë që përcillte. Kam qenë gjithnjë i lumtur në miqësinë e tij dhe në bashkëpunimin e gjatë dhe të dobishëm.

Në këto momente, kur përplasjet dhe ngrehinat fetare synojnë të përçojnë ide të veçanta, është me interes të sjellim në gazetën Dita edhe një mendim ndryshe – Bedri Islami

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • mali says:
    October 15, 2024 at 9:28 pm

    Ne rradhe te pare dua te theksoj qe gjithe shqiptaret besojne tek zoti dhe nuk e kane pasur problem ndarjen e besimeve,bile kane respektuar .
    Ky zoteri te mbylle sqepin qe te mesoje c’fare te bejne korcaret. Nuk mbeti Korca te mesoje nga Bislimi.
    Bislimet ne Korce e kane vendin ne Radeneci.

    Reply
  • BRANKO MIHAJLLOV says:
    October 15, 2024 at 9:39 pm

    Me shkijet ndahemi aq sa është maza e qepës shumë herë këtë fjali e kemi ndëgju nga gjyshrit dhe prindërit kush janë ,,shkijet” kurrë nuk u ba ndonjë studim por se viset veri-lindore shqiptare ishin shumicë ortodokse nuk ka diskutim këtë e dëshmon ekzistimi i kishave ortodokse disa të rrethuara me 95 % nga shqiptarët p.sh.Graqanica Kishnica dhe Badocidhe rrethina janë pastrua prej shqiptarëve dhe aty dominon popullata rome e serbizuar por politikat e dhunës të sllavëve çë në shekuj kanë cenu shqiptarët i kan detyru të largohen nga ata edhe fetarishtë dhe ta pranojnë fenë islame dhe ka ardhë puna deri aty sa sllavët me kishat e shqiptarëve u mohojnë autoktoninë

    Reply
  • Detari says:
    October 15, 2024 at 10:11 pm

    muslimanet jane mbetje osmane mjaft e zgjatet kot.

    Reply
  • demo says:
    October 15, 2024 at 10:53 pm

    Ata qe bene qendresen kunder pushtuesit,ata qe mbajten gjalle identitetin arberor jane Shqiptaret katolike.
    Edhe Gjon Buzuku edhe Frang Bardhi edhe Pjeter Budi,Bogdani jo vetem jane parashkrues te alfabetit latin te shqipes,por edhe historisne,folkloriste ,organizatore te dores se pare.
    Nuk e bene ne emer te feswe por ne emer te kombit.E rendesishme eshte replika per kombesine e Skenderbeut te Frang Bardhit me nje prift bosnjak,qe tregon patriotizmin e malsoreve prifterinj. Eshte viti 1635.
    Lidhja e Prizrenit ishte nje kulminacion i Qendreses Kombetare pa ngjyrim fetar,,ose vellazerim per hir te kombit te gjithe rrymave fetare.Autori i jep shume rendesi perkatesise fetare,sidomos asaj kristjanorthodokse,kur shqiptaret kurre nuk kane qene besimtare fanatike,,edhe ne mug te historise..Kostandin Kristoforidhi,lindur ne Elbasan ne 1830,por me origjine nga Reka e Dibres,pikerisht nga fshati Bibaje i Rekes se poshtme,,vertete perktheu serialin e shkrimeve te shenjta,,por nuk ishte besimtar. Ishte trefish i shkolluar me shume se Naimi,Samiu.Kreu,gjymnazin Zosimea,kreu kolegjin ne Malte,u diplomua per gjuhesi ne Universitetin e Londres.Cfare besimtari mund te ishte kolosi me i shkolluar i shek.XIX? Ishte Ateist. Ishte shqiptar i kulluar nga Reka e Kastrioteve,ku sot nuk ka mbetur nje banor te flase shqip.Ja cfare katastrofash i ben feja popullit shqiptar!!!!!!!!Prandaj Shoqeria biblike e Lonfres e pushoi nga puna si perkthyes i bibles,.Nuk besonte.
    Besonte ne SHQYPTARIZEM. Mos i jepni me rendesi feve ,se kete vend nuk e ndertuan fete,por Atdhetaret.
    Lerjani Fete kodosheve qe jane marre me fete.Sekretari i Organizates baze te FEse partise punes dhe antifetarit antikomunist qe do vriste gjithe komunistet,perfshi ,te Jatin. Keta jane sot Fetaret e te zellshem qe ka Tirana.

    Reply
  • Arben says:
    October 16, 2024 at 1:57 am

    Shif e shkruaj rezultatin, robërimi, skllavërimi, shtypja dhe degjenerimi i popullit.
    Osmanllinj Elhamdullillah
    me Sulltan Erdoan

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    October 16, 2024 at 5:45 am

    Ka 25-30 vjet që ortodokset per shkak te perkatesise fetare te njejte me serbet dhe greket konsiderohen antishqiptare dhe kjo teori ka zene tashme rrenje ne Kosove. Jo rastesisht shqetesohet nje autor kosovar sepse ka nje kthim te historise permbys.
    Per interes te kujt nuk eshte veshtire te kuptohet.
    Historia eshte e thjeshte dhe e qarte. Nese nje pjese e mire dhe e shendetshme intelektualisht dhe financiarisht e komunitetit ortodoks mos ishte identifikuar si shqiptar dhe mos kishte bere ate lufte me greke dhe mes vedit sot probabilisht nuk do te kishte Shqiperi ose ne rastin me te mire do ta kishte kufirin ne Shkumbin. Por s’do kishte as proces te lindjes se shtetit te Kosoves se Shqiperia do ishte shume e dobet pa jugun e arsimuar dhe te fuqishem ekonomikisht (fillesat e kapitalizmit).
    Por nuk eshte vetem Korça, por ajo u bë qëndra. Shiheni harten. Eshte nje barriere e tere ndaj helenizmit e cila shtrihet nga Manastiri, kalon ne Korce e Kolonje e perfundon në Lunxhëri. Duhet permendur se ky komunitet i krishtere u zhvillua dhe u forcua me shume me rolin e Evangjelisteve dhe Arumuneve.
    Ndermjet kesaj barriere dhe pas saj janë bektashinjte. Keta u bene nje lloj katalizatori ne marredheniet mes ortodokseve dhe muslimaneve.
    Nuk lind asnje ide nacionaliste apo e re ne nje popullate te paarsimuar (gjuha) dhe te dobet ekonomikisht. Ne jug dhe me ngushtesisht ne komunitetin ortodoks u puqen keto dy kushte.
    Kjo eshte historia. “Aktoret”, disa, jane ata qe permend autori.

    Reply
  • analfabeti says:
    October 16, 2024 at 7:15 am

    Qe ortodokset e katoliket jane shqiptare as qe diskutohet por ama nuk mund te vihet ne dyshim qe muslimanet qe perbejne 80% te popullsise shqiptare nuk qenkan shqiptare sepse ne baze te popullsise qe kemi i bie qe ne kohen e pushtimit otoman Shqiperia kishte ose jo nje familje. Kur linden fete i pari qe krijoi fene ishte Krishti por kjo nuk do te thote qe ne bote te ekzistoje vetem krishterimi sepse njerizit kanete drejte te zgjedhin ate qe ju pelqen. kjo per mendimin tim megjithese nuk kam shkolle por kam pak nga praktika e jetes eshte njelloj si preferenca e partive.Fundja edhe Krishti njeri ishte pa besuar ne ndreshmerine e Marijes se e lindi e virgjer dhe ne ringjalljen e Krishtit.keto jane perralla per femije.

    Reply
  • Ladi says:
    October 16, 2024 at 7:56 am

    Filoeuropian ke të drejtë në të gjitha komentet e tua. Unë vetë kam patur fatin të punoj me mësues kosovarë, në qershor të vitit 1999. Një ditë njëri nga mësuesit, i profilit të gjuhës më tha: po të vish në Kosovë, të vrasin. Pse, e pyeta. Po ja, emri tënd është grek! M’u desh t’i përgjigjesha se kështu mendonte edhe krimineli Xhafer Deva, kur vrau më 4 shkurt 1944 mbi 80 tiranas, se ishin të kuq, pra sllavë. Ata ishin thjesht shqiptarë!

    Reply
  • Halim Haziraj says:
    October 16, 2024 at 7:58 am

    Vështrim, si zakonisht, i shkëlqyeshëm, i Bislimit, që shfaq jo vetëm atdhedashurinë e tij por edhe erudicionin e tij.
    Andaj, atij shëndet e veprimtari të mëtejme.
    Më shqetëso(j)n fakti i përhapjes së gojëfëlliqurve në mes nesh (jo vetëm nga ky shkrim!)- “mbylle sqepin”!!!
    Thënë gegnisht-Po do me e marrë thiu i egër dyfekun nëpër këmbë!
    Vaj halli për edhe për shkencën e mirëfilltë, edhe për “atdhedashurinë” e analfabetëve që mëtojnë të bëhen akademikë me broçkulla e fyerje!

    Reply
  • Mollosi says:
    October 16, 2024 at 8:16 am

    Ladi!
    Nuk e mohoj qe ne mesin tone, kendej e andej kufirit nuk ka idiotë, por te lutem mos e merr si te vertete absolute nje thenje te nje mesuesi nga Kosova.
    E sa per 4 shkurtin, ti sigurisht e di qe bashke me Xhafer Deven ishte edhe Kadri Cakrani qe ishte nga Mallakastra, pra nuk ishte kosovar. Cuditem se si edhe Kadri Cakranit keta te kuqtë ju paskan dukur sllavë.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    October 16, 2024 at 8:34 am

    Z.Beslim,dallimi midis myslymaneve dhe ortodokseve eshte se, shqiptaret myslymane para 500 vjeteve “tradhetuan” fene por jo kombesine,ortodokset e Shqiperis sot po ndrojne kombesine por jo fene.Ne jugun e Shqiperis, 90% e ortodokseve, jane deklaruar velleh ose grek (jam plotesisht dakort ,secili te mbroje origjinen e renjes) por kure nuk jam dakort qe pakicat etnike(te ardhurit,aq me teper kur perbejne vetem 10% te popullsis) te shtypin kombin autokton shqiptar sic po ndoth sot ,me qeverine vllaho-greke ,te kryemafiozeve vlleh Edi-Olsi Rama.

    Reply
  • Pensionisti says:
    October 16, 2024 at 10:09 am

    Ky injoranti nuk e njeh historine e shqiptareve.Gjergj Kastrioti,Heroi yne kombetare eshte mbrojetesi i kombit dhe i kristjanizmit qe e njeh papen ne Vatikan.

    Reply
  • Teo Dreiser says:
    October 16, 2024 at 10:45 am

    Pershendetje Z.Elshani,
    Me lejoni t’ju pergezoj per shkrimin tuaj.
    Sinqerisht mendoj se Kosova ka studiues te ndershem dhe patriot qe e shpalosin me kurajo mendimin e tyre.
    Une nuk ju njoh dhe nuk kam degjuar per ju deri sa lexova kete artikull qe me terhoqi vemendjen per ti hedhur nje sy.
    Pasi e lexova jam i gezuar qe pashe me ne fund mendim dhe profesionalitet nga nje kokeplote.
    Po ashtu doja te thoja me aq sa di une perputhet thuajse mot -a- mot me ato qe keni shruar ju.
    Po ashtu ideja e ndertimit te bulevardit me statuja te cilen e kam propozuar kohe me pare mu ringjall ne vetedije jo pa emocione. Do te ishte vertet nje pune me mend per te kujtuar nacionalizmen tone.
    Ju uroj nje shendet te mire dhe pune te mbare.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    October 16, 2024 at 10:45 am

    Nder tjera, shkrimin e shoh edhe si nje omazh perkushtues ndaj figurave te ndritura te kombit tone(kur nuk ekzistonte fjala komb), te cilet si bibel kishn mëmëdheun.
    “Nacionalizmi (me rrenje ortodokse) lindi si replike e nacionalizmit grek”, e mbyll shkrimin autori.
    Pikerisht per kete perfundim, marrezite e realiteteve te herëshme, te djeshme e te sotme me cytin te shtroj nje pyetje budallai: Çfare nacionaliteti ka Zoti? Patriarku i Moskes u premton parajsen ushtareve rus qe vriten ne Ukraine. Te kunderten u premton ai I Kievit. Te njejtin pozicjon, me çelsat e parajses ne dore, i kemi pare dhe i shohim edhe zotat e kishes ortodokse greke e serbe me qendrimet nacional shoviniste ndaj kombit tone. Kesisoj Zoti per ortodokset nuk qenka universal, as unnikal, por qenkan shume – zot grek, zot rus, zot serb….

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    October 16, 2024 at 11:41 am

    Me nigju kta nalesha sot, do na bajn vllezen me çifutët, mos u merrni me prralla, feja e shqiptarit asht shqiptaria. Besimi ëashtë diçka private dhe sta mohon askush.

    Reply
  • JKB says:
    October 16, 2024 at 12:05 pm

    Jo me kot monumenti i “LUFTETARIT KOMBETAR” u vendos ne Korçe, dmth per kontributin e ortodokseve te jugut (kryesisht korçarë) në ngritjen e Identitetit dhe Nacionalizmit shqiptar. Po ashtu edhe per kontributin me te madh ne Pavaresine e Shqiperise. Jo me kot Naimi shkroi: “Lumja ti moj Korç’ o lule; Qe le pas shoqet e tua; Si trimi ne balle u sule;Ta paçim perjete hua”. Kjo strofe eshte ne poezine “Korça” dhe Naimi e kishte fjalen per patriotet ortodokse korçare dhe rolin e tyre ne Pavaresine e Shqiperise. Ne vitet e komunizmit e lidhen kete strofe me Shkollen e pare shqipe, gje qe nuk ishte aspak e vertete, se si mund ta pranonin rolin e madh te ortodokseve, sunitet pa kombesi e te lidhur teresisht me Turqine?

    Reply
  • v-i-da says:
    October 16, 2024 at 1:31 pm

    Ne liste a nuk duhet vendosur dhe At Pando Kontemelo nga Sinica e Devollit , i cili sipas gojedhenave u eleminua per mbrojtje te shqiptarizmes dhe varri nuk i dihet , thone gojedhenat qe une kam degjuar ?
    A u “turqizuan” nje pjese e sllaveve te Bizantit qe i perkasin emigrimit te shekujve 6-9 te epokes tone dhe tashme ata e njohin vehten per shqiptare ?

    Reply
  • Enid Zoto says:
    October 16, 2024 at 1:58 pm

    Falemnderit, me ke hapur syte dhe mua ortodoksit vlonjat…

    Reply
  • [email protected] says:
    October 16, 2024 at 3:50 pm

    Ka shumë njerëz që kërkojnë kredi dhe është e vështirë kështu që të merrni.
    Unë kam qenë në gjendje të marr një kredi personale nga z. Leonard, kështu që nëse keni nevojë për një kredi ose jeni duke kërkuar për një investitor, ju lutemi:

    Reply
  • Deni says:
    October 16, 2024 at 7:26 pm

    Nga do të rrotullohet Elshanoviçi mbetet një enverist i “kuluar” një sllavist në shpirt e në mendje. Të turresh drejt faktit është nismë pozitive por ta shtrembëron faktin është krim.
    Nga cili sensibilizimin buron shtrembërime i faktit te Elshanoviçi:
    Harresa e qëllimtë ndaj religjonit katolik që bëhet shtresa e parë e fuqishme e nacionalizmit. Ajo shfaqet në punën dhe veprat e Gjon zGazullit, Barletit, Beçikemit etj.
    Tirada me dëshmorët që vijnë me përkatësi nga religjoni i ortodoksisë është keq përdorur pasi vrasjet e tyre u bënë pikërisht nga KLERI ORTODOKS fakt kryesor që enveristi Elshanoviç e zeron.
    Mafia sllavo-serbe dhe UDB krijuan partinë e tij “popullore”.

    Reply
  • Erdogan says:
    October 16, 2024 at 8:58 pm

    Jeorgios Kastriotis (Iskander-Beu) nuk kishte gjasa te mos ishte Greke Orthodhokse.
    Ishte krenare per Pirron e Epirit qe luftoi per te cliruar Magna Grecian nga Romaket ne Jug te Italise.
    Nea-Polis (Napoli) me qindra Polis te tjera Greke ishte ndertuar nga paraardhesit e Tij.
    Po ashtu ishte krenare dhe gjak me Perandorin Ilyre Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis.
    Te vetequajturit Skiptare jane Greke Epirote dhe Ilyre te ashtuquajturit Genitcere te turqizuar.
    Kjo eshte e Verteta (Este Vero ital).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?